Shiste Kokainë dhe Cannabis në doza, nga banesa e tij, në lagjen “Afrim i Ri”, arrestohet 28-vjeçari, me precedent në këtë fushë. Në pranga edhe një 30-vjeçar, si dhe në hetim 4 shtetas, blerës të dozave të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 508 gramë Kokainë dhe qindra doza Cannabisi, me vlerë në treg rreth 90 000 euro. Gjithashtu, sekuestrohen pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 8 celularë dhe 2 automjete. Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi implikimin e një shtetasi në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve…
Author: tirana
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se armëpushimi mes Izraelit dhe grupit militant Hamas është i brishtë, sepse është një organizatë terroriste që ka rrëmbyer, vrarë, përdhunuar dhe shkatërruar të pafajshëm. “Pra, ju nuk keni të bëni këtu me një vend që funksionon sipas ligjeve të luftës ose të ndonjë ligji fare. Pra, është një armëpushim shumë i brishtë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë të shtunën,” i tha Rubio News Nation, tha Departamenti i Shtetit. Sipas tij, presidenti amerikan Donald Trump ka qenë shumë i qartë se dëshiron të lirojë pengjet. Kur u pyet nëse i…
“Ky është telegrami im i ngushëllimit, por unë dhe ju ne dhe PS nuk tërhiqemi me çfarëdo lloj çmimi dhe kostot. Fatura është këtu, baltë baltë baltë. Çeta e hajdutëve edhe pse jemi një çetë hajdutësh që kap hajdutë, ndihmon në kapjen e hajdutëve prap çeta e hajdutëve është. Kokën lartë, shtrëngoni dhëmbët dhe në 11 maj na duhet flakë në çdo kuti votimi. Mavia duhet të bëhet e kuqe, mavia duhet të bëhet flakë, siç i ka qejf Braçja, tërmet nga poshtë dhe flak nga lartë. Mandati i katër do të jetë mandati i standardeve. Vetëm përpara”-u shpreh Rama…
Lituania, Letonia dhe Estonia ishin të lidhura me rrjetin rus deri të dielën (09.02). Kalimi nga elektriciteti rus tek ai i BE-së është një tjetër shenjë e besimit tek Unioni, duke e harruar të kaluarën sovjetike. E diela e kaluar shënoi nisjen e një epoke të rë për shtetet Baltike të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, të cilat i dhanë fund varësisë ndaj rrjetit elektrik rus 10 muaj më herët nga ç’ishte planifikuar. Fikja e rrjetit është më së shumti simbolike, pasi të trija vendet nuk kanë blerë energji elektrike ruse ose bjelloruse që nga maji i vitit 2022. Konsumatorët nuk…
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kroacinë, duke shkaktuar shqetësim të madh në rajonet përreth. Sipas njoftimit të Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare (EMSC), tërmeti kishte një magnitudë prej 5.0 të Shakllës së Ritherit dhe ka ndodhur në orën 18:43. Zona e goditur ka përfshirë rrethinat e Zaës, Posedarën dhe një pjesë të Likanisë. Raportimet nga qytetarët dhe mediat kroate, thonë se tërmeti ka qenë kaq i fuqishëm sa shumë njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre. Dëshmitarët kanë përshkruar valën e goditjes si një shpërthim të fortë dhe një ndjenjë të fuqishme dridhjeje. Në qytetin e Zarës, dridhjet kanë zgjatur…
Kryeministri Edi Rama, vuri në pikëpyetje veprimtarinë e SPAK, kur pyeti nëse “pavarësinë do e përdorë për të bërë drejtësi apo do të bëjë politikë”. Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, ku kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka sqaroi pozicionin e saj pasi u mor në hetim nga SPAK, Rama ngriti shqetësimin nëse “do t’ia dalim ta bëjmë të pakthyeshme reformën në drejtësi”. “E fundit, që kam është një ngushëllim për veten time dhe për ju bashkë me mua, që i keni hyrë detit në këmbë, që është mirë ta ndaj me ju. Kemi marrë përsipër të jemi…
“Janë intimiduar njerëz, i kam takuar unë, kam folur unë me ta. Dhe pse, pa asnjë lidhje me Erionin! Për shkak se janë njerëz me lidhje në botën e artit, dikush më ka thënë se një artist është në gjendje të rënduar psikologjike, e njoh kur është, një personalitet. E kam kërkuar, nuk kishte telefon, ia kishin marrë telefonin. E kam marrë me telefonin e gruas dhe kam dëgjuar një grua që vetëm qante. Jam takuar me të, më ka ardhur turp mua kur kam menduar që sot jam kryeministër dhe ndjehem i pafuqishëm karshi një rasti dhe personi që…
Sot në orën 8:30 minuta Gjykata e Posaçme nisi seancën verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash. Seanca u shty për orën 13:30, pasi avokatët kërkuan të njihen me dosjen. Në të njëjtën seancë janë edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha .
Gjatë orëve të vona të natës që lamë pas pothuajse në të gjitha lokalet dhe automjetet që qarkullonin në rrugët e qytetit Peqinit janë ushtruar kontrolle të imtësishme nga policia. Këto kontrolle kanë patur si qëllim kapjen e personave që mbajnë me armë zjarri pa leje dhe që shpërndajnë lëndë narkotike. Në fokus të kontrolleve ishte edhe kapja e atyre personave të cilët janë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Burime jo zyrtare bënë me dije se kohët e fundit në Peqin janë shtuar kontrollet që synojnë identifikimin dhe kapjen e personave që kanë probleme me ligjin.Ndërkohë…
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Kryesinë e Kuvendit në dëgjesën e Grupit Parlamentar me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka. Bushka, është vënë nën hetim nga SPAK pasi akuzohet se ka penguar zbulimin e së vërtetës lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt. Rama i ka dalë në mbrojtje Bushkës dhe tha se është e papranueshme që deputetja e ka marrë vesh nga televizioni lajmin që po hetohet. Rama: Qëndrimi ynë lidhur me mbështetjen pa rezevra të drejtësië, institucioneve që kanë detyrë të bëjnë luftë kunër…
Zbardhen ndryshimet në Kodin Zgjedhor të dakortësuara dje në Komisionin e Ligjeve. Këto ndryshime parashikojnë disa lehtësi në lidhje me votën e diasporës dhe kandidatët në listën e hapur. Ndryshimi i parë është që pagesën e postës per diasporën do ta bëjë qeveria.Listat e kandidatëve për deputet do të depozitohen 10 ditë më herët ne KQZ në datën 12 mars, ndryshimi i tretë është që numërimi I votës së diasporës të bëhet nga dy partitë e mëdha. Nga ana tjeter PS e PD ranë dakord që të bëjnë disa ndryshime në lidhje me kandidatët ne zgjedhje. Duke qenë se lista e kandidatëve…
Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj është transferuar nga Blloku i Sigurisë drejt GJKKO, aty ku do të njihet me masën e sigurisë. Teksa futej në ambientet e gjykatës, qindra mbështetës të kryebashkiakut Veliaj janë mbledhur pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në këto momente ka nisur seanca verifikuese ndaj kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa të dyshuar për korrupsion në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe pastrim parash. Në të njëjtën seancë janë edhe biznesmeni Elman Abule, i dyshuar për pastrim parash dhe pesë të tjerët detyrim paraqitje që janë Gentian Sula, Fatmir Bektashi,…