Kryeministri Edi Rama ka treguar pamje nga ambientet e reja të shkollës së rilindur “Bardhyl Pojani”, në Pojan të bashkisë Maliq. ”Shkolla e rilindur “Bardhyl Pojani” hap dyert për nxënësit e Pojanit në bashkinë Maliq, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxënësit dhe mësuesit që tashmë mësojnë në një shkollë moderne, me ambiente të reja dhe standardet më të mira”,-shkruan Rama. Shkolla e mesme e bashkuar “Bardhyl Pojani” kishte një kapacitet prej 360 nxënësish, ndërkohë që aty mësonin më shumë se 500 nxënës, duke bërë mësim me turne. Falë këtij investimi eliminohet mësimi me dy turne.…
Author: tirana
Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka ka reaguar lidhur me hetimet që SPAK po kryen ndaj saj për dosjen ”Veliaj”. Bushka thotë se u njoh me këtë fakt se po hetohet përmes mediave, por që s’ka lidhje me hetimet. Ajo nuk mohon që ka miqësi me të dy dhe se i ka qëndruar pranë kësaj të fundit, këto muaj të presionit mediatik. Postimi i plotë Jam “pa fjalë” prej 24 orësh që figurokam edhe unë në listën e gjatë të emrave që ka grumbulluar SPAK-u për të lënë Tiranën pa kryetar bashkie, bazuar në dyshime të lidhura me njëra-tjetrën si në…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Teksa thotë se u mor forcërisht larg familjes, Veliaj shkruan se çështja është një histori e sajuar nga prokurori i dosjes, të cilin e konsideron pervers. ”Ky pervers, që më pyeste mua për fustanet e gruas dhe më tregonte gjatë marrjes në pyetje se si shkonte kontrollonte gruan e tij në punë, nuk ka dashur t’ia dijë për shpjegimet e mia dhe të sime shoqeje. Blerjet online janë të gjitha të deklaruara”. Postimi i plotë nga Erion Veliaj Të dashur miq, natën e parë në qeli, i marrë…
Drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsion Çela dhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ranë dakord që në ambinet e KQZ të krijohet një zyrë për monitorimin e procesit zgjedhor deri në daljen e rezultatit. KQZ dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruan një protokoll bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve sipas së cilit, në ambientet e KQZ do të shkojnë edhe grupe hetimore për të monitoruar zgjedhjet e 11 majit. ”U dakordësuan sëbashku për të ndërtuar një protokoll të koordinimit. Nuk e shikojmë të nevojshme dhe nga pikëpamja ligjore, por thjesht të ndërtojmë një protokoll të komunikimit dhe bashkëpunimit të dy institucioneve për të adresuar sa…
Kryetari i PR-së Fatmir Mediu, falënderon strategun amerikan Chris LaCivita për marrjen përsipër të drejtimit të fushatës së opozitës, e kryesuar nga PD. Mediu e cilësoi LaCivitan si një nga arkitektët kryesorë të fitores së Trump dhe një strateg me mbi 30 vite eksperiencë në fushata elektorale të rëndësishme. Sipas tij, ky është një moment kyç për të forcuar marrëdhëniet mes opozitës dhe SHBA-së, si dhe për të rikthyer besimin në procesin zgjedhor në Shqipëri. Postimi i plotë Falenderim Chris LaCivita që pranove të drejtosh fushatën e opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike. Kënaqësi të punojmë së bashku, për një…
Laboratori i Kontrollit pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore është akredituar në 31 janar 2025 nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, duke marrë certifikatën ISO 17025:2017 si i vetmi laborator testues barnash i akredituar në Shqipëri sipas këtyre standardeve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu gjatë vizitës në ambientet e laboratorit dhe inspektimit të entiteteve ekzaminuese u ndal në rëndësinë e kontrollit të barnave dhe benefitet që rrjedhin nga ky akreditim. “Është një proces i gjerë dhe i gjatë pune dhe përpjekjesh për të arritur deri këtu, për të kapur standardet dhe sigurisht për të garantuar…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi një artikull të medias BIRN, pasi mori një prononcim për arrestimin e Erion Veliajt. Në artikullin e titulluar ”Edi Rama: SPAK ka dalë nga shinat, Veliaj nuk do të shkarkohet”, kryeministri thotë se deklarata e zyrës së shtypit është nxjerrë nga konteksti. Postimi i plotë nga Edi Rama Kjo frëngji është e një grupi që quhet Birn, i cili pretendon se lufton për të vërtetën dhe ndërkohë nxjerr nga konteksti brutalisht përgjigjen e zyrës së shtypit të kryeministrisë! Dhe tani ky titull i pavërtetë bëhet avaz kudo, e pastaj do thuhet se ai ka…
Analisti Ben Andoni ka komentuar ardhjen e Chris LaCivitas në Tiranë. Për të LaCivitas ka treguar se do të organizojë fushata politike. Ai shtoi se megjithatë uron që në Shqipëri mos të shtrihet dezinformomi në fushatë. ”Chris Civitas ka treguar se di të organizojë fushata politike. Civitas arriti që të sfumojë një politikan si John Kerry. Uroj që në Shqipëri të mos shtrihet dezinformomi. Dezinforimimi është problem tek ne. Pjesa më e rëndësishme është edhe pjesa e financimeve për Civitas”.
Posta për votën e Diasporës do të paguhet nga shteti. Numërimi i fletëve të votimit të shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, do të bëhet me komisionerë partiake. Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të martë ndryshimet në Kod Zgjedhor, që do të hidhen për votim të enjten në seancë plenare. Nga ana tjetër, u rrëzua kërkesa e Partisë Demokratike, e cila kërkoi që Diaspora të votojë dhe me karta identiteti të huaja.
Mario Përlleshi i mituri që i mori jetën Martin Canit, do të dalë në gjyq si ai akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”. Nga ana e Prokurorisë së kryeqytetit është vendosur të ndahen aktet e këtij procedimi, sa i përket atyre që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.P., i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe…
Rozana dhe Loredana janë përfshinë në një debat të fortë lidhur me Jozin. Këngëtarja e kritikoi ashpër Loredanën për marrëdhënien e saj me Jozin, duke e cilësuar atë si një dhunues psikologjik. ”Si do të ndiheshe nëse i dashuri yt të thoshte ”ti shkon karrige më karrige”? A e kupton tani me kë ke qëndruar gjithë këtë kohë?”, e pyeti Rozana. Loredana e cila pranoi se po e shihte situatën më qartë, u shpreh se ende e kishte Jozin në zemër, por nuk mund të vendoste kapakun dhe të mbyllte çdo gjë. Në këtë moment, Rozana reagoi edhe më ashpër.…
Në një reagim për rrjetin e gazetarëve BIRN, Rama i ka dalë në mbrojtje kryebashkiakut të Tiranës. Për të Erion Veliaj do të qëndrojë në detyrë. Rama e cilëson ndalimin e tij në shkelje të standardeve demokratike. Për të dosja hetimore ngjan me një roman voluminoz mbi gërmimet e kryera në jetën e tij dhe të bashkëshortes së tij. Rama tha se në dosjen e Veliajt nuk ka një çështje konkrete korrupsionit. ”Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra. Nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë…