Author: tirana

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” për dy punonjës policie, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Inspektor N. XH., me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Elbasan.Inspektor E. K., me detyrë punonjës policie në Sektorin e Policisë Rrugore Elbasan. Vendimi i Gjykatës erdhi në bazë të procedimit penal të vitit 2024, ku nga veprimet…

Read More

Konsumimi i vezëve në mëngjes është një zgjedhje klasike dhe mjaft e rëndësishme për organizmin tonë. Janë të pasura me proteina, me pak kalori dhe shumë të lehta për t’u përgatitur. Përveç kësaj, është një vakt ushqyes dhe ngopës që mund të na mbajë plot energji për orë të tëra. Përfitimet shëndetësore të vezëve Kur konsumojmë vezë në mëngjes, përfitimet zgjasin gjatë gjithë ditës. Jo vetëm që ndihemi të ngopur dhe plot energji, por mund të vërejmë gjithashtu një rritje të qartësisë mendore dhe një përmirësim të humorit. Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave me cilësi të lartë,…

Read More

Të paktën 7 njerëz vdiqën dhe 10 të tjerë u plagosën për shkak të një rrëmuje në një festival hindu në Indinë veriore, ndërsa miliona njerëz u mblodhën për t’u larë në një nga vendet më të shenjta në bashkimin e tre lumenjve, Ganga, Yamuna dhe Saraswati mitik. Një dëshmitar tha për Reuters se pa disa trupa të pajetë teksa ndiqte dhjetëra ambulanca që nxitonin drejt bregut të lumit ku ndodhi incidenti. “Më shumë se shtatë persona janë vrarë në rrëmujë dhe 10 të tjerë janë plagosur”, tha një zyrtar. Festivali Maha Kumbh, i cili mbahet çdo 12 vjet, filloi…

Read More

Një avion i Forcave Ajrore Kolumbiane u nis sot nga San Diego me 110 imigrantë kolumbianë të dëbuar. Një avion i dytë u nis nga Hjustoni, në Teksas. Ky zhvillim vjen pas përplasjeve që u krijuan të dielën mes Uashingtonit dhe Bogotës, kur Presidenti kolumbian Gustavo Petro refuzoi që emigrantët kolumbianë të deportoheshin me avionë ushtarakë amerikanë. Zoti Petro e cilësoi një gjë të tillë si mungesë respekti. Pas refuzimit të tij Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do t’i vendoste tarifa Kolumbisë, dhe presidenti kulumbian tha se do t’i kundërpërgjigjej me të njëjtën monedhë. Por nuk vonoi dhe dy…

Read More

Organizatat që zbatojnë programe të financuara nga qeveria amerikane në mbarë botën kanë filluar të shkurtojnë personelin, të mbyllen, ose po përgatiten për ndaljen e operacioneve, pas ngrirjes së pashembullt të gjitha ndihmave ndërkombëtare, të vendosur nga administrata e Presidentit Trump. Të hënën, mbi 50 zyrtarë të lartë të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID, që po merreshin me zbatimin e urdhrit të presidentit për ngrirjen e ndihmave, u pezulluan nga puna me pagesë. Drejtori në detyrë i USAID-it tha se ai po heton nëse zyrtarët po i rezistonin urdhrave të Presidentit Trump. Qëndrimi i SHBA-së për dekada ka…

Read More

Një 24 vjeçar është arrestuar jashtë Kapitolit në SHBA me kokteje molotov dhe thika pasi donte të vriste zyrtarë të lartë të qeverisë.Ryan Michael English tha se ai udhëtoi për në Uashington DC, duke planifikuar fillimisht të vriste Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson por më pas e ndryshoi objektivin me sekretarin e sapo konfirmuar të thesarit, Scott Bessent. Sipas raportimeve, ai e ndryshoi objektivin e tij te Bessent pasi dhe lexoi se Senati po votonte të hënën për emërimin e Bessent si shef i Thesarit. Plani i tij ishte që të hidhte…

Read More

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Jugperëndimore do të sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin shqiptar, ku zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga vranësira dhe rrebeshe shiu ndërsa në zonat e thella malore do të ketë reshje dëbore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, ku reshjet do të mbeten prezent në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 19°C vlera maksimale e…

Read More

Dashi Kjo e mërkurë do të jetë disi e vështirë në raport me ditët e kaluara. Nëse diçka nuk ka shkuar siç donit, atëherë duhet vetëm që të përmirësoni aftësitë tuaja, ose të tregoheni më të vëmendshëm. Me mbështetjen e yjeve, do të keni mundësi që të dilni në pah. Demi Parashikohet një ditë interesante. Qielli do të jetë mjaft i favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Ndërkohë Urani do të sjellë ndryshime revolucionare, ku disa nuk do të jenë mjaft të pëlqyeshme. Pavarësisht kësaj, mund ta ndjeni veten një njeri të rinovuar. Binjakët Kjo fillim javë nuk ka…

Read More

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe pesë ministra të kabinetit të tij, do të marrin pjesë në ceremoninë mortore për Kryepeshkopin Anastas Janullatos. Të pranishëm do të jenë gjithashtu përfaqësues nga të gjitha mitropolitë, ambasadat e huaja në vend, një delegacion i nivelit të lartë nga Vatikani, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, Patriku i Izraelit, i Aleksandrisë dhe i Qipros, si dhe përfaqësues të niveleve të larta nga Kishat e Krishtera në mbarë botën. Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos mbërriti sot në Shqipëri, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte në orën 11:00.

Read More

Një vendim i Këshillit Drejtues që ka skualifikuar nga gara 8 kandidatët për drejtorin e RTSH po shoqërohet me kritika edhe nga politika, ku PD dhe PS janë në një linjë. Por në një qëndrim zyrtar, RTSH tregon sesi qëndron e vërteta e kësaj gare. Deklarata e plotë Nisur nga interesi publik dhe nevoja për transparencë mbi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, ekspertët ligjorë bënë për RTSH-në një sqarim të procedurave dhe rrugës së ndjekur nga Këshilli Drejtues. Kriteret dhe procedurat e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së përcaktohen në nenet 10 dhe 11 të…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta edhe pse në burg, ka shkruar një letër homazh për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, që u nda nga jeta pak ditë më parë. ”Fortlumturia me zgjedhjen e Shqipërisë si vendprehjen e tij, përsëri na ka lënë mundësinë që të shfrytëzojmë trashëgiminë e Tij dhe kujtimin e tij më në të ardhmen. Të prehet në paqen e merituar”,-shkruan Meta. Letra e plotë Ndërsa këmbanat e kishave kanë nisur të bien në të gjithë Shqipërinë dhe mijëra besimtarë ortodoksë dhe qytetarë shqiptarë nderojnë kortezhin me trupin e Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, një kalendar ortodoks (i…

Read More

Jeta private e banorëve të ”Big Brother Albania Vip 4” është në syrin e popullit. Një nga hipotezat më të bujshme ishte se Gjesti mund të kishte qenë i martuar. Por burime të afërta me të kanë hedhur dritë mbi të vërtetën, duke mohuar çdo spekulim për martesë. Sipas tyre, Gjesti nuk ka qenë kurrë i martuar, por ka bashkëjetuar për katër vite me një vajzë të quajtur Diellza, e cila është nga Prishtina dhe nuk ka lidhje me botën e të famshmëve. “Gjesti dhe Diellza kanë bashkëjetuar katër vjet. Ajo është përpjekur shumë për të mirën e tij, por…

Read More