Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 61 të Sigurisë, (MSC) që mbahet në Mynih në datat 14 – 16 shkurt, me pjesëmarrjen e liderëve botërore për të diskutuar mbi sfidat e politikës globale të sigurisë, nën drejtimin e Kryetarit të Konferencës së Sigurisë Christoph Heusgen. Programi, me fokus në sfidat globale të sigurisë, përfshirë qeverisjen globale, qëndrueshmërinë demokratike, sigurinë klimatike dhe shumë tema të tjera. Në ditën e dytë, debati do të përqendrohet në gjendjen e rendit ndërkombëtar, krizave dhe konflikteve rajonale. E ardhmja e partneritetit transatlantik do…
Author: tirana
Mbi 165 mijë emigrantë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve janë miratuar rreth 132 mijë aplikime, ndërsa u është refuzuar kërkesa mbi 33 mijë emigrantëve për shkak të gabimeve në aplikim apo mungesës së dokumentacionit. Më së shumti janë refuzuar aplikimet nga Italia, ndjekur nga Greqia dhe Gjermania, për shkak të adresave të paqarta ose të gabuara, ndërsa numri më i lartë i kërkesave për regjistrim vjen nga emigrantët e qarkut të Tiranës dhe të Fierit.
Sipas një raporti të kompanisë amerikane te udhëtimeve “Expedia”, 63% e turistëve thanë se do të preferonin të vizitonin destinacione më pak të njohura dhe më pak të mbushura me njerëz në vitin 2025, shkruan Jennifer Allen në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane “Seattle Times”. “Expedia” anketoi 25 000 njerëz nga 19 vende të ndryshme. Numri i turistëve amerikanë që planifikojnë të vizitojnë destinacionet e njohura këtë vit ka regjistruar një rënie prej 37%, duke i dhënë përparësi qyteteve të vogla evropiane – si çelësi për përvoja të reja kulturore të personalizuara. Janë shfaqur shqetësime për turizmin…
Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka vlerësuar figurën e diplomatit dhe publicistit të njohur Shaban Murati, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 79-vjeçare. Në një mesazh ngushëllimi, Topi e cilësoi Muratin si një nga njohësit më të thellë të politikave rajonale dhe ndërkombëtare, duke e përshkruar si një vizionar largpamës dhe kurajoz. “Shaban Murati ishte një nga njohësit më të mirë të politikave në Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Një vizionar me mendim të qartë këshillues politik dhe diplomatik, gjithnjë në përputhje me interesat më të larta të shtetit dhe kombit,” u…
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë: Lidhur me shkresën e përcjellë dhe të bërë publike, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për situatën e datës 12.02.2025, rreth godinës së Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës bën me dije se: Së pari, kjo është një praktikë që nuk ka ndodhur më parë, që organet ligjzbatuese komunikojnë përmes mediave ndërkohë që kanalet institucionale të komunikimit kanë qenë jo vetëm mëse të mjaftueshme, po edhe plotësisht efikase. Për natyrën dhe qëllimet e punës…
Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të kthehen në atdhe dhe të investojnë në Shqipëri. Në podkastin “Flasim”, Rama theksoi se vendi ka ndryshuar dhe është gati të mirëpresë ata që duan të kontribuojnë me përvojën dhe njohuritë e tyre. Rama u shpreh se shpesh perceptimi për Shqipërinë është i errësuar nga lajmet negative, por realiteti është ndryshe: “Shqipëria nuk është zi, jemi një vend tjetër. Sot vendi është i gatshëm të presë shumë më tepër emigrantë mbrapsht. Kush nuk provon, nuk realizon atë që dëshiron”, tha kryeministri. Duke folur për përpjekjet kundër korrupsionit, Rama theksoi…
Duke kujtuar se data katër mars është afati i fundit, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve të Diasporës të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 1 majit. Në podcastin “Flasim” të kësaj të shtune, ku të ftuar kishte një shqiptar që ka emigruar në Greqi, Rama foli për rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e parlamentare. “Data e fundit e regjistrimit është katër marsi, kush dëshiron, duhet të nxitojë të regjistrohet. Dhe mirë është që të regjistrohet. Shqiptarët e Greqisë dhe Italisë janë dëshmitarë të shumë ndryshimeve që kanë ndodhur, mbi të gjitha janë dëshmitarë të ndryshimit të reputacionit…
Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina ka pak shanse për t’i mbijetuar luftës me Rusinë pa mbështetjen ushtarake të SHBA-së. Presidenti ukrainas dha një intervistë për median amerikane NBC News, e cila pritet të publikohet të dielën, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih. “Me siguri do të jetë shumë, shumë, shumë e vështirë. Sigurisht, në çdo situatë të vështirë ka shpresë. Por ne do të kemi pak shanse për të mbijetuar pa mbështetjen e SHBA-së”, tha Zelensky Zelensky në një fragment të intervistës që u publikua. “Nuk dua të mendoj për” luftën kundër Rusisë pa mbështetjen amerikane. Nuk dua…
Këtë fundjavë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh përgjatë Ultësirës Perëndimore. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në veriperëndim në orët e mëngjesit e në pjesën tjetër të karakterit lokal, në jugperëndim nga orët e mesditës reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Të dielën, moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira mesatare të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të…
Në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas-Librazhd gjatë mesnatës ka ndodhur një aksident i rëndë. Burime jo zyrtare bënë me dije se në vendin e quajtur Pishkash në Njësinë Administrative Qukës rreth orës 00.10 janë përfshirë në aksident një autoveturë dhe një kamion. Automjeti tip “Benz” me drejtues një 34-vjeçar është përplasur me kamionin, me drejtues një shtetas nga Maqedonia e Veriut. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën një grua dhe ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë drejtuesi i makinës. I plagosuri është transportuar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit.Ndërsa viktima…
Dashi Urani do ju stimulojë edhe më shumë dhe do ju ndihmojë të tregoheni më të duruar kurdoherë. Nëse keni një lidhje do arrini ta përmbani veten edhe në momentet më acaruese dhe do zgjidhni të flisni hapur me partnerin për ato që nuk do ju pëlqejnë. Ju beqarët do keni flirte pafund, por asgjë të rëndësishme. Ende nuk ka ardhur koha që ju të bëni ndryshimin e statusit. Në punë do e arrini gjithçka me lehtësi, kjo falë mjedisit që keni krijuar më parë dhe falë maturisë që do tregoni. Sektorin financiar nuk duhet ta lini pas dore edhe…
Presidenti Bajram Begaj bën thirrje për një bashkëpunimin më aktiv dhe konkret mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në ceremoninë e pritjes të organizuar nga ambasada e Kosovës në Tiranë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Begaj tha se dy qeveritë duhet të fitojnë kohën e humbur në të mirë të interesit të qytetarëve ”Dëshiroj të nxis bashkëpunimin më aktiv dhe konkret, sidomos në fushën ekonomikemidis dy qeverive dhe institucioneve tona, bashkëpunim që duhet të tejkalojë politikat e ditës dhe pengesat burokratike dhe që sjell më shumë shkëmbime dhe përfitime për qytetarët e dy vendeve tona. Ne duhet të fitojmë…