Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shalën, Sabit Januzim dhe Ismet Bahtijarim, lidhur me akuzat që kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë. Kështu trupi gjykues pranoi marrëveshjen e fajësisë që të akuzuarit arritën më herët me Prokurorinë e Specializuar. Shala u dënua me tre vjet burgim, ndërkaq Bahtijari dhe Januzi me dy vjet burgim. Koha e qëndruar në paraburgim, sipas trupit gjykues, do t’iu llogaritet në dënim. ”Sa i takon kohës së llogaritur në paraburgim, trupi gjykues vëren se zoti Januzi dhe Bahtijari janë arrestuar më 5 tetor 2023…
Author: tirana
Shqipëria dhe Serbia janë vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në vitit 2027. Pas konfirmimit nga UEFA, lajmin e ka bërë zyrtare dhe vetë Federata shqiptare e futbollit. Edhe pse në postimin e Federatës nuk përmendet në asnjë moment Serbia, si vend organizator, këto dy shtete janë vendosur nga qeveria e futbollit europian që do të mirëpresin këtë kompetcion kaq të rëndësishëm. Turneu do të zhvillohet në qershor të vitit 2027 dhe do të përfshijë 16 skuadrat më të mira në Europë, mes tyre edhe lojtarë me emër që aktivizohen në ligat më të mira europiane. Stadiumet te të cilat…
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në akse të ndryshme rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo zënë hapësirat e dedikuara për lëvizjen e lirë të automjeteve. Sipas policisë nga kontrollet e kryera gjatë 24 orëve të fundit: në rrugën “Ali Shefqeti”, është ndaluar për kontroll automjeti me drejtues shtetasin B.L. ”Nga verifikimet rezultoi se automjeti ishte pa kontroll teknik dhe ky shtetas nuk kishte me vete lejen e drejtimit. Nga verifikimet e kryera më tej rezultoi se shtetasi B. L. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja””, njofton…
Kjo është rruga që detyrohen të kalojnë çdo ditë rreth 1 mijë banorët e disa fshatrave të komunës së Cakranit në Fier. Ky segment nuk është më shumë se dy kilometra deri në aksin nacional Levan-Tepelenë. Por një pjesë e banorëve detyrohen të bëjnë mbi 10 kilometra për të shmangur këtë rrugë. Banorët shprehen se nuk u thonë dot fëmijëve në mërgim që të kthehen vetëm për shkak të rrugës. Nga njësia administrative e Cakranit jashtë kamerave pohojnë se ndërtimi i kësaj rruge nuk është planifikuar në projektet e investimeve të vitit 2025 që ka bashkia e Fierit.
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor për shtyrjen e afatit të regjistrimit në KQZ dhe pagesën e Postës duhet të miratohen sa më shpejt, në rast të kundërt sipas Ilirian Celibashit do të jenë të padobishme. Në të njëjtën linjë me PS edhe institucioni i KQZ-së ja bëri të qartë PD-së për propozimin e saj. Aplikacioni për regjistrimin e emigrantëve nuk funksion për dokumente biometrike të huaja. “PER është ndërtuar për të identifikuar vetëm ID shqiptare”, tha Celibashi. Numri i lartë i refuzimeve të kërkesave të diasporës ka detyruar KQZ-së që t’i kërkojë Kuvendit që t’i jepet mundësi shqiptarëve për ta ankimuar…
Hapet thirrja e dytë për mbështetjen e 2000 familjeve për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit. Njoftimin e ka bërë të ditur zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Pas suksesit të thirrjes së parë, ku 1981 familje në të gjithë vendin, kanë të instaluara sot në banesat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara në masën 70% nga buxheti i shtetit, tashmë ka nisur puna për thirrjen e dytë. Një masë kjo e cila ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet që kanë instaluar këtë sistem. Në zonën…
Daut Laze u arratiset nga burgu i Shënkollit në Lezhë, dhe është i dënuar për dhunë në familje. 49-vjeçari nga Çorovoda, por me banim në Tiranë ndodhej i shtruar në dhomën e mjekimeve dhe në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte u arratis prej andej duke kapërcyer murin. Mungesa e tij në dhomë u vu re gjatë ndërtimit të turneve dhe kryerjes së apelit. Ai u arrestua më 16 nëntor të vitin 2021 për dhunë në familje, nga një denoncim që ëma thotë se nuk ka ardhur prej tyre. Më 4 nëntor të vitit që shkoi Gjykata…
Bashkia Tiranë ka shpallur fituesit e fazës së parë të programit të subvencionimit të kredive të lehtësuara nga shteti. Sipas njoftimit zyrtar, 2,337 aplikime janë shpallur fituese në këtë fazë, ndërsa 954 aplikime nuk kanë kaluar kriteret e përcaktuara. Të gjithë qytetarët e shpallur fitues duhet të plotësojnë formularin e strehimit elektronikisht në portalin e-Albania, duke bashkëngjitur dokumentacionin e kërkuar. Dokumentet mund të dorëzohen nga data 4 shkurt deri më 4 mars 2025, pranë Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët në Bashkinë Tiranë, ose me postë, në adresën zyrtare të Bashkisë Tiranë. Gjithashtu, për aplikimet brenda së njëjtës certifikatë…
Ajo është emri më i diskutuar në vend. Xheneta Fetahu, e cila doli në vendin e dytë në finalen e madhe, sot ka thyer heshtjen. Për herë të parë ajo ka folur për të gjithë pikëpyetjet, ku Gjesti dhe nëse do të ketë një përballje me të në ”Big Brother Albania Vip 4”. E ftuar në ”Kosova Today”, Xheneta tregoi se nuk do ta shohim në një përballje me Gjestin në ”Big Brother Albania Vip 4”. ”Me të thënë të drejtën ditën e parë kur dola e mora veten sikur nuk ka ndodhur asgjë, të nesërmen më ka kapur ankthi…
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve ka hapur thirrjen për fonde të financuara nga buxheti i shtetit në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Thirrja për aplikimin për fonde është organizuar në dy skema kryesore, ku e para përfshin mbështetje financiare për shpenzimet korrente dhe e dyta mbështetje financiare për shpenzimet kapitale. AIDA thotë se mbështetja synon zhvillimin e NMVM-ve, në funksion të rritjes së konkurrueshmërisë së tyre, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin/rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse. Propozimet e bizneseve duhet t’i përmbahen kritereve dhe kushteve të veçanta, të…
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji do të paraqitet për seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë në datën 11 mars 2025. Salianji kishte depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër dënimit të tij me një vit burg.
Shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 4” është ndarë në dy grupe, një nga Gjesti dhe një nga Gerta Gixhari. Valbona Mhilli ka reaguar në mesnatë ashpër ndaj Laert Vasilit, për shkak të një fjale që i kishte thënë këngëtari pejan. Ajo më pas shkoi për ta zgjuar nga gjumi aktorin duke i kërkuar llogari për fjalët e Gjestit, meqë në një mënyrë është pjesë e grupit të tij. “A ta futi, a ta nxori Laerti”, dëgjohet duke bërtitur në një çast gazetarja në Big Brother. Laerti nga ana tjetër i tha se po fle dhe se nuk është në…