Author: tirana

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë natës dhe paraditen e ditës së sotme, në pjesën më të madhe të territorit të vendit ka patur reshje me intensitet të ulët dhe në intervale të shkurtra me intensitet deri mesatar, por pa shkaktuar problematika. Si rezultat i reshjeve të shiut ka prani të ujit në disa pika problematika në qytetin e Durrësit, si tek kryqëzimi i Stadiumit, tek Stacioni i Trenit, në lagjen 17, në zonën e Kënetës dhe Shkozet, ku është vështirësuar lëvizja e këmbësorëve dhe mjeteve. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, të gjitha akset rrugore kombëtare janë të hapura…

Read More

Gjesti u dënua në ”Big Brother Albania vip 4” bashkë me Rozana Radin, Klajdi Musabelliun dhe G Bani. Kjo pasi ata thyen disa rregulla të Vëllait të Madh dhe me këtë rast morën edhe dënimin. Egli dhe Gjesti u ndanë për pak kohë, ata kanë gjetur një mënyrë komunikimi. Ka qenë banorja që ka shkuar te dera, ku këngëtari gjendet në anën tjetër, e flasin përmes saj. ”Jeta ime, o jetë jam shumë e mërzitur. Do i terrorizoj nesër, mbaje mend çfarë do të bëj”, u shpreh ai. Gjesti në anën tjetër ia ktheu: “As nuk ta ka ndier”.

Read More

Statuti i PD-së për Primaret po shkakton kaos. Kreu i radhës i dorëhequr është ai i degës së Vlorës, Atird Hoxha. ”Për të ndjekur një mundësi të re në procesin e primareve, pas një reflektimi të gjatë dhe të kujdesshëm, kam paraqitur dorëheqjen time nga pozicioni i Kryetarit të Partisë Demokratike, Dega Vlorë. Dorëheqja është një akt individual dhe të ndjekur një mundësi të re në procesin e primareve që pritet të zhvillohet brenda forcës politike”, tha Hoxha mes të tjerash. Atird Hoxha tha se pd-ja në qarkun e Vlorës synon deri 6 mandate deputetësh ,pasi qytetarët shqipatrë janë të…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka miratuar planin e masave për të garantuar integritetin e zgjedhjeve të 11 majit 2025. SPAK beson se do të parandalojë dhe hetojë krimet zgjedhore, duke përfshirë korrupsionin, përdorimin e aseteve publike në zgjedhje dhe ndërhyrjen e grupeve kriminale në proceset zgjedhore. Në krye të kësaj strukture të re do të jetë vetë Altin Dumani dhe parashikohet të hetohen edhe përdorimi i parave publike gjatë periudhës zgjedhore. ”Grupet hetimore në terren do të kenë në përbërje prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë dhe staf administrativ mbështetës, të ndarë sipas 12 Qarqeve…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop, Botond Szebeny, me të cilin diskutoi mbi zhvillimin e shërbimeve postare dhe përgatitjet për Asamblenë e Përgjithshme të PostEurop, e cila do të mbahet në tetor në Tiranë. Veliaj theksoi rëndësinë e rolit të postës në epokën moderne, duke përmendur përmirësimet në shërbime, si shpërndarja e pensioneve dhe abonimeve për të moshuarit. “Jemi vërtet të nderuar sepse asambleja juaj e përgjithshme do të jetë këtë tetor në Tiranë dhe jam krenar që keni zgjedhur qytetin tonë. Posta Shqiptare, gjithashtu edhe Posta Europiane, ka rishpikur…

Read More

Në Shkodër po shtohet një korsi e re biçikletash, që shtrihet nga lagjia Parrucë në drejtim të lagjes së Rusit. Kryetari Benet Beci ishte i pranishëm gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e kësaj korsie, ku u njoh me ecurinë e punimeve dhe projektin që përfshin rritjen e sigurisë së përdorimit të rrugës nga banorët e qytetit. Kryetari i Bashkisë Shkodër u shpreh se kjo ndërhyrje vjen si proces i krijimit të unazës së korsive të biçikletave që e kthen Shkodrën në një qytet unik për këtë shërbim ndaj banorëve, ndërsa u shpreh se puna për korsitë është e integruar…

Read More

E shpallur finalistja e dyta në garën e ”Big Brother Kosova Vip 3”, Xheneta Fetahu këto ditë ka qenë një emër tejet i komentuar në media e shtypin rozë. U tha se ajo do të jetë në ”Big Brother Albania Vip 4” për t’iu bashkangjitur Gjestit. Modelja kishte bërë një reagim në rrjete sociale duke treguar se ndodhet në Prishtinë. “Shtëpi e ëmbla, shtëpi. Prishtinë”, ka qenë përshkrimi i fotografisë që postoi. Xheneta ndërkohë nuk ka reaguar akoma për Gjestin dhe për afrimitetin që atje ka krijuar me banoren Egli Tako.

Read More

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishin të pranishëm këtë të mërkurë në institutin Harry Fultz, tashmë edhe institucion akademik i Institutit të Teknologjisë Rochester (RIT) që renditet ndër universitetet më të mira në SHBA Gjatë fjalës së tij, kryeministri përmendi rëndësinë e teknologjisë, duke shtuar se synimi është që të ndërtohet një ‘ekosistem’ teknologjie për studimin dhe punësimin. Ai tha se kërkesa e sipërmarrjeve shqiptare për punonjës me dije në teknologji është rritur ndjeshëm dhe pagat janë të larta. Rama përmendi projektet e reja nga Parku i madh teknologjik Durana, Vlora Tech…

Read More

Sali Berisha mendon si Trump, ku në mbledhjen e grupit parlamentar të PD deklaroi se janë për dy gjini. ”Ne kemi përgatitur një ligj në kuadrin e desorosizimit që dorëzojmë sot, me të cilin sanksionojmë se Republika e Shqipërisë njeh dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull dhe femër”. “Në mënyrë që t’i japim fund çdo lloj tentative dhe përpjekje. Ligji tjetër me dënim, ai që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2. Do ketë sanksione”, tha Berisha. “Këto janë vetëm fillimet, këta e kanë shtrirë në shkolla, e kanë shtrirë në falsifikimin e historisë, “woke” është bërë…

Read More

Duke filluar nga data 1 Shkurt 2025 qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Malit të Zi me policën e sigurimit “Kartoni Jeshil” për autoveturat me çmim të reduktuar 50 Euro, me afat 1 vjeçar. Në përputhje me rekomandimet e Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), për marrjen e masave të ndërmjetme me qëllim lehtësimin e lëvizjes së lirë të mjeteve, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ndërmori një proces konsultimi dhe koordinimi me Byronë Shqiptare të Sigurimit (BSHS) për marrjen e këtij vendimi. Bazuar në vendimin e BSHS, qytetarët shqiptarë mund të…

Read More

“Nuk do të gjeni askund dy shtete si Shqipëria dhe Kosova me mbështetje më të madhe ndaj Bashkimit Evropian, ku, pavarësisht bindjes politike të qytetarëve dhe partive politike, orientimi pro Euroatlantik është i pandryshueshëm”, – u shpreh Presidenti Begaj në takimin me Reporterin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder. Kreu i Shtetit falënderoi Parlamentin Evropian si mbështetësin dhe avokatin më të madh të Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE, duke garantuar njëkohësisht përkushtimin e plotë të Shqipërisë për përmbushjen në kohë të reformave të kërkuara për avancimin e negociatave. Në takim u bisedua mbi zgjedhjet parlamentare të 11…

Read More

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë përcjellë Izraelit dëshirën e Trump për të tërhequr rreth 2000 trupa amerikane nga Siria. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Donald Trump thuhet se ka informuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për vendimin për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, me të cilin do të takohet më 4 shkurt në Shtëpinë e Bardhë. “Siria është një rrëmujë, por nuk është miku ynë dhe Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kenë asnjë lidhje me të. Kjo luftë nuk është e jona. Lëreni të evoluojë. Mos u përfshini”, tha Donald Trump në një postim në platformën Truth Social.…

Read More