Author: tirana

Kryebashkiaku i Rogozhinës, Edison Memolla thotë se nuk ikën nga posti pa dhënë fjalën e vet dhe Apeli i GJKKO-së, shkalla e dytë e Gjyqësorit ku ka ankimuar dënimin me 1 vit burg të dhënë nga GJKKO. ”Që kur mu besua detyra e përfaqësuesit të popullit tim, kam qenë në dijeni për peshën që do sillte në çdo dimension të sajin. Drejtësinë e Re e kam mbështetur fuqimisht dhe si rrjedhojë jam i hapur të pranoj çfarëdolloj vendimi të dhënë kundrejt meje, por kjo nuk më pengon të apeloj një vendim i cili nuk është i mbështetur aspak në prova…

Read More

Një 6 vjeç humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në spitalin e Lushnjes. Aleksandër Rustani kishte mbërritur në spital me ambulancën e Divjakës dhe nga konsulta doli që kishte bronkopneomonia bilaterale difuze, insuficienca respiratore akute. U vendos që fëmija të nisej me urgjencë në QSUT. U përgatit ambulanca, në pritje të mbërritjes së gjyshit, sepse mamaja dhe fëmija refuzonin të shkonin në Tiranë pa gjyshin. Gjatë gjithë kohës, fëmija ka qenë nën mbikëqyrjen dhe trajtimin e mjekëve. Në orën 17:00, fëmija është zbritur për në ambulancë, e cila do ta shoqëronte për në Tiranë. Ambulanca ishte e pajisur me oksigjen,…

Read More

Këtë të dielë specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar shtetasin V. H, 71 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetas të mitur. Arrestimi ka ndodhur pas hetimeve intensive, të cilat kanë çuar në zbardhjen e këtij krimi. Autoritetet kanë marrë masa të menjëhershme për ndalimin e tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të marrë veprime të mëtejshme ligjore.

Read More

Ura e Bilçës në Berat është drejt përfundimit, ku pas vendosjes së trarëve puna përmbi strukturën e urës po shkon drejt mbarimit. Rama ka postuar video nga punimet për përfundimin e Urës së Bilçës në Berat. Ura e Bilçës në Berat lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël, dhe së shpejti do të lidhet edhe me rrugën e fshatit Drobonik dhe me gjithë fluksin e mjeteve që do të qarkullojnë nëpërmjet aksit Berat-Ballaban-Përmet-Gjirokastër-Greqi. Ky investim, cilësuar si një portë e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit mijëravjeçar, është projekti i bashkisë Berat me partneritet Fondin Shqiptar për Zhvillim dhe…

Read More

Në nder të Kryepeshkopit të ndjerë Anastasi Janullatos, këtë të dielë në disa qytete janë mbajtur shërbesa dhe lutje. Në Gjirokastër, Mitropoliti Dhimitër kreu një Lutje-Përkujtimore në Katedralen e qytetit, pas Liturgjisë Hyjnore, duke theksuar kontributin e rëndësishëm të Kryepeshkopit në ringritjen e kishave dhe manastireve. Në Fier, besimtarët iu drejtuan Kishës së Shën Gjergjit për të nderuar figurën e Kryepeshkopit, duke falur dhe lutur për shpirtin e tij. At Dhimitri, i cili udhëhoqi shërbesën, vlerësoi punën e jashtëzakonshme të Kryepeshkopit në ringjalljen e besimit ortodoks në Shqipëri. Po ashtu, edhe në Elbasan, besimtarët e Kishës së Shën Kollit, një…

Read More

Fituesi i ”Big Brother Kosova Vip 3”, Drilon Rama foli këtë të dielë për herë të parë rreth eksperiencës së tij. Ai tha se është ndjenjë tejet e mirë që merr kaq shumë dashuri nga publikuar. “Nuk kam parë shumë gjëra ende, më vyen edhe pak kohë të kuptoj se çka po ndodh. Vëllai më tregoi se po më duan shumë. Të marrësh kaq shumë dashuri nga publiku është ndjenjë shumë e mirë, por nuk kam pasur mundësi ta shijojë shumë”, tha Driloni. Ai foli edhe për dashurinë që ka për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, madje shpreh gatishmëri që nëse…

Read More

Në prangat e Policisë së Tiranës, është vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili është kapur me një pistoletë pa leje. “I armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Ndalesa”. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën “Pjetër Bogdani”, një shtetas që lëvizte me automjet, ishte i armatosur…

Read More

Debati mes Gertit dhe Laertit ka marrë një kthesë të papritur dhe dramatike. Në dhomën e rrëfimit, Gerti bëri një deklaratë të paprecedentë duke pohuar se Laerti është biseksual. “Është bi, po po, është bi i deklaruar”, tha Gerti me vendosmëri, duke ndezur kështu një tjetër debat të fortë mes banorëve. Ky koment ka ngjallur reagime të ndryshme si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Laerti u përpoq të mbronte veten duke shprehur hapur zemërimin e tij. “Ky njeri duhet të gjejë një jetë të vetën. Mama, mos i beso ato që thonë, ti e di mirë kush jam. Shpeshherë djalli…

Read More

Qendrat e votimit në Bjellorusi janë hapur dhe presidenti Alexander Lukashenko pritet të arrijë fitoren e pakundërshtuar për një mandat të shtatë, duke zgjatur sundimin e tij autoritar prej tre dekadash. Opozita dhe perëndimi thanë se Lukashenko manipuloi votat e fundit dhe autoritetet shtypën demonstratat, me më shumë se një mijë njerëz ende të burgosur. Të gjithë kundërshtarët politikë të Lukashenkos janë ose në burg ose në mërgim së bashku me dhjetëra mijëra bjellorusë që kanë ikur që nga viti 2020. “Të gjithë kundërshtarët dhe armiqtë tanë duhet të kuptojnë: mos shpresoni, ne nuk do ta përsërisim kurrë atë që…

Read More

Covid-19 që shpërtheu në mbarë botën, ende ka enigma. CIA tregoi të shtunën një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të virusit. Sipas tyre koronavirusi ka më shumë gjasa të ketë rrjedhur nga një laborator kinez sesa të ketë ardhur nga kafshët. Origjinia mund të ketë ardhur gjatë kërkimit për pandeminë dhe jo siç është bazuar në raportin zyrtar, shkruhet në një artikull të botuar nga BBC. Vendimi për të publikuar këtë vlerësim shënon një nga të parët e marrë nga drejtori i ri i CIA-s, John Ratcliffe, i emëruar nga Donald Trump, i cili mori përsipër agjencinë këtë…

Read More

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po vijon turin e vëzhgimeve dhe takimeve me futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatet europiane. Këtë herë, stafi kuqezi ka udhëtuar drejt Anglisë, ku ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Bristol City dhe Blackburn. Ata kanë vëzhguar sulmuesin Anis Mehmeti, një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bristol City, i cili ka spikatur me performancat e tij të mira gjatë këtij sezoni. Stafi teknik i Kombëtares ka planifikuar vizita të tjera, për të ndjekur nga afër lojtarët e Kombëtares që aktivizohen në Europë.

Read More

Ish-ministri i PS-së Ilir Beqaj ka reaguar me një letër publike për dosjen e “Sterilizimit”, e cila kaloi për gjykim dhe ai do të ulet në bankën e të pandehurve për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grupit të strukturuar kriminal”. Në letër e cila është publikuar nga avokati i tij Ermal Yzeiraj, Beqaj akuzon gjyqtaren për të cilën thotë se e quajti “hajdut” pa dhënë asnjë provë dhe pa i dhënë atij mundësinë e reagimit. Ai bën edhe një krahasim me komisionit hetimor për këtë çështje të drejtuar nga Albana Vokshi. Beqaj thotë se gjyqtaren, Berishën dhe Vasilin…

Read More