Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Laboratori i Kontrollit të AKBPM-së me akreditim ndërkombëtar ISO, Koçiu: Garantojmë cilësinë e barnave në tregun shqiptar

16:22 / February 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
f925726f 511d 404b 91c4 0f1cc0099f99
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Laboratori i Kontrollit pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore është akredituar në 31 janar 2025 nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, duke marrë certifikatën ISO 17025:2017 si i vetmi laborator testues barnash i akredituar në Shqipëri sipas këtyre standardeve.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu gjatë vizitës në ambientet e laboratorit dhe inspektimit të entiteteve ekzaminuese u ndal në rëndësinë e kontrollit të barnave dhe benefitet që rrjedhin nga ky akreditim.

“Është një proces i gjerë dhe i gjatë pune dhe përpjekjesh për të arritur deri këtu, për të kapur standardet dhe sigurisht për të garantuar cilësinë e barnave që hyjnë në tregun shqiptar e përdoren nga popullata”, u shpreh Koçiu. Laboratori i Kontrollit të Barnave është e vetmja strukturë e kontrollit të cilësisë së barnave në Shqipëri dhe pajisja e tij me këtë akreditim ndërkombëtar vendos një standard të munguar duke garantuar kështu rezultate laboratorike të besueshme, të sakta dhe transparente.

Me implementimin e pajisjeve të reja dhe indekset e akreditimit ndërkombëtar pritet që për vitin 2025 të dyfishohet numri i analizave dhe zgjerohet gama e tyre, duke realizuar analiza për kategori barnash që nuk janë kryer ndonjëherë, si psh. ato citostatike (tumorale), imunoterapitë dhe gjithë kategoritë e tjera të produkteve farmaceutike, duke aplikuar procedurat e Farmakopesë Europiane.

Albana Koçiu barna
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

14:53 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.