Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Historia në epokën dixhitale: Demokraci apo diktim?

15:32 / January 27, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
digital services feature
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Zylyftar Bregu/ Pedagog

Dilema Osmane dhe Vlerat Demokratike në Evropën Juglindore. A është Perandoria Osmane pushtuese apo administratore? Kjo dilemë qëndron si hija e një kënge të vjetër në Ballkan, duke ngjallur debate mes historianëve, politikanëve dhe banorëve të rajonit. Dhe në këtë udhëkryq të historisë, një projekt ambicioz po tenton të sjellë dritë mbi errësirën e së kaluarës dhe të ndërtojë një urë drejt mendimit kritik.

Rishkrimi i historisë së Ballkanit: Që nga viti 1998, më shumë se 100 historianë dhe 300 mësues nga Shqipëria, Greqia, Kosova, Serbia, dhe më gjerë, janë angazhuar për të rishkruar historinë e Evropës Juglindore. Kjo përpjekje ka kulmuar në publikimin e 6 librave pune tw historisw, të përkthyer në 11 gjuhë, të cilët trajtojnë periudha kyçe nga sundimi osman, Lufta e Ftohtë, deri te tranzicioni demokratik i rajonit.

Por pyetja mbetet: Çfarë historie do të mësojmë/tregojmë? Dhe si ndikon historia në mënyrën se si brezat e rinj e perceptojnë identitetin e tyre?

Projekti i njohur si Historia e Përbashkët (JHP 2.0) tashmë ka kaluar në fazën e tij të re: epokën dixhitale. Plani përfshin krijimin e përmbajtjeve të reja që shkojnë përtej librave shkollorë. Në treg tashmë nuk janë vetëm librat, por edhe postimet në rrjetet sociale, video, humor/satire dhe artikuj që synojnë të ndezin kureshtjen e të rinjve dhe të nxisin një frymë demokratike.

Ballkani i lodhur nga kufijtë e tij historikë dhe fizikë, tani përballet me kufijtë dixhitalë: tashmë është një betejë për të tërhequr të rinjtë që po formojnë identitetin e tyre në një botë të globalizuar.
Në pranverën e vitit 2025, një konferencë shkencore do të trajtojë konceptin e kufijve në Evropën Juglindore.

Një pyetje e rëndësishme që do diskutohet është: A ka arritur Ballkani të çlirohet nga ndarja, apo kufijtë e rinj janë thjesht të padukshëm?

Në krye të këtij projekti qëndron Prof. Christina Koulouri nga Athina, ndërsa Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë, kryeson grupin “Miqtë e JHP 2.0”, që synon të përhapë mesazhin e këtij projekti tek brezat e rinj. Grupi përfshin akademikë, diplomatë dhe aktivistë, të cilët ndajnë një vizion të përbashkët për një Ballkan më të bashkuar.

Dilema osmane është vetëm maja e ajsbergut. Historia nuk është bardh e zi, dhe projekti JHP 2.0 nënvizon nuancat e së kaluarës për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur. Ky projekt nuk është thjesht për historianët, por është një thirrje për të gjithë ata që besojnë se demokracia, mendimi kritik dhe bashkëpunimi janë çelësat për të zgjidhur nyjen gordiane të Ballkanit.

Dilema Osmane Europa Juglindore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump: Preferohet presioni ekonomik ndaj Iranit

16:03 / August 10, 2026

Letër e hapur Ambasadës së Ukrainës në Tiranë

12:55 / August 10, 2026

Eklipsi total diellor i 12 gushtit/ Spektakël i rrallë në qiell, ja zonat e Evropës ku do të shihet

10:21 / August 10, 2026

Thatësira godet Evropën, kriza e energjisë thellohet

10:03 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.