Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Porodinë të Korçës. Sipas informacioneve mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një parcelë. Goditja ka qenë shumë e fortë, e për pasojë u lëndua drejtuesi i mjetit, i cili transportua menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidenti
Author: tirana
Gjykata e Posaçme vendosi të shpallë vendimin më 31 janar për Sokol Idrizaj, ish-shoferin e ish drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. Në seancë Sokol Idrizaj ka deklaruar: “Edhe në komunizëm nuk futej në burg një familje e tërë, mediat kanë abuzuar me rastin tim, më kanë baltosur mua dhe familjen. Rrobat e ardhura nga Franca nga vajza ime është konfirmuar nga vetë shteti francez që nuk kanë të vjedhura. Edhe në kohën e Enverit, prokurori nuk dilte dot mbi gjyqtarin, unë jetoj në shtëpi me çati me llamarina, ndërkohë që akuzohemi për fshehje të ardhurash me vlera miliona…
Janë zbardhur detaje të reja nga vetëdozimi në Policinë e Shkodrës, Samuel Troshani, 25 vjeç dhe Izmir Sakica, 24 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim për dhunimin me sende të forta të Vladimir Bruçit, ngjarje kjo e ndodhur më 3 Qershor të vitit të kaluar në rrugën “Pogej” të lagjes Rus. Mësohet se aktualisht Troshani dhe Sakica ndodhen në paraburgim, teksa Policia ka bërë veprimet për llogari të ngjarjes që kanë qenë në kërkim dy të rinjtë dhe ata pritet të dalin para gjykatës për masën e sigurisë. Burime bëjnë me dije se Izmir Sakica dhe Samuel Troshani kanë…
Qeveria do të shtyjë vlefshmërinë e kartave dhe pasaportave vetëm për shqiptarët e diasporës, duke lejuar që ata të votojnë përmes postës edhe me dokumente të skaduara. Damian Gjiknuri, tha për Report TV, se kjo nuk do të lejohet për zgjedhësit këtu në Shqipëri. “Nuk është logjike që Kodi Zgjedhor të flasë për vlefshmërinë e kartave të identitetit, pasi mund të shtyhet me të njëjtin akt që është miratuar, nuk mund të përzihen ligje që s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Ne e kemi vullnetin dhe do të bëhet fakt. Qeveria do të shtyjë përmes një akti normativ vlefshmërinë e të gjitha…
Arjan Çani ka komentuar së fundmi inagurimin e Donald Trump si dhe personazhet VIP të cilët morën pjesë në ceremoni. Në emisionin DEKALOG me Roland Qafoku, gazetari ka folur mbi një fotografi të Bleona Qeretit të postuar nga vetë ajo, krah Richard Grenell duke shkuar në festën e inagurimit. Jo vetëm kaq, por Çani ka zbuluar se ndër vite kurrë nuk ka shkuar mirë me Bleonën dhe puthjet, përqafimet në emisionin e tij kanë qenë një teatër i madh për të mashtruar njerëzit. Arjan Çani: Nuk e kam mike fare unë Bleona Qeretin Roland Qafoku: Ti e ke pasur në…
Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Ledjona Xheladinaj ka rrëfyer për aksidentin që i ndodhi pak kohë më parë. Ajo rrëfehu se u rrëzua teksa ecte me motor nëpër dëborë në Dibër dhe pësoi dëmtime në shtyllën kurrizore, aq sa ka menduar se do të paralizohej. “Kam qenë në Dibër për të xhiruar emisionin tim. Unë e kam qejf terrenin e vështirë dhe doja të shkoja në Bjeshkë, me atë borën që kishte rënë. E mora motorin e borës vetë dhe kjo bëri që të rrëzohesha dhe të dëmtoja shtyllën kurrizore. Isha në panik se mendova se u paralizoba se…
Organizatat jofitimprurëse konsiderohen një sektor me potencial të lartë abuzimi, apo keqpërdorimi për qëllime të financimit të terrorizmit me ose pa dijeni të tyre. Për këtë arsye, në përmbushje të kërkesave të ndërkombëtarëve, si dhe mbrojtjes së tyre nga keqpërdorime të mundshme, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar dy udhëzues, të cilët shpjegojnë detyrimet e vendosura nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe do të ndihmojnë në identifikimin e rreziqeve. Kundër personave dhe subjekteve të dyshuar për mbështetjen e terrorizmit dhe përhapjen e armëve të shkatërimit në masë parashikohet vendosje e sanksioneve të rënda…
Partia Demokratike nis punën për procesin e primareve nga i cili do të dalin kandidatët për deputet. Sot kryetarët e degëve të PD-së kanë marrë njoftimin që nëse duan të marrin pjesë në primare e të garojnë për deputet, duhet të japin dorëheqjen. “Pershendetje, Per shkak te pergatitjes se rregullores proceduriale te gares per Primare, te cilat do te perzgjedhin kandidaturat elektorale te PDSH per zgjedhjet per Kuvendin 2025; ne zbatim te pikes 4 neni 12 te statutit te PDSH, Ju informoj se nese keni vendosur te garoni ne primare, duke u perfshire ne rrethin e kandidaturave elektorale, brenda dites…
Presidenti i ri amerikan Donald Trump ka vendosur me një dekret të veçante të lë 700 refugjatët afganë në Shqipëri duke anuluar planet e tyre të udhëtimit drejt SHBA. Mijëra refugjatë afganë që kishin ikur nga frika e ndëshkimit nga talebanët prisnin një proces të gjatë prej katër vitesh për të filluar një jetë të re në tokën e premtuar, por ardhja e Trump në pushtet duket se i ka shuar ëndrrat e tyre. Shtetasit afganë që janë strehuar në Shqipëri me kërkesë të ish-administratës Biden dhe vendim të qeverisë shqiptare, pas largimit të amerikanëve nga Afganistani dhe marrjes së…
Një studim i fundit ka zbuluar një informacion të jashtëzakonshëm për ata që kërkojnë mënyra natyrale për të qetësuar kollën. Sipas ekspertëve, një substancë që gjendet në kakao mund të bllokojë stimujt që provokojnë kollën dhe të sjellë lehtësim të menjëhershëm. Për të përfituar nga kjo, e gjitha që ju duhet është të konsumoni çokollatë të zezë, e cila përmban një përqindje të lartë kakaoje. Profesor Alyn Morice, një studiues i njohur në fushën e mekanizmave të kollës, ka shpjeguar se kjo zgjidhje është shumë më efektive sesa shurupet tradicionale për kollën. Ai thotë se shumë shpejt, pacientët që e…
Ngjitja e Everestit po bëhet më e shtrenjtë pasi Nepali ka vendosur të rrisë tarifat e lejeve me 36% për herë të parë në gati një dekadë. Të ardhurat nga tarifat e lejeve dhe shpenzimet e tjera nga alpinistët e huaj janë një burim kyç i të ardhurave dhe punësimi për vendin e varfër, shtëpia e tetë nga 14 malet më të larta në botë. Një leje për t’u ngjitur në malin Everest 8,849 metra tani do të kushtojë 14,400 euro, tha Narayan Prasad Regmi, drejtor i përgjithshëm i Departamentit të Turizmit, duke njoftuar rritjen nga tarifa prej 10,500 euro…
Një 46-vjeçare është shpallur në kërkim pas një denoncimi të bërë nga një prindërit e fëmijëve në kopshtin ku ajo punonte. Policia bën me dije se prindi pretendon se 46-vjeçarja i ka dhunuar fëmijën. Mësohet se 46-vjeçarja është pushuar nga puna nga pronari i kopshtit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së…