Një nga avokatet e të pandehurve në sallën e gjyqit të GJKKO, pretendoi se u kërcënua me jetë nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. Avokatja e Altin Ndocit mori fjalën dhe kërkoi të merren masa. Ajo kërkoi nga gjyqtarët që të dëgjonin audion e kërcënimit të Dumanit. ”Para se të ndëprisni seancën, lutem të dëgjoni procesverbalin audio të seancës. Teksa po flisnit i penduari më tha ”do merrem me ty, me ke ngelur ti pa vrarë”. Nuk mund të kërcënohemi kështu”.
Author: tirana
Disa versione të fletës së votimit për zgjedhjet e 11 Majit po merren në konsideratë nga KQZ. Ilirjan Celibashi ka hedhur për konsultim publik disa modele të cilat duhet të gjejnë dakordësinë e partive garuese. Për shkak të zgjedhjes preferenciale të kandidatëve, problem duket të jetë fleta e votimit në Tiranë, që në rastin më të mire tejkalon gjysmë metri. Ndryshimet në kodin zgjedhor e orientojnë KQZ që të miratojë një fletë që te përmbajë edhe emrat e kandidatëve për deputet, duke qenë se 2/3 e listës do t’i nënshtrohet votimit parapëlqyes. “Hapim mbledhjen. Qarku që parqet vështirësi logjistike në…
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi ka folur mbi situatën parazgjedhore në Shqipëri dhe arrestimet e fundi të eksponentëve politikë me urdhër të SPAK. Peleshi tha në një intervistë nga Korça se pavarësisht situatës politike dhe arrestimeve të SPAK, zgjedhjet e 11 majit do të mbahen në datën e caktuar, pa u ndryshuar asgjë. ”Asgjë nuk mund të cënojë datën e zgjedhjeve, pra zgjedhjet janë në 11 Maj, ftoj gjithë shqiptarët kudo që ndodhen këtu apo në diasporë, të votojnë, padyshim Partia Socialiste është për të votuar dhe vazhduar programin ambicioz qeverisës”, tha mes të tjerash Peleshi. -A…
Komuniteti rom i qytetit të Korçës doli në një protestë përpara gjykatës lidhur me akuzën e ngritur ndaj Dritson Kurtit, i cili rrezikon të dënohet deri në disa vite burg, pasi kreu marrëdhënie me një të mitur, me të cilën bashkëjetonte dhe solli në jetë një fëmijë. Kryetari i shoqatës së Komunitetit Rom të Korçës, Avni Kallo i ka kërkuar gjykatës lirimin e 21 vjeçarit pasi sipas tij, komuniteti rom e ka traditë martesën në moshë të re. Të njëjtën gjë kanë kërkuar gjyshja dhe bashkëjetuesja e Dritson Kurtit, të cilët duan që 21-vjeçari të lirohet nga burgu. ”Të lutem…
Në Gjykatë po zhvillohet me dyer të hapura seanca për “Plumbin e Artë, ku është radha e avokatëve që t’i drejtojnë pyetje dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Nurdein Dumani u pyet nga avokati i Gentian Sharrës për grabitjen e një argjendarie në Elbasan në vitin 2011, ku tregoi se ka bashkëpunuar me Talo Çelën dhe Ilirjan Fecin. Avokati: Çfarë bëtë pasi vodhët Dumani: U ngjitem lart, hoqëm çantat se mos kishin gjurmues dhe zbrazëm floririn mbi tavolinë Avokati: Tjetër? Dumani: Kemi shkuar me Benz 2500 dhe u kthyem me 2500 Avokati: Çfarë ngjyre kishte mjeti Dumani: Blu i errët Avokati:…
Sali Berisha: Sot thërret antimiting, thërret bashkinë në antimiting në ditën e zgjimit të shtatores së diktatorit. Ja ka mbath me autoblinda në ato kohë dhe kanë përfunduar në tunelet e Zallherit. I gjithë blloku, dikush në Dajt e dikush në Zall Herr. Ky tani mbledh patronazhistët që emër për emër do regjistrohen ju garantoj. Pjesëmarrja në atë miting përbën krim elektoral dhe krim shtetëror dhe po u thërret juve vetëm për të mbrojtur monumentin e tij të korrupsionit dhe drogës dhe mendon se do e kapërcejë. Ai është damkosur. U nis për Mynih më dha një paralajmërim mua do…
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjete sociale artikullin e “The Indipendent”, në të cilin e rëndit Shqipërinë mes pesë destinacione më të bukura për t’u vizituar. “Male të larta, plazhe të mahnitshme dhe ishuj që shkëlqejnë në detin Jon. Shqipëria, i premton të gjitha këto thesare dhe një larmi e madhe peizazhesh natyrore në një sipërfaqe toke më të vogël”, shkruante në artikullin e saj the independent. Më tej kryeministri vijon duke thënë se edhe Tirana është vlerësuar nga prestigjiozja “The Independent”, si kryeqyteti që të jep ndjesinë e kompensimit të kohës së humbur, merr jetë nga skena e…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka prezantuar disa nga masat kryesore të programit ekonomik të PD, duke e cilësuar atë si një përgjigje ndaj problemeve të akumuluara ndër vite. Kryedemokrati tha se një fokus tjetër i rëndësishëm është dhe formalizimi i turizmit. Sa i përket kujdesit shëndetësor, Berisha kritikoi modelin aktual të “shëndetësisë falas”, duke e quajtur atë një dështim. Ai premtoi dyfishim të buxhetit për shëndetësinë dhe garantimin e të njëjtave standarde mjekimi dhe ilaçesh si në vendet e rajonit. “Nuk mund të mungojnë më kurrë ilaçet si sot,” u shpreh…
Sali Berisha ka folur sot pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, duke vlerësuar procesin e primareve dhe duke theksuar rëndësinë e programit të PD për zgjidhjen e problemeve kryesore të qytetarëve. “Kam një falënderim për secilin që mori pjesë në këtë proces të primareve. Besimi i tyre te PD dhe vendosmëria për të ndërtuar ëndrrën më të bukur politike në këtë parti janë tregues të rëndësishëm,” u shpreh Berisha. Ai vlerësoi gjithashtu numrin e lartë të kandidaturave, duke e cilësuar si një dëshmi të besimit të shqiptarëve te Partia Demokratike.
Të paktën dy persona kanë vdekur pasi dy avionë të vegjël u përplasën në ajër pranë një aeroporti në Arizona, njoftoi policia vendase. Avionët ‘Cessna 172S’ dhe një ‘Lancair 360 MK II’, kishin nga dy pasagjerë secili në bord kur u përplasën në Aeroportin Rajonal Marana, në veri-perëndim të Tucson, tha Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit. Bordi i cili drejton hetimin për incidentin, tha në rrjetin “X” se bazuar në informacionet paraprake, avioni “u përplas ndërsa ishte kundër erës së pistës 12”, e cila është një nga dy pistat në aeroport. Ai shtoi se Cessna “u ul pa ndonjë…
Sali Berisha po ia del që mes një procesi që duhet të hapte PD, në fakt po e spastron nga eksponentët e pabindur. Primaret po refuzohen nga një pjesë e deputetëve, të njohur si mbështetës jo të doktorit, por kryesisht të Bardhit. Pas Helidon Bushatit dhe Ferdinand Xhaferajt, dy deputete, inaktive në parlament dhe politikë, Emilia Koliqi dhe Eralda Tase Bano konfirmojnë se nuk do të jenë pjesë e primareve. Arsyet sipas tyre janë personale, dhe jo politike. DEPUTETËT E PD QË REFUZOJNË PRIMARET HELIDON BUSHATIFERDINAND XHAFERAJEMILIA KOLIQIERALDA TASE BANOPETRIT DODA Kurse, deputeti i ardhur rishtazi në Kuvend, Petrit Doda,…
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka. Ky i fundit është marrë i pandehur për korrupsion dhe ushtrim ndikimi ndërsa emri i tij doli pas zbërthimeve te aplikacionit Sky ECC dhe Enchro Chat. Nga ana tjetër gjykata ka veçuar dosjen për tre personat e tjerë, mes të cilëve ish-oficerja e BKH, Erjona Daupaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi për shkak se nuk janë arrestuar ende nga policia dhe vijojnë të jenë në kërkim.