Author: tirana

Numri i aplikimeve nga diaspora që duan të votojnë përmes postës për zgjedhjet parlamentare, i kaloi 54 mijë kërkesa. KQZ ka përpunuar gati 90 % të tyre, dhe gjatë këtij procesi, ka refuzuar më shumë se 17 mijë kërkesa, ose 1 në 3 individë. Emigrantët vijojnë të gabojnë në aplikime, duke mos ngarkuar saktë një dokument që përmban adresën e saktë të banimit të tyre jashtë vendit. 30 mijë shqiptarë të diasporës ja kanë dalë ta kryejnë me sukses këtë proces, duke u hequr nga lista e zgjedhësve këtu në Shqipëri, e duke kaluar në listën e zgjedhësve nga jashtë.

Read More

Sherri i fortë mes Gertit dhe Leartit që eskaloi mbrëmë në Prime, sot ka përfshirë edhe Rozanën. Ajo iu drejtua Gertit që nuk duhet ta bënte këtë pasi u shpreh se ka mbyllur të gjitha me Laertin. Pjesë nga biseda mes tyre: Gerti: Kush rri afër teje digjet, kush je ti mo. Rozana: E kam ditur se çfarë je. Çfarë ke dashur të bësh këtu. E kam ditur. Erdhe këtu çkas i the, ia përmende edhe jetën private tjetrit. Gerti: E përmenda nënën e fëmijës. Rozana: As nënën e fëmijës nuk duhet ta përmendësh. Na ke përmendur të gjithëve. Të…

Read More

Papa Françesku ka marrë një vendim të rrallë për të shpërndarë Sodalitium Christianae Vitae, një grup katolik nga Peruja, i cili ka qenë i përfshirë në akuza serioze për abuzime dhe keqmenaxhim financiar për më shumë se një dekadë. Ky grup, që dikur kishte 20,000 anëtarë në Amerikën e Jugut dhe SHBA, është përballur me akuza për abuzime të rënda, përfshirë ato ndaj themeluesit të tij, Luis Fernando Figari. Vendimi i Papës për shpërndarjen e grupit u bë i njohur përmes një deklarate nga vetë Sodalitium-i, edhe pse Vatikani ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar. Vendimi vjen pas një…

Read More

Për shkak të tokave djerrë, vitin e shkuar u importua nga jashtë drithë si kurrë më parë. Shqipëria arriti vitin e shkuar të eksportonte 152 tonë grurë e misër me vlerë 24 milionë lekë. Kryesisht grurë e misër, për të bërë bukë apo makarona gjatë vitit të shkuar u importuan më shumë se 335 mijë ton drithë. Sasia e drithit të hyrë gjatë 2024-ës u zgjerua me më shumë se 48 mijë tonë në raport me 2023-it. ”Rritja e importeve vjen për shkak të mungesës së prodhimit vendas. Kemi reforma, por jo akte konkrete. Nuk ka financime për bujqësinë”, u…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka mbledhur sot strukturat në lidhje me masat për të përballuar epideminë e gripit në vend. Në një postim në Facebook, ministrja Koçiu theksoi se vaksinimi mbetet mënyra më efikase për të parandaluar komplikacionet nga gripi. Sipas saj strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për monitorimin e situatës aktuale të gripit në vend dhe vaksinimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve. “Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, u mblodhëm sot me drejtuesit e strukturave shëndetësore, ku u përqendruam në raportimin mbi masat që po zbatohen për të përballuar situatën e gripit dhe për të garantuar mbrojtjen…

Read More

Qeveria parashikon të ndryshojë ligjin për “Statusin e ushtarakut”, duke rritur shpërblimet, rritjen në pagë dhe ndihma të tjera për ta. Një nga rishikimet e kërkuara është që në llogaritjen e rrogës të përfshihet edhe shtesa për vjetërsi në shërbim Në momentin që ata do të largohen nga forcat e armatosura do të marrin dhe shpërblim. Më konkretisht ushtarët dhe detarët do të marrin 15 paga, duke e llogaritur nga rroga e fundit që kanë marrë, nënoficerët 20 paga dhe oficerët deri në 25. Edhe në rastin kur do të dërgohen në stërvitje, trajnim dhe kurse jashtë vendit veç trajtimit…

Read More

Departamenti i Shtetit anulon të gjitha udhëtimet e refugjatëve në Amerikë. Zyrtarët thuhet se janë udhëzuar të ndalojnë procesin e referimit të refugjatëve jashtë shtetit dhe të ndalojnë një program të administratës së Bidenit që lejon qytetarët amerikanë të sponsorizojnë refugjatët. Lëvizja nuk prek aktualisht mbajtësit e Vizave Speciale Emigruese, të cilët kanë ndihmuar forcat ushtarake amerikane, thuhet në udhëzim. Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për pezullimin e Programit të pranimit të refugjatëve të SHBA-së (USRAP), duke thënë se Amerikës “i mungon aftësia për të absorbuar një numër të madh emigrantësh, dhe në veçanti, refugjatë, në komunitetet e saj në…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se Rusia do përballet me “nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh” nëse Putin nuk i jep fund luftës në Ukrainë.Trump nisi duke shprehur “dashurinë” e tij për popullin rus dhe “marrëdhënien e tij të mirë” me Putinin, dhe më pas lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë. Ai shkruan: “VETËM DO TË PËRKËSOHET. Nëse nuk bëjmë një “marrëveshje” dhe nëse nuk e bëjmë së shpejti, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vendos nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh për çdo gjë që i shet Rusia Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. Është koha…

Read More

Valbona do të shndërrohet në një destinacion magjik ku tradita, natyra dhe argëtimi bashkohen për të sjellë një përvojë të paharrueshme. Nën emrin “Milky Way-Fli Culture”, në datat 29 dhe 30 janar, ky event unik, i mbështetur nga British Council dhe Ambasada Britanike, fton të gjithë të zbulojnë thellësitë e kulturës shqiptare përmes aktiviteteve të veçanta që do të zhvillohen në këtë zonë të mrekullueshme të Alpeve. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ecin në “Rrugën e Qumështit”, duke vizituar stanet tradicionale, ku do të takojnë barinjtë dhe do të njihen me historitë e tyre, duke përjetuar ritmin autentik të…

Read More

Miliona përdorues të rrjetit TikTok në SHBA i kanë sytë nga Presidenti Donald Trump, i cili i ka dhënë një afat 75 ditor kompanisë kineze mëmë të rrjetit, ByteDance që të arrijë një marrëveshje me një kompani amerikane, për ta blerë platformën, ndryshe do të ndalohet në SHBA. Të martën, Presidenti Trump i kërkoi, shefit të kompanisë amerikane të teknologjisë kompjuterike ‘Oracle’, Larry Ellison që të blinte rrjetin TikTok. E ardhmja e aplikacionit që përdoret nga miliona amerikanë është e pasigurt. Presidenti Trump u takua dje në Shtëpinë e Bardhë me shefin ekzekutiv të firmës “Oracle’ Larry Ellison, me shefin…

Read More

Partia Lëvizja e Legalitetit ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila dënoi me një vit burg për dhunë në familje Princ Lekën, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove. PLL e konsideron vendimin të padrejtë dhe të ndikuar nga motive politike, duke vënë në dyshim integritetin e procesit gjyqësor. ”Ne jemi të shqetësuar për shenjat e qarta të ndikimeve politike, akoma të tipit sigurim shteti dhe krimi komunist, dhe prapavijave të tjera që duket se kanë ndikuar këtë vendim. Kjo situatë, përveçse dëmton…

Read More

Pas Prime plot dinamika, Valbona, Gerta, Rozana, Egli, Livia dhe Gjesti po qëndronin bashkë e interpretonin këngët që ia lëshonte produksioni. Në një moment, artisti pejan e mori Egli Takon që të vallëzonin së bashku e në atë rast sollën edhe disa momente të bukura. Dyshja po kërcenin kokë me kokë e gati për të shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin. Banorët në anën tjetër po brohorisnin që të ndanin puthjen e parë, ndonëse ata shihej se po e bënin për lojë, për t’i ngacmuar.

Read More