Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Puna e Policisë në Elbasan dhe Korçë, Proda: Përmirësim në drejtim të policimit në komunitet

18:15 / February 4, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
476067491 1015370147294997 5189593089065457041 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në analizat vjetore të punës në drejtoritë vendore të Policisë Elbasan dhe Korçë. Gjatë analizave, Proda ka vlerësuar punën e këtyre strukturave për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe angazhimin e tyre maksimal për përballimin me sukses të sezonit turistik veror.

Ai ka vlerësuar punën profesionale hetimore të këtyre strukturave policore, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë së grupeve kriminale. Kryepolici përgëzoi strukturat e Policisë së qarkut Elbasan, sepse rritja e forcës policore parandaluese mundësoi që gjatë vitit 2024, në këtë qark të mos kishte asnjë vrasje. Ky rezultat nuk ishte shënuar në këtë qark që nga viti 1989.

Gjithashtu, përgëzoi Policinë e Korçës për hetimet profesionale që rezultuan me zbardhjen e të dyja vrasjeve të kryera në këtë qark, gjatë vitit 2024, si dhe vlerësoi angazhimin e Policisë Kufitare të Korçës, për përballimin e fluksit në PKK-të Kapshticë dhe Qafë Thanë, si dhe për goditjen e një sërë krimesh kufitare.

Drejtori është ndalur në disa aspekte të punës policore dhe ka kërkuar përmirësim të parametrave gjatë vitit 2025, në drejtim të policimit në komunitet, me qëllim që inspektorët e Policisë së Rendit, patrullat e përgjithshme dhe çdo punonjës policie, të jenë më afër qytetarëve, të kenë në kontroll situatën kriminale dhe shtetasit me precedentë penalë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Proda ka theksuar se goditja e armëmbajtjes pa leje, parandalimi i krimeve ndaj jetës dhe pronës, goditja e trafiqeve të paligjshme, parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike dhe shpërndarjes së tyre, si dhe ndjekja në dinamikë e të gjitha problematikave dhe shqetësimeve të adresuara nga qytetarët, janë prioritare për t’u përmirësuar akoma më tej gjatë vitit 2025.

Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga të gjitha strukturat policore të jenë të baraslarguara nga subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore. Punonjësit e Policisë duhet të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe detyrimet që burojnë prej tij, duke garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve elektorale, për sa i përket punës së Policisë së Shtetit, e cila ka vetëm një detyrë, të garantojë rendin dhe sigurinë dhe të zbatojë ligjin. Cilido punonjës policie që do të konstatohet se nuk do të zbatojë këto detyrime që rrjedhin nga ligji për Policinë e Shtetit, do të largohet pa asnjë hezitim nga radhët e Policisë së Shtetit.

Në analiza morën pjesë edhe prokurorët respektivë të Korçës dhe Elbasanit, të cilët kanë vlerësuar punën e strukturave të Policisë, kanë vlerësuar bashkëpunimin me to, si dhe kanë premtuar mbështetje për Policinë në kërkesat për të çelur hetime proaktive, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie që cenon jetën dhe pronën e qytetarëve. Drejtori i Përgjithshëm ka falënderuar prokurorët respektivë të Elbasanit dhe Korçës, si dhe të gjithë përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe inkurajimin e Policisë së Shtetit në luftë ndaj krimit.

Ai ka theksuar se bashkëpunimi i Policisë me agjencitë ligjzbatuese në Elbasan është model për t’u ndjekur edhe nga drejtoritë vendore të tjera. Ky bashkëpunim ka prodhuar rezultate konkrete në luftë kundër krimit, më shumë besim të qytetarëve te institucionet e zbatimit të ligjit, si dhe më shumë rend e siguri.

476206519 1015370330628312 5211447539776135044 n
475969997 1015370307294981 2319419532558955876 n
475901263 1015370273961651 8864163347015787487 n
476207956 1015370237294988 6848850177676140100 n
476229236 1015370200628325 7922655701309528805 n
476067491 1015370147294997 5189593089065457041 n
476105247 1015370117295000 1131685301280593082 n
476100033 1015370080628337 4082538133008142684 n

ilir proda Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.