Author: tirana

Nga 1280 kandidatë për deputetë që do të kërkojnë votën më 9 shkurt, 23 prej tyre kanë problem ligjore. ”Lëvizja Vetëvendosje ka gjithsej 14 kandidatë apo 12 për qind e listës së kësaj partie ka probleme me ligjin. Koalicioni AAK-NISMA ka 8 kandidatë ose 7.27% dhe LDK me një kandidat. Nga gjithsej 23 kandidatë që kanë probleme me ligjin 16 prej tyre janë duke u përball me aktakuza aktive, ndërsa 8 kandidatë janë të dënuar për vepra penale”, tha për A2 CNN, Burbbuqe Kastrati nga Lëvizja “FOL”. Një individi i ndalohet të garojë në zgjedhje nëse është i dënuar me…

Read More

Deputetja e pavaruar, Flutura Açka flet për rritjen e partive të reja. Ajo tregon se ka marrë shumë oferta brenda së djathtës dhe në skenën politike në përgjithësi. Açka vlerësoi se tani kemi një fluks më të madh politik dhe disa parti të reja që duhet të bashkohen për të sjellë një ndryshim. ”Do të dëshiroja një pol të tretë që të vendoset kundër këtij establishmenti për një freski politike. Kryetarët e tyre duhet të bashkohen në këtë fluks të ri, jo kundër PD, por për të sjellë demokraci në hapësirën shqiptare. Problemi është se nuk po e shoh këtë.…

Read More

Nuredin Dumani ka dëshmuar sërish në procesin e dosjes ”Plumbi i Artë”. Ai ka treguar se si i korruptonte punonjësit e policisë së shtetit. Sipas ”Report Tv”, Dumani ka treguar se korruptimi ka ndodhur në disa episode. Së pari ai ka treguar se i jepte lekë punonjësit të policisë në kufi kur ai sillte armë zjarri nga kufiri. Ai është shprehur se disa here e kanë ndalur edhe punonjësit e patrullës për shkelje të ndryshme. Por që është lënë i lirë duke i ofruar shumë parash nga 50 mije lekë të vjetra.

Read More

Fjala është për një linjë të re financimi ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe garancisë sovrane nga qeveria do të vendoset në dispozicion të sektorit bujqësor. Rama thotë se interesi i ulët i kredive dhe reduktimi i kërkesave për kolateral do ta bëjnë këtë financim më tërheqës për fermerët dhe sipërmarrësit ruralë ”Duhet të jemi shumë të hapur dhe besoj duhet të biem dakord që 2.1% e volumit të përgjithshëm të kredive për këtë sektor, është vërtet shumë pak. Ky është një hp cilësor, shumë premtues për sektorin dhe vendin. Kemi vendosur objektivin që në 2030 eksportet të arrijnë mbi 1…

Read More

Vetëm 26 ditë kanë afat emigrantët për të regjistruar veten për të votuar në zgjedhjet e 11 majit. Janë 125 mijë shqiptarë nga Diaspora që kanë aplikuar. Gati 97 mijë prej tyre u është miratuar kërkesa dhe rreth 28 mijë të tjerëve u është refuzuar. Shumica e kërkesave vijojnë të jenë nga Italia, pasuar nga Greqia e Gjermania. Më pak kërkesa ka nga Armenia, Ukraina etj, me nga vetëm 1 aplikim.

Read More

Jozi u përjashtua nga ”Big Brother Albania Vip 4” dhe Top Channel ka kontaktuar me menaxherët e Gjestit. Ata shprehën shqetësimin e familjes, dhe deklaratën e Jozit e quajnë fyerje të rëndë. Sipas grupit menaxhues të Gjestit, komentet nuk kanë prekur veç atë, por Kosovën. ”Të etiketosh një qytetar të Kosovës me atë fjali që nuk na e nxe as goja, është një nga fyerjet më të mëdha që mund t’i bësh. Është denigruese dhe e dhimbshme”,-u shprehën ata. Gjatë debatit, Gjesti përmendi disa herë babanë e tij. “Nuk dua ta dëgjojë, do të mërzitet, ai ka luftuar dhe ka humbur…

Read More

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti në takim udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Svitlana Tsikhanouskaya. Spiropali e cilëson Tsikhanouskaya një mike të veçantë. “Sot takova një mike të veçantë, një zonjë të fortë, udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, simbol i gruas lidere, një zë i fortë e frymëzues, e njohur e mbështetur botërisht për dedikimin ndaj vlerave të demokracisë, lirisë, drejtësisë, dinjitetit njerëzor”. Postimi i plotë Sot takova një mike të veçantë, një zonjë të fortë, udhëheqësen e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya, simbol i gruas lidere, një zë i fortë e frymëzues, e njohur e mbështetur…

Read More

Përjashtimi i Jozit ka nxitur lojtarë të grupit ku ai bënte pjesë, që të mblidhen dhe të krijojnë një situatë kundër Gjestit. G-Bani, Aldo, Danja dhe Loredana u bënë bashkë mbrëmë për t’i bërë një kurth Gjestit. Ideja siç duket u iniciua nga vetë G-Bani, i cili i mblodhi ata rreth një tavoline duke kuvenduar për planin që do të zemëronte Gjestin. “Të luajmë sikur Egli ka pëlqim për Aldon, t’i dridhet toka Gjestit, të ndjejë pasiguri të ndjejë sikur po përdoret”, u thoshte këngëtari atyre. Ishte Loredana më pas ajo e cila po e përcillte atë me vëmendje derisa…

Read More

Janari i 2025, është muaji më i nxehtë në histori, tha monitoruesi evropian i klimës më 6 shkurt. Temperaturat e larta u regjistruan pavarësisht pritjeve se kushtet më të ftohta të fenomenit, La Nina, mund të ulnin temperaturat e larta në botë. Shërbimi për ndryshime klimatike, Copernicus, tha se janari ishte 1.75 gradë Celsius më i nxehtë sesa në kohërat paraindustriale, duke vazhduar këtu shënimin e temperaturave rekord që u regjistruan më 2023 dhe 2024, teksa emetimet e gazrave serrë po ngrohin planetin. Shkencëtarët klimatikë kishin pritur që trendi i temperaturave të larta të ndalej, pasi fenomeni klimatik i të…

Read More

Real Madrid arrin kualifikimin në fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në Spanjë, me një gol në “frymëmarrjen e fundit”. Sfida ndaj Leaganes pati dy tablo, me pjesën e parë ku Real Madrid u tregua superior duke dominuar vendasit, pas dy golave të shpejtë, me Modriç që me një prekje vendimtare në zonë shënoi golin e epërsisë në minutën e 18 dhe me talentin brazilian Endrick që përfitoi nga një gabim në zonën e rreptësisë për të shënuar golin dyfishimin të rezultatit 7 minuta më vonë. Megjithatë vendasit e Leganes nuk u dorëzuan teksa fillimisht ishte një penallti e fituar…

Read More

Një autobus me targa të Kosovës, është aksidentuar në autostradën pranë Donja Zdençinës në Kroaci. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje. Mediat raportojnë se autobusi ka dalë nga rruga, si pasojë dy persona kanë pësuar dëmtime të lehta. Autobusi doli jashtë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e automjetit. Në autobus ishin 26 pasagjerë dhe dy shoferë. Policia e Zagrebit, ka njoftuar se të gjithë pasagjerët shpëtuan pasi dolën nga dera e shoferit.

Read More

Mbi 3 mijë turistë vendas dhe të huaj kanë vizituar gjatë vitit 2024 qytetin antik të Antigonesë, duke shënuar një rritje të ndjeshme të interesit për këtë sit historik. Sipas drejtorit të parkut, Shkëlqim Guçe, statistikat tregojnë një rritje me mbi 1 mijë vizitorë krahasuar me një vit më parë, çka dëshmon për potencialin turistik në zgjerim të kësaj zone. Gërmimet zbulojnë pjesë të historisë së humbur. Prej disa vitesh, në Antigone po zhvillohen gërmime arkeologjike nga ekspedita italo-shqiptare, që synojnë zbulimin e teatrit antik. Studimet tregojnë se ky teatër mund të ketë një kapacitet të ngjashëm me atë të…

Read More