Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Fushata në Kosovë/ Ashpërsohet gjuha e urrejtjes, evidentohen 623 raste on line

15:00 / February 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1085
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjuha e urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore në Kosovës është ashpërsuar në javën e fundit.

Demokracia në Veprim ka evidentuar 48 raste të reja në javën e tretë të fushatës e 623 raste të gjuhës së urrejtjes të përdorur në hapësirën online.
“Gjatë tri javëve të fushatës në total janë evidentuar 623 raste ku në hapësirën online është përdorur gjuha e urrejtjes, veçanërisht në videot e shpërndara nga partitë politike”, shprehet Violetra Haxholli.

Nga këto raste të gjuhës së urrejtjes, 37 për qind e rasteve i targetojnë gratë që janë anëtare të subjekteve politike.
Në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, DnV ka evidentuar në shtatë raste pjesëmarrjen e fëmijëve në mënyrë të organizuar në tubimet e partive politike.
Kur ka mbetur edhe një javë deri në ditën e zgjedhjeve, partitë politike kanë shtuar edhe numrin e tubimeve.
Nisur nga incidenti në Skenderaj më 27 janar ku disa qytetarë ndezën mjete piroteknike dhe u ndërpre energjia elektrike në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, nga DnV bëjnë thirrje për frenim të partive politike në sulmet verbale karshi njëra tjetrës.
“Partitë politike duhet të iu bëjnë thirrje kandidatëve edhe përkrahësve të tyre që të bëjnë fushatë në mënyrë të pjekur në mënyrë të qytetëruar e të marrin pjesë në tubime publike pa provokuar”, thotë Haxholli.
Për fushatën e partive politike serbe nga DnV njoftuan se ka pluralitet, mirëpo mungon shpalosja e programit të partive në garë.
“Asnjë parti serbe nuk është konkrete në prezantimin e plani për zhvillimin dhe për qeverisjen e re. Pra ka sulme ndaj njëri tjetrit por jo prezantim të programit në sektorë të ndryshëm. Ka kritika ndaj qeverisë Kurti 2 dhe nuk flitet për integrimin e serbëve“, shprehet Dushan Radakoviç.
Fushata zgjedhore në Kosovë ka nisur më 11 janar dhe do të zgjasë deri në hapjen e qendrave të votimit ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Eklipsi total diellor i 12 gushtit/ Spektakël i rrallë në qiell, ja zonat e Evropës ku do të shihet

10:21 / August 10, 2026

Thatësira godet Evropën, kriza e energjisë thellohet

10:03 / August 10, 2026

Tajfuni godet Kinën, evakuohen mbi 1 milion banorë

10:01 / August 10, 2026

Ukraina, sulm masiv me dronë ndaj Rusisë/ Goditet rafineria ruse e naftës, 12 persona të vrarë

09:46 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.