Author: tirana

Zbardhen detaje nga seanca me dyer të mbyllura për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Erion Veliajt në GJKKO. “Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”,-tha Veliaj. Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës,…

Read More

Pas deklaratave që Egli dëgjoi nga Gjesti dhe Xheneta, ka vendosur të ndryshojë krevatin dhe të mos flejë më me të. Por këngëtari nuk mbeti pa reagim. ”Paska ndryshuar krevatin Egli, më ka lënë zemrën këtu. Po më pëlqen kjo atmosferë, të shtihem pak tani e të shoh çfarë ndodh natën. Eh moj Egli Tako çfarë na bëre”,-tha Gjesti. ”Nuk kena me u pa mo bashkë, shpirti im e di po plas”,-ka nisur të këndojë Gjesti.

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në takim drejtuesen e Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri, Giulia Re. Në këtë takim, Re shoqërohej nga drejtuesja e projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes nga Diskriminimi”, Iva Çoku, i cili zbatohet në Shqipëri. Ata vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve që drejtojnë dhe diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit dhe trajnimin e punonjësve të Policisë në të gjithë vendin, në kuadër të projektit kundër diskriminimit. Re e ka cilësuar Policinë e Shtetit si një partner të rëndësishëm në luftën kundër diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes. Ajo…

Read More

Elodi, Brunori Sas, Giorgia, Lucio Corsi, Simone Cristiçhi dhe Achille Lauro janë këngëtarët më të vlerësuar nga gazetarët televizizë dhe web në mbrëmjen e parë të Festivalit të Sanremos. Festivali erdhi nën moderimin e Carlo Conti, Antonella Clerici (Kleriçi) dhe Gerry Scotti në një mbrëmje vërtet emocionuese. Mesazhi i Papa Françeskut për muzikën, e cila sipas tij “është bukuri dhe instrument paqeje”. Suksesi i natës së parë të Sanremos tashmë është i konfirmuar. Kanë qenë 12.6 milionë shikues, që ndoqën natën e parë të Festivalit, që këtë vit shënon edicionin e tij të 75-të.

Read More

Pas Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka reaguar sot edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Kjo për fjalët mbi gjyqtarin e çështjes së arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. . KLP thekson se mbështet punën e pavarur të prokurorëve dhe kërkoi nga të gjithë aktorët që të respektojnë integritetin profesional të prokurorëve. ”Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”, thuhet ndër të tjera. Deklarata e plotë Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së…

Read More

Mevlan Shaba ka pranuar se i ka dërguar mesazh në ”Big Love” ish-partneres Livia Brunga. Ai tha se e ka bërë për të përkrahur atë në këtë moment të lojës. Banorja ndërkohë u prek tha filloi të qante me të marrë këtë sinjal nga ish-partneri. Në një intervistë për Top Albania Radio, Mevlani tha se banorët brenda nuk dihet t’ia përmendin këtë gjë. ”Dëgjo, do t’ia nis pak te pjesa që the që sigurisht që Livia do ta përmendte. Unë mendoj ishte më mirë që kjo histori të mos përmendej fare brenda. Duke qenë se të gjithë banorët shohin lajme…

Read More

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se pas zgjedhjeve në Kosovë pret një qeveri stabile. Për të NATO-ja do të punojë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Ai e ka thënë këtë në një konferencë me gazetarët, ku ka folur për takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare, që zhvillohet të enjten në selinë e kësaj aleance në Bruksel. “Ky ka qenë një proces demokratik. Ajo që ne kuptojmë është se i kemi rezultatet fillestare, por ende po vazhdon numërimi i votave dhe do t’i kemi edhe rezultatet finale. Bazuar në rezultatet deri tash duket…

Read More

Analisti Martin Leka ka folur për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. “SPAK duhet ta argumentojë me prova dhe fakte dhe ti lëmë akuzat e tjera”, tha Leka në Report TV. Për të SPAK duhet të vërtetojë akuzat ndaj Veliajt, pasi përndryshe po vepron me dy standarde. “Ose SPAK duhet të vërtetojë me prova, por jo me prova që i nxjerr me fletushka për publikun në mënyrë jo ligjore. Të informohet publiku për provat që ekzistojnë. Nëse është e vërtetë, Rama të harrojë 800 mijë vota që kërkon. Nëse nuk provohet është rënia e SPAK dhe Rama do ti…

Read More

Spitali i kampit Mae La në Tajlandë u detyrua të mbyllë dyert, pasi Trump urdhëroi një ngrirje 90-ditore të ndihmës ndërkombëtare. Kjo ka shkaktuar një tronditje të madhe në komunitetin e refugjatëve. Mae La është kampi më i madh dhe spitali i tij i financuar nga SHBA është burimi i vetëm i kujdesit shëndetësor për më shumë se 37,000 njerëz që jetojnë aty. Punonjës të shumtë të ndihmës në veriperëndim të Tajlandës përshkruan panik të gjerë dhe hutim pas pezullimit të papritur të ndihmës. Më shumë midis atyre që ofrojnë shërbime jetike për disa nga njerëzit më të pambrojtur dhe…

Read More

Sali Berisha përsëriti sot qëndrimin në drejtim të institucioneve të drejtësisë ku theksoi se ka denoncuar dhe denoncon SPAK-un si një organizatë kriminale. ”Me këtë nuk nënkuptoj çdo punonjës në atë institucion, por nënkuptoj ata prokurorë që mbyllin krime, ata prokurorë që me dokumente zyrtare gjobisin kriminelë, vrasës për t’ua lehtësuar dhe manipuluar dosjet”,-tha Berisha. Sa i takon Reformës në Drejtësi, Berisha nënvizoi se kur Partia Demokratike të vijë në pushtet do të angazhojë institucionin më serioz në botë, më të ditur në ligjbërje, më të aftë, që është Komisioni i Venecias. ”Ne kemi filluar njëfarë pune sa për dijeni,…

Read More

Kryeministri Edi Rama vijon me deklarata për çështjen ”Veliaj”. Këtë herë mesazhin e ka për kundërshtarët, për PD-në, ku i drejtohet me fjalët që ”nuk ka asnjë shans që ne të bëhemi pjesë sharjeshpifjeve nokturne për çështje të drejtësisë”. Po ashtu Rama nënvizon se askush nuk ka për ti tërhequr dot në debate politike për SPAK-un e për GJKKO. Postimi i plotë nga Edi Rama Kanalet kërkuaka debate PS-PD për rastin e Erionit, pra nuk paskan kuptuar akoma se ne kemi kaluar nga pesë vjet heshtje në një fazë të re, kur do t’i japim vetes të drejtën të bëjmë…

Read More

Hëna e plotë e dytë e vitit, e njohur si Hëna e Dëborës, do të shfaqet në kohën e duhur për Ditën e Shën Valentinit. Shkurti është gjithashtu muaji ideal për të parë Venusin, planetin e emëruar sipas perëndeshës romake të dashurisë, pasi këtë muaj ai shkëlqen më fort se kurrë, sipas NASA-s. Kur do të ndodhë Hëna e Dëborës në 2025? Sipas NASA-s, Hëna e Dëborës do të arrijë kulmin e saj më 12 shkurt 2025. Sipas Old Farmer’s Almanac, hëna e plotë e shkurtit u quajt Hëna e Dëborës për shkak të reshjeve të mëdha të borës që…

Read More