Kapriçot e kohës kanë sjellë pushues në plazhin e Vlorës. Banorët e qytetit kanë shijuar rrezet buzë detit, ndërsa ka edhe nga ata që këto ditë mezi i presin. Në plazh nuk mungojnë as të huajt. Një çift britanik që ka jetuar për vite me rradhë në Vlorë, këtë fundjavë janë rikthyer sërish për të festuar përvjetorin e martesës. Koha me diell ishte surpriza më e bukur për ta. Temperaturat e ajrit mbi 18 gradë celcius gjatë ditës kanë bërë që shumë qytetarë të zgjedhin Vlorën për të kaluar momente të qeta dhe shplodhëse.
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi zhvilloi këtë të shtunë një mbledhje me strukturat në Elbasan, ku tha se ky qytet më 11 maj do të çlirohet nga bandat. ”Aq i fortë është kontrolli i bandave sa këtë e vërteton fakti se në Elbasan sheh më shumë policë në rrugë se sa qytetarë, por ku policët për fat të keq të ngjasojnë me ata dordolecat që i vendosin në arra për të trembur sorrat, se janë aty për të raportuar tek krimi dhe jo për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”,-tha Blushi. Pjesë nga fjala ”Qendra” e…
Këtë të shtunë u mblodh Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, për të diskutuar se çfarë do të ndodhë pas vdekjes së Kryepeshkopit, Anastas Janullatos. Sinodi shprehu dhimbjen për humbjen e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit. 1-Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal. 2-Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25-29 janar 2025. 3-Pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda…
Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, duke shkruar që lutet që shpirti i tij të gjejë paqen e amshuar. ”Dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasios Janullatos”. Postimi i plotë Të dashur miq! Dielli perëndoi përgjithmonë për Fortlumturinë e tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasios Janullatos. Sot, me nderim dhe respekt të veçantë, shpreh vlerësimin tim më të madh për kontributin e pavdekshëm të Fortlumturisë së tij në ringjalljen nga shkrumbi i diktaturës komuniste të Kishës Autoqefale të Shqipërisë.…
12-vjeçari Leo Sadiku është kujtuar nga shokët e ekipit të tij të cilët kanë organizuar një ndeshje me ekipin e Skënderbeut në stadiumin e Maliqit. Ai humbi jetën në QSUT më 8 janar për shkak të miokardit akut, por familjarët e të miturit ngrenë akuza ndaj bluzave të bardha për mjekim të pakujdesshëm. Nëna e Leos Roveta Sadiku e shoqëruar nga bashkëshorti dhe vajza e saj teksa mban foton e djalit në duar thotë se djalit të saj nuk i janë bërë ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar një diagnozë të tillë ndërsa pohon se është duke pritur që organet…
Tirana mposhti 3-0 Bylisin në sfidën e javës së 22-të, dhe u rikthye te fitorja në kampionat. Debutim me fitore në rikthimin e trajnerit Bledi Shkëmbi, i cili i gëzohet 3 pikëve. Golat e Ernest në minutën e 38-të, Ndreca në minutën e 62-të dhe Silva në minutën e 97-të, i dhanë triumfin. Në këtë sfidë u dhanë edhe dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër. Ernest u ndëshkua për Tiranën në minutën e 68-të, ndërsa te ballshiotët u ndëshkua me të kuq Ofori 8 minuta më vonë. Tirana ngjitet në vendin e tetë me 21 pikë, ndërsa…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e pranishme në aktivitetin për 95-vjetorin e vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, tha se bektashinjtë janë faktor i rëndësishëm i bashkimit të shqiptarëve. ”Përgjatë nëntë dekadave e gjysmë, vendi ynë ka mbështetur dhe lehtësuar rrugëtimin e gjatë të Bektashizmit, duke vlerësuar kontributin e bektashinjve për paqen, tolerancën, miqësinë dhe mirëkuptimin mes njerëzve dhe popujve”, theksoi Spiropali. Postimi i plotë 95 vite më parë, Shqipëria u bë shtëpia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Përgjatë nëntë dekadave e gjysmë, vendi ynë ka mbështetur dhe lehtësuar rrugëtimin e gjatë të Bektashizmit, duke vlerësuar kontributin e bektashinjve…
Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos. ”Shprehim dhimbjen tonë të thellë për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit. Besimi i tij i fortë dhe përpjekjet e palodhura në nxitjen e bashkëjetesës së paqtë në Shqipëri do të mbahen mend gjithmonë. Kontributet e tij le të frymëzojnë brezat e ardhshëm”. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë bëri me dije se Imzot Janullatos ndërroi jetë në spitalin “Evangelismos” në Athinë, ku ishte i shtruar pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Janullatos ishte…
Prej kohësh ka qenë nën vëzhgim, por në merkaton e janarit duket se ka nisur edhe ofensiva e West Ham për Ernest Muçin. Ylli 23-vjeçar i Beshiktashit është në radarët e disa klubeve europiane, nga Italia, në Gjermani e Spanjë. Duke qenë se ai po vazhdon të shkëlqejë për gjigandët turq dhe në arenën ndërkombëtare, te West Hami janë bindur të hidhen në sulm dhe të fitojnë garën. Janarin e kaluar, Beshiktashi e bleu kuqeziun për 10 milionë euro nga Legia e Varshavës dhe mund ta shesë për një ofertë të mirë. Sipas lajmeve nga Anglia, klubi i Premier Ligës…
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia pasi mbante armë zjarri në makinë. Gjithashtu është proceduar penalisht një 21-vjeçar për “Moskallëzim krimi”. Arma e zjarrit është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.
Një tjetër dekret presidencial për të konfirmuar angazhimet e tij parazgjedhore është firmosur në orët e fundit nga presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump dhe sipas tij, tashmë ndalohet çdo transferim i të burgosurve transgjinorë në burgjet e grave. Në veçanti, siç raportohet nga New York Times, Trump kishte vendosur disa kufizime në strehimin dhe kujdesin shëndetësor për transgjinorët e burgosur në mandatin e tij të mëparshëm, por urdhri i ri është më i gjerë. Ky vendim vjen pas njoftimit të tij, të cilin ai e zbatoi që në ditën e parë, në të cilin institucionet federale amerikane tani…
Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një dhomë të konviktit të studenteve të Universitetit të Elbasanit. Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka bërë të mundur fikjen e zjarrit, i cili nuk ka marrë përmasa të mëdha.Janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Shkak i zjarrit një ngrohëse e harruar ndezur.