Author: tirana

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) sekuestron pasuritë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Raportohet se janë sekuestruar llogari bankare, truall, ndërtesa, garazhe, duplekse dhe apartamente. Njoftimi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal të njoftuar më datë 01.08.2024, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të një organizate kriminale, me bazë në qytetin e Elbasanit, e drejtuar nga vëllezërit F.G (ndryshe F. Ç.) dhe H.B. (ndryshe H. Ç.) Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore është bërë e mundur evidentimi i…

Read More

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë- Shkodër. Dy automjete u përplasën me njëra tjetrën pranë kryqëzimit të Blinishtit, ku sipas burimeve e plagosur ka mbetur drejtuesja e njërit prej automjeteve e cila u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të ushtrisë për të rimarrë kontrollin e rrugës ujore prej 51 miljesh që lidh dy oqeane. Pra, pse presidenti i ri i SHBA-së është kaq i interesuar në këtë kanal që lidh qytetin e Colón, nëpërmjet liqenit Gatún, me Gjirin e Panamasë? Kur dhe pse u ndërtua kanali? Kanali lidh oqeanin Atlantik dhe Paqësor, duke lejuar transportin tregtar për të shmangur rrugët e rrezikshme rreth majës së Amerikës së Jugut dhe duke shkurtuar kohën e lundrimit midis bregut lindor dhe perëndimor të Amerikës me disa javë, sipas The Times.…

Read More

Richard Teng, i cili mori frenat nga ish-shefi i Binance, Changpeng Zhao vitin e kaluar, i tha Arjun Kharpal të CNBC se ai sheh “rregullim shumë më të qartë” që po ndodh në SHBA këtë vit nën administratën e re Trump, duke shtuar se kjo do të jetë mbështetëse për tregjet e kriptove. “Nëse shikoni ciklet e kaluara, ky vit do të jetë një vit që do të shohim një nivel të ri historik për industrinë e kriptove”, tha Teng në një bisedë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. Bitcoin kaloi pikën historike prej 100,000 dollarësh për herë të…

Read More

Rreth 40 për qind e fermerëve shqiptarë raportuan se përdornin antimikrobikë në kafshët e tyre sipas një vrojtimi në 525 ferma të prodhimit blegtoral, 29 veterinerë dhe 21 farmaci veterinare që u krye në kujdesin e Organizatës Botërore të Ushqimit FAO, rezultatet e të cilit u publikuan së fundmi. Përdorimi i antibiotikëve në kafshë është i rëndësishëm pasi ai forcon rezistencën e ndaj antibiotikëve tek njerëzit. “Nuk përputhen me vizionin tonë”, Trump njofton shkarkimin e 1 mijë punonjësve të emëruar nga Joe Biden: Dita e parë në Shtëpinë e Bardhë s’ka përfunduar ende“Fëmijët e Mehmetit ishin të degjeneruar, Marjeta dilte…

Read More

Një 58-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi goditi me grushte një doganier. Në doganën e Morinës, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, shtetasi me iniciale A.K., ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin me iniciale A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e autorit u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore. “Goditi me grushte punonjësin e doganës, për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 58- vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës. Në doganën e…

Read More

Një 59-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Mat, pasi i janë gjendur armë zjarri pa leje dhe fishekë luftarakë. Në banesën e shtetasit me iniciale Rr.M., u gjeta arma e zjarrit kallashnikov dhe 813 fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan nga policia. “Mat/Kontrolle intensive, bazuar në inteligjencën policore, për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mat, operacioni policor i koduar “Burgajeti”. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe qindra fishekë luftarak. Vihet në pranga poseduesi i tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale…

Read More

Klenis Kazazaj ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të vriste me armë zjarri një person. Ngjarja ka ndodhur më 30 korrik në lagjen “Sheq i madh” në Fier, ku gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 30-vjeçari tentoi të vriste me armë shtetasin O.B., 34 vjeç, i cili mbeti i plagosur. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Distanca”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim. Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Mbështetjen…

Read More

Në Kroaci qytetarët po mundohen të ndikojnë në uljen e çmimeve përmes rrjeteve sociale, duke u bërë thirrje të gjithëve që të bojkotojnë dyqanet. Siç raporton Index.hr, qytetarët po i bëjnë thirrje njëri-tjetrit në rrjetet sociale si WhatsApp, Reddit dhe Facebook që më 24 janar të bojkotojnë dyqanet dhe të mos blejnë asgjë atë ditë, për shkak të çmimeve të larta në Kroaci. “Në Kroaci ka bojkot kundër çmimeve të larta të ushqimeve. Njerëzve u kërkohet të mos blejnë asgjë atë ditë, absolutisht asgjë. Sigurohuni për atë ditë sikur të ishte e diel. Në Mbretërinë e Bashkuar ka ndodhur e…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Izrael. Të paktën katër persona u plagosën në një sulm me thikë në Tel Aviv. Sulmuesi u vra, ndërsa ngjarja po trajtohet si sulm terrorist. Autori i ngjarjes ishte shtetas maroken, 29 vjeç, i cili kishte mbërritur në Izrael më 18 janar me një vizë turistike. Në lidhje me të lënduarit, të katërt janë meshkuj dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Dhjetëra njerëz u vranë pasi një zjarr shpërtheu në vendpushimin e skive në një hotel në Turqi. Numri i viktimave të raportuar deri më tani është 76 persona. Ndërsa 51 të tjerë mbetën të plagosur. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Gerlikaya, ka deklaruar se mes viktimave ka edhe shumë fëmijë. Disa prej të cilëve u raportuan se ishin të moshës 10 deri në 11 vjeç. Qeveria caktoi gjashtë prokurorë për të udhëhequr hetimin për të zbuluar shkaqet që sollën rënien e zjarrit, i cili besohet se ka nisur në seksionin e restorantit të hotelit. Nëntë persona u arrestuan si…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga prezantimi i Shqipërisë në FITUR Madrid, një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë. “MIRËMËNGJES dhe me prezantimin e Shqipërisë në FITUR Madrid, një prej panaireve më gjigante të turizmit në botë me fokus tregun spanjoll e latin prej nga vizitorët po shtohen vit pas viti, që nis sot për të prezantuar emocione e përvoja të reja që vendi ynë ofron, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. Viti 2024 shënoi rritje nga tregjet e Amerikës Latine si dhe vizitorët spanjollë që arritën shifrën e 109 mijë vizitorëve…

Read More