Nën sloganin “Albania, all senses”, Shqipëria është kthyer në stacionin më tërheqës për vizitorët në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” 2025 që hapi dyert të mërkurën në Madrid.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mbresat e vizitorëve të stendës së Shqipërisë, teksa premtojnë se do të jetë destinacioni i radhës për ta. Të rinj që studiojnë në Madrid po e shikojnë edhe si një destinacion punësimi, gjatë sezonit veror.
”MIRËMËNGJES dhe me një videokartolinë përshtypjesh nga Panairi Ndërkombëtar i Turizmit FITUR, në Madrid, ku Shqipëria ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm me stendën “Albania All Senses”, e cila sipas vetë organizatorëve u kthye në stacionin më tërheqës për vizitorët, çka premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik, ju uroj një të diel të paqtë”,-shkruan Rama.
Panairi i Madridit është një takim global për politikëbërësit, sipërmarrësit dhe profesionistët e turizmit me fokus tregjet hyrëse dhe dalëse të Amerikës Latine.
