Prokuroria e Posaçme ka reaguar për dosjen për Erion Veliaj cilësohet si një person ”i dënuar” në gjendjen gjyqësore. SPAK tregon si ka ndodhur lapsusi. Për kryetarin e bashkisë së Tiranës, ky gabim është provë e asaj që e quan ”paçavure e kurdisur” nga prokurori Ols Dado. Reagimi i plotë nga SPAK Në lidhje me pretendimet e shtetasit nën hetim Erion Veliaj sa i takon gjendjes së tij gjyqësore, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron se: Në kërkesën për “Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit personal”, drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në konferencën e Sigurisë në Mynih. Kreu i qeverisë do të ketë një takim me kryeministrin e landit të Bavarisë, Markus Soder. Takime me drejtues organizatash dhe kompanish, që veprojnë në fushën e sigurisë kibernetike dhe asaj globale. Rama do të jetë pjesë e panelit me temë “Përtej konfliktit: Vlerësimi i rrugëve dhe pengesave për paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme” bashkë me kancelarin e Austrisë dhe ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite. Kreu i qeverisë do të jetë i pranishëm edhe në panelin me temë “Zgjerimi i BE” , së bashku…
Vetëm dy ditë pas incidentit të ndodhur në spitalin e Peshkopisë, dikasteri i Shëndetësisë ka shkarkuar drejtoreshën Irini Shehu. Shefi i financës denoncoi në Polici dhunën që ushtroi eprorja ndaj tij, madje ai mori ndihmë mjekësore pasi u gjakos në fytyrë. Po ashtu sot infermierë dhe mjekë të këtij spitali publikuan mesazhe aspak normale me Shehun. Irini Shehu është sakaq edhe kryetare e këshillit bashkiak Dibër.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini inspektoi sot punimet që vijojnë për ndërtimin e korpusit modern të Laboratorëve të Referencës Kombëtare pranë ISHP-së. Gjatë vizitës në kantierin e punimeve në ISHP, ministrja Koçiu si dhe shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino folën për situatën nga meningjiti në vend. Koçiu nënvizoi se nuk ka vend për panik edhe pse prindërit me të drejtë shqetësohen. Për të autoritetet shëndetësore kanë marrë të gjitha masat që nga shfaqja e rastit në një shkollë në Durrës ku brenda 24 orëve…
Analisti politik Shpend Gashi ka analizuar pasojat politike pas arrestimit të Veliajt. Gashi e përshkroi Bashkinë e Tiranës si një kështjellë kyçe për PS dhe theksoi rëndësinë e rolit që Veliaj ka pasur për suksesin elektoral të PS-së. ”PS është shumë më e fortë se PD, por është plagosur. Bashkia e Tiranës është si kalaja e Krujës. Veliaj ishte një makineri votash. Sesi do e menaxhojë Rama mungesën e Veliajt për të maksimizuar votën, i mbetet atij. PS është më e fortë se PD prej pushtetit. Por Bashkia e Tiranës është si Kalaja e Krujës. Erion Veliaj duhet ta pranojmë…
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini bëri të ditur se ka vetëm një rast të raportuar me meningitin meningokoksik në Durrës dhe se situata nuk është alarmante. Tomini tha se situata po monitorohet dhe se rasti është i shtruar pranë Shërbimit të Sëmundjeve Infektive. “Aktualisht nga të gjitha strukturat që po monitorojnë situatën epidemiologjike, por jo vetëm rastet me meningjit, por dhe situatën epidemiologjike në përgjithësi dua t’ju deklaroj se kemi vetëm një rast të vetëm, të raportuar në drejtim të menigjitit meningokoksik të shkaktuar Nisseria Meningitis”. Në një intervistë për mediet, Tomini shtoi se “dua të qetësoj…
Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 47 deputetë, pa numërimin e votave të diasporës, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. PDK pritet të sigurojë 25 deputetë, LDK 20 deputetë dhe koalicioni AAK-NISMA me 8 ulëse. 10 mandate janë të garantuara me Kushtetutë për komunitetin serbë dhe 10 të tjera për komunitetet pakicë të tjera. Analistët politik rendisin pesë skenarë të mundshëm për krijimin e një qeverie, që po ashtu presin të jetë e brishtë, me shumicë të thjeshtë prej 61 votash. Kurti ka deklaruar se do e formojë qeverinë i vetëm pa opozitë, e këta të fundit…
Papa Françesku është shtruar sot në spitalin e Romës. Kjo për shkak të bronkitit dhe problemeve me frymëmarrjen prej më shumë se një jave. “Papa Françesku 88 vjeç u dërgua në spitalin Gemelli të Romës për te kryer ekzaminimet e nevojshme diagnostike”, tha zëdhënësi. Papa i është dashur vazhdimisht të ndryshojë programin e tij për arsye shëndetësore. Ai vuan nga probleme të frymëmarrjes veçanërisht në dimër.
17-vjeçarja Irsa Muçollari vrau veten, dhe dyshohet për shkak se bullizohej nga bashkëmoshatarët. Sociologu Gëzim Tushi, thotë se intensiteti i këtij fenomeni këto kohë në shoqërinë shqiptare është shumë i lartë mes adoleshentëve. ”Fenomeni i ngacmimit ka ekzistuar edhe para 35 vjetësh. Edhe atëherë fëmijët ngacmojnë njëri tjetrin. Por sasia dhe intensiteti ishte verbal, kurse tani janë komplekse. Nuk krahasohet kjo tendence dhe sasi, nuk kam statistikë. Para 35 vjetësh vështirë të ketë humbur dikush jetën prej bullizimit. Kurse tani sasia e fëmijëve dhe adoleshentëve që kanë humbur jetën prej bullizimit është në rritje. Fenomen shqetësues. Limfa e bullizimit po…
Situata mes Eglit dhe Gjestit është tensionuar ndjeshëm, duke sjellë një moment të rëndë emocional për banoren. Pavarësisht përpjekjeve të saj të vazhdueshme për të komunikuar me të, Gjesti ka zgjedhur ta injorojë plotësisht. Ky qëndrim i ftohtë ka ndikuar ndjeshëm tek Egli, e cila nuk ka mundur të përmbajë emocionet. Teksa ndodhej në dhomën e grimit, ajo shpërtheu në lot në krahët e Rozana Radit. ”Kam tre ditë që mezi marr frymë në këtë shtëpi. A ka shpirt ky njeri? Ka tre ditë që dua të iki”. Gjesti vazhdonte të qëndronte indiferent, i ftohtë dhe i largët, duke hekurosur…
Futbollisti koreano-jugor Hwang Ui-jo është dënuar me një vit burg me kusht pasi filmoi në mënyrë të paligjshme skena seksuale me një grua, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap. 32-vjeçari, ish-sulmues i Norwich City dhe Nottingham Forest, luan aktualisht për klubin turk Alanyaspor. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e kombëtares së Koresë së Jugut, por u pezullua në vitin 2023 pas akuzave kundër tij. Gjykata e Seulit deklaroi se “duke marrë parasysh seriozitetin e efekteve të dëmshme shoqërore të filmimeve të paligjshme, është e nevojshme që [Hwang] të ndëshkohet rreptësisht.” Megjithatë, u theksua se Hwang kishte shprehur pendesë dhe se videot…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar atë si “Bufin e Kënetës”. Në një postim në rrjetet sociale, Rama përshkruan këtë shpend si një qenie që “plaçkit foletë”, jeton mes zvarranikëve dhe grumbullon helme, duke e bërë të rrezikshëm edhe për të tjerët. “BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë…