Mijëra banorë në Lezhë kanë mbetur pa energji elektrike që nga mbrëmja e djeshme rreth orës 23:00. Gazetari Elidon Ndreka raporton se situatën e ka vështirësuar edhe më shumë mungesa e ujit të pijshëm. OSHEE kishte lajmëruar kthim të energjisë në orën 05:30, gjë që nuk ndodhi dhe ende nuk ka një njoftim zyrtar se kur banorët do t’i kthehen normalitetit.
Author: tirana
Policia e kryeqytetit ka shoqëruar babanë dhe xhaxhanë e 15-vjeçarit që mbeti i plagosur në zonën e Fushë Mëzezit gjatë mbrëmjes së të 30 janarit. Dyshimet e hetuesve janë për një konflikt të mundshëm brenda familjes, i cili të ketë pasuar në përdorim armësh, por që akoma nuk është sqaruar në mënyrë të plotë. Dëshmia e të miturit është krejt kontradiktore në raport me çfarë ka gjetur grupi hetimor në vendin e ngjarjes. Sipas 15-vjeçarit, dëshmi e cila është marrë me rezerva nga hetuesit, është qëlluar 4 herë në drejtim të derës kryesore të oborrit të shtëpisë nga një makinë…
Senati amerikan konfirmoi të enjten të emëruarin e Presidentit Donald Trump për postin e Sekretarit të Brendshëm, ish-guvernatorin e Dakotës së Veriut Doug Burgum, me 79 vota pro dhe 18 kundër. 68 vjeçari Burgum, do të drejtojë një agjenci që menaxhon përdorimin e 202 milionë hektarëve tokë federale dhe fisnore, një e pesta e sipërfaqes së vendit. Ai pritet të ndjekë synimin e zotit Trump për të rritur prodhimin e energjisë dhe mineraleve në tokat publike, që ka të ngjarë të shtojë liçencat e reja në shtetet prodhuese të naftës si Wyoming dhe New Mexico dhe në Gjirin e Amerikës,…
Gjatë një seance që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kuvendi ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës. Kuvendi miratoi ndryshimet e parashikuara në aktin normativ të qeverisë, që i hap rrugë bonusit të pranverës për pensionistët. Bonusi do të shpërndahet për pensionistët në muajin shkurt. Incredible, the TV box everyone is talking aboutTechno MagDiscover The World of Portable Solar GeneratorsPortable Solar Generators – What You Need To KnowSponsored LinksPo ashtu, Kuvendi ka miratuar edhe shtyrjen e afatit të aplikimit për statusin e Investitorit Strategjik. Sipas ndryshimeve, aplikuesit kanë afat deri në dhjetor…
Alban Bushati pronari automjetit të cilit iu vu tritol mëngjesin e sotëm, ka deklaruar se nuk ka asnjë ide se kush mund të jenë autorët e ngjarjes, pasi vetë ka një vetëm një biznes ku shet fruta-perime. Raportohet se policia dyshon se më parë ky shtetas është marrë me baste sportive dhe ka dyshime se kjo ngjarje mund të lidhet me bastet.
Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus në orët e para të së premtes. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë. Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëjë gradualisht më të dukshme vranësirat, në të gjithë territorin ku më të dendura do të jenë në skajin verior dhe verilindo, megjithatë nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera minimale deri në 19°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare…
Dashi Yjet do të kenë ndikim mjaft të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje, ku parashikohen një sërë mundësish në sferën profesionale dhe atë sentimentale. Sigurisht që do të varet prej jush që të mos i lini që t’iu ikin nga duart. Shfrytëzoni çdo kontakt të mundshëm dhe vlerësoni situatat me të cilat do të përballeni. Demi Duhet shumë durim, pasi kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur dhe jo për fajin tuaj. Ju do të jepni maksimumin tuaj, por jeni të rrethuar nga njerëz që nuk ju përshtaten, ndaj kini durim. Binjakët Nuk do…
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kërkesës së Presidentit Begaj i cili kërkon nga Gjykata Kushtetuese një sqarim përfundimtar mbi mekanizmin e përtëritjes së pjesshme të trupës gjyqësore, duke kërkuar që ky proces të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën. Bardhi e quan kërkesën e Begajt si një akt të pashembullt në emër dhe për llogari të Edi Ramës, për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Reagimi i plotë nga Gazment Bardhi Akti i pashëmbullt i Bajram Begajt, në emër dhe për llogari të Edi Ramës, për të kapur 100 % Gjykatën Kushtetuese,…
U kremtua sot (30 janar), në orën 11.00, në Katedralen ortodokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, shërbesa mortore e kryepiskopit Anastas Janullatos, i cili ndërroi jetë në Athinë, në moshën 95 vjeçare. Trupi i kryepiskopit u varros e do të prehet pikërisht në këtë Kishë. Të pranishëm, personalitete nga e gjithë bota fetare e politike, si Patriku Ekumenik Bartolomeu I, Patriku i Aleksandrisë Theodhoros II, Patriku i Jerusalemit Teofili III, kryepeshkopë nga Kisha ortodokse e Greqisë, ajo e SHBA-ve, e Qipros, përfaqësues nga Mali Athos, nga fe të tjera e, edhe një delegacion nga Vatikani, i kryesuar nga Sekretari i…
Bashkia Mat dhe Agjencia Kombëtare e Rinisë AKR me mbështetjen e ministres së Rinisë, Bora Muzhaqi përfunduan punën për ngritjen e Qendrës Rinore në Mat. Kjo qendër do të shërbejë si një hapësirë ku të rinjtë do mund të zhvillojnë pasionet dhe aftësitë e tyre në shumë fusha të ndryshme, duke u ofruar mundësi për të shprehur potencialin e tyre kreativ dhe social te Qendra Rinore multifunksionale, rekreative, inovacion dhe ART. ”Ta gëzojnë rinia matjane ku çdo moment do punohet për të ardhmen dhe zhvillimin e tyre”,-shkruan kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj.
Nga Kreshnik Spahiu Një incident shumë i rëndë ka ndodhur në lamtumirën e fundit që ju tha Kryepeshkopit të Kishës Ordhodokse Anastas Janullatus. Vendi kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministrit grek Mitsotakis ishin pranë dhe në krah të tyre ishin delegacionet përkatse zyrtare. Papritmas në kishë u shfaq kreu “ravucionit patriotik” dhe aleati në zgjedhje i Athinës, Sali Berisha. Roja e tij i drejtohet në karigen krah kryeministrit grek dhe shkoi tek emrat e vendosur nga protokolli i ceremonisë, hoqi emrin e ministrit Dendias dhe vendosi emrin e Sali Berishës, në mënyrë që ai të ishte ulur pranë kryeministrit grek,…