Author: tirana

Katër persona janë arrestuar nga policia në qytetin e Shijakut dhe një tjetër është shpallur në kërkim si anëtarë të një grupi i cili kryente grabitje në Tiranë e Durrës. Bëhet fjalë për shtetasit Donald Subashi, Denis Marku, Elvis Muça dhe Artur Lama, ndërsa personi i shpallur në kërkim është 49-vjeçari Eneriko Zyle. Pas hetimeve janë dokumentuar katër vjedhje të kryer prej tyre në Sukth, në fshatin Bilalas dhe në Mullet, Tiranë si dhe vijon puna për dokumentin e një sërë vjedhjesh të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup.

Read More

“Nuk kuptova pse më kërkuat dëshpërimisht që të isha pjesë e këtij paneli për Lindjen e Mesme”. Kjo ishte ndër fjalitë e para që kryeministri shqiptar Edi Rama tha gjatë aktivitetit të zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, me titull: “Përtej konfliktit: Vlerësimi i rrugëve dhe pengesave që çojnë drejt paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, pasditen e së shtunës (15.02). Lufta në Gazë dhe konflikti Izrael-Palestinë ishte tema e këtij takimi, në të cilin njerëz nga politika, bota akademike, shoqëria civile dhe media kishin mbushur thuajse të gjithë sallën në “Amerikahaus” në Mynih. Në panel ishin lajmëruar…

Read More

LEZHË- Një 38-vjeçar është arrestuar për vjedhje dhe marrëdhënie seksuale me të mitur. Sipas policisë, nga hetimet e kryera ka rezultuar se 38-vjeçari Simon Gjoka është autori i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha në fshatin Gajush, vjedhje të ndodhura në javën e parë të muajit shkurt 2025, si dhe dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në fshatra të tjera ku vijon puna për dokumentimin ligjor të tyre. Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi dy automjete që shërbenin për transportimin e bagëtive të trasha që ky shtetas vidhte në fshatrat e Lezhës. Po ashtu, në telefonin…

Read More

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar se Evropa ka nevojë urgjente për planin e saj për Ukrainën dhe për sigurinë e saj. Kryeministri Tusk në platformën sociale X theksoi se “nuk ka kohë për të humbur”. “Evropa ka nevojë urgjente për planin e saj të veprimit për Ukrainën dhe sigurinë tonë, përndryshe lojtarët e tjerë global do të vendosin për të ardhmen tonë. Jo domosdoshmërisht në përputhje me interesat tona. Ky plan duhet të përgatitet tani”, shkroi Tusk. Komentet e kryeministrit polak i bëjnë jehonë atyre të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili në Konferencën e Sigurisë në Mynih…

Read More

Ka shkuar në 134,787 numri i emigrantëve të regjistruar dhe me të drejtë për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Sipas shifrave të publikuara nga KQZ, 33,375 emigrantëve u është refuzuar kërkesa, besohet kryesisht për gabime në plotësimin e aplikimit, për çka shpesh KQZ ka bërë thirrje për kujdes në ndjekjen e të gjitha hapave. Ajo që bie në sy është se interesi është i lartë te votueset femra pothuajse aq sa edhe te meshkujt, përkatësisht 59 me 40 për qind. Tre shtetet që kryesojnë listën nga ku është aplikuar janë: Itali 38.5%Greqi 28.1%Gjermani 11.2%SHBA 6.9 %Britani e…

Read More

Nëse mendoni se njohjet e reja bëhen ende nga mblesëritë e fisit apo nga gratë që mblidhen për kafe në shtëpitë e njëra-tjetrës, jeni totalisht jashtë mode! Sot, të rinjtë shqiptarë po i marrin gjërat vetë në dorë, duke bërë “mblesëri moderne” në Tinder dhe rrjete sociale. Por, kjo formë mblesërie kushton! Teknologjia ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si njerëzit lidhen me njëri-tjetrin dhe ky ndikim është më i dukshëm te njerëzit që takohen për qëllime romantike. Para ardhjes së internetit dhe aplikacioneve të takimeve, njerëzit përballeshin me mundësi të kufizuara për t’u takuar. Mjediset sociale tradicionale si puna, shkolla,…

Read More

“Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga shtetet evropiane të tregojnë se çfarë mund të kontribuojnë në aspektin e garancive të sigurisë për Ukrainën”, tha presidenti i Finlandës, në mes të përpjekjeve diplomatike në rritje për të gjetur mënyra për t’i dhënë fund luftës trevjeçare me Rusinë. Më herët, katër burime evropiane njoftuan se SHBA-ja kishte dërguar një dokument ku shtroheshin pyetje që përfshinin kontributet e mundshme të trupave në të ardhmen, me dy nga burimet që shtuan se ai ishte dërguar në fillim të kësaj jave, shkruan Reuters “Amerikanët u kanë ofruar evropianëve një pyetësor”, tha presidenti finlandez Alexander Stubb në…

Read More

DASHI Është koha të përqendroheni në ëndrrat tuaja dhe të besoni në veten tuaj. Universi ju mbështet në realizimin e projekteve tuaja. Në dashuri, ndiqni instinktet tuaja dhe lëreni veten të udhëhiqeni nga ndjenjat tuaja; një surprizë romantike mund të jetë në horizont. Në punë, jini proaktiv dhe të fokusuar; Idetë tuaja krijuese mund të hapin mundësi të reja profesionale për ju. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e diel 16 shkurt 2025) yjet favorizojnë mundësi të reja profesionale. Është koha ideale për të marrë iniciativa. Në sferën sentimentale, tregoni veten tuaj të vërtetë; Kjo mund të sjellë përfitime si…

Read More

SHQIPËRI- Një masë e ftohtë verilindore pritet të depërtojë gradualisht në vendin tonë duke sjellë rënie të temperaturave. Përsa i përket motit, zonat malore do të dominohen nga vranësira të dendura dhe ngrica në akset rrugore ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë pjesa tjetër e territorit. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim të vranësirave në ultësirën perëndimore duke ri-kthyer kthjellimet, por mbeten me vranësira të dendura zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera…

Read More

Një grup prej 16 vetash ishte mobilizuar për “kokën” e Durim Bamit, për llogari të ish deputetit Arben Ndoka, me financim të Ervis Martinajt. Vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, e kërkonte ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili kishte dyshime të forta se Bami kishte marë pjesë në vrasjen e vëllait të deputetit, Aleksandër Ndoka në Lezhë. Durim Bami i kishte kërkuar pajtim me Ndokën, por ai nuk e ka besuar, ndaj ka gjurmuar Durim Bamin për ta vrarë. Gjurmimi i Bamit është realizuar jo vetëm në zonën e Niklës por deri në Sarandë, ku ai ka pushuar. Ndërsa…

Read More

Një furgon është përfshirë nga flakët këtë të shtunë në rrugën e Kombit në segmentin Milot-Morinë. Mjeti ishte ngarkuar me vegla muzikore dhe drejtuesi ka arritur të dalë pa marrë lëndime sapo ka konstatuar flakët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që shkrumboi furgonin ndërsa zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

Read More

Zv.Presidenti i SHBA-së, JD Vance, mbajti dje një fjalim të fortë në Mynih ku liderët europianë ishin mbledhur në Konferencën e Sigurisë. Ai u shpreh se kërcënimi Europës nuk i vjen as nga Rusia dhe as nga Kina, por nga breda saj. Nënpresidenti amerikan u bëri gjithashtu thirrje udhëheqësve evropianë që te rrisin në mënyrë të ndjeshme shpenzimet për mbrojtjen e kontinentit, teksa Amerika siç tha ai, përqendrohet në zonat e botës që janë në rrezik të madh. Nga JD Vance, zv.President i SHBA Një nga gjërat për të cilat doja të flisja sot janë, sigurisht, vlerat tona të përbashkëta.…

Read More