Dashi Gjatë kësaj të premteje do të keni mundësi që ta jetoni me më shumë intensitet raportin në çift. Edhe lidhur me punën mund të ketë sqarime por mund të përfshiheni edhe në bashkëpunime të reja. Është një fazë gjatë së cilës gjërat do të ecin përgjithësisht mirë. Demi Kjo ditë kërkon që të tregoheni më të kujdesshëm, për shkak se mund të përballeni me ndonjë pengesë. Venusi dhe Saturni do të vendosin në vështirësi një lidhje të konfirmuar. Mund të përballeni me momente stresi, për shkak të një lodhjeje psiko-fizike. Binjakët Kjo e premte do të jetë ideale për…
Author: tirana
Një deklaratë e fortë është bërë mbrëmjen e së enjtes në studion e emisionit “Top Story”. Ka qenë analisti Arjan Curri ai i cili ka pohuar se dy ditë më parë agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë “zbarkuar” në zyrën e një zyrtari shumë të lartë. Përpos këtij fakti, Curri vijoi duke thënë se një personazh me peshë në vendin tonë është arratisur. Sipas Currit ky politikan është larguar nga territori shqiptar. “SPAK po vepron tani sepse po kërcënohet për ekzistencën e tij, dhe ka një llogari për të dhënë ndaj amerikanëve dhe do i kërkojnë kokat e prera.…
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka hedhur poshtë deklaratat e bëra sot në seancë gjyqësore nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili tha se kanë grabitur banesën e dhëndrit të Dukës. Agron Duka u shpreh se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se nuk e di se si ka lindur ideja e Dumanit për të thënë se kanë grabitur banesën e dhëndrit. “Dhëndri im jeton prej vitesh në Angli me vajzën time dhe dy fëmijët e tyre, nuk është e vërtetë që i është grabitur banesa. Nuk e di si i ka lindur kjo ide.…
Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi kanë hyrë në një fazë të re me akuj të shkrirë dhe me një frymë tjetër ndërveprimi. Këtë e konfirmuan disa javë më parë të dy kryeministrat Rama e Mitsotakis në Tiranë, por shihet edhe në aspekte të tjera të bashkëpunimit dypalësh. Një prej tyre është edhe ai që ka nisur tashmë për çështjet e shërbimeve kadastrale. Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, priti në Tiranë një delegacion nga Greqia, i kryesuar nga zv.ministri për Qeverisjen Digjitale, Konstantinos Kyranakis, zv.ambasadori i Greqisë në Tiranë, Athanasios Astrakas dhe Presidenti i Kadastrës Greke, Stelios Sakaretsios. Në fokus të takimit…
Dasho Veizaj, i cili njihet edhe si ”Petalja më e bukur e trëndafilit socialist” për shkak të fjalimit, ka reaguar pasi u padit në SPAK nga ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria. Kjo pasi për të i riu në mënyrë të paligjshme është zhvendosur si votues në Himarë. ”Në Lushnjë kam ndjekur arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm, por kjo nuk ka ndryshuar kurrë vendbanimin tim ligjor, i cili prej 19 vitesh ka qenë Himara. Kjo është e drejta ime legjitime si qytetar shqiptar dhe askush nuk mund të më mohojë atë që ligji e njeh si të…
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se stabiliteti në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi, është në interes të të gjithëve dhe nuk sheh arsye të besojë që mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në aleancën ushtarake perëndimore. Ai këto komente i bëri gjatë qëndrimit në Bratisllavë të Sllovakisë, kur u pyet në një debat me student se a e sheh mundësinë e rifillimit të konfliktit në Kosovë, pasi ka pasur thashetheme se politika e re amerikane mund të çojë deri te largimi i tyre ushtarak. “Më lejoni të jem krejtësisht i…
Sali Berisha mori pjesë në takimin përkujtimor të Lëvizjes Dhjetor ’90, për rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha në shkurt të vitit 1991. ”Enver Hoxha është Hitleri shqiptar, vendosi mbi shqiptarët një diktaturë të 3-fishtë si asnjë diktator tjetër komunist”, u shpreh Berisha. Pjesë nga fjala Enver Hoxha, i krahasuar me shumë të drejtë në deklaratat e Parisit si Hitleri shqiptar i pasluftës, përveç burgosjes, internimit, persekutimit të qindra e mijëra shqiptarëve gjatë diktaturës së tij staliniste, përveç lojës së luftës së klasave, vendosi mbi shqiptarët një diktaturë të trefishtë si asnjë diktator tjetër komunist i asaj kohe. Më…
Kreu i PAA-së, Agron Duka tregon se do të kenë një deputet të sigurt në listat e mbyllura të PD-së, sipas marrëveshjes së bërë me aleatin në opozitë. Ai ngriti shqetësime për përçarjen e opozitës, sidomos fraksionet që i janë shkëputur PD-së. Që nga Lulzim Basha, Agron Shehaj, Enkelejd Alibeaj dhe të tjerë. Kjo përçarje për të do ti dëmtojë më 11 maj. ”Një kandidat i PAA do jetë në listat e mbyllura të PD. Largimi i Berishës nga largimi i PD e tronditi partinë, kurse te ne, jemi parti të vogla. Basha bëri taktika negative me lëvizjet e tij…
Të supozojmë se jemi rreth mesit të muajit mars, kur pritet të përfundojë saga e numërimit dhe e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Atëherë nis sfida e re, ajo e formimit të Qeverisë. Sipas njohësve të çështjeve politike, situatë më të paparashikueshme sesa kjo aktuale në Kosovë nuk ka pasur prej vitesh. Asnjëra parti nuk ka regjistruar fitore bindëse për të formuar e vetme Qeverinë, ndërsa bashkimi i forcave këtë herë duket proces i ndërlikuar. Cilat janë procedurat përpara? Presidentja Vjosa Osmani duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila duhet…
Pas PD, edhe PS-ja depozitoi pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kërkesa është firmosur nga kryetari i kësaj partie, Edi Rama së bashku me deklaratën e angazhimit solemn që e kërkon Kodi Zgjedhor. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri tani kanë depozituar kërkesë për t’u regjistruar në zgjedhje 13 parti politike përfshirë këtu edhe Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë. Partitë politike kanë afat për të kërkuar të regjistrohen si subjekte zgjedhore deri në datën 25 shkurt 2025.
Nga takimi me 6 mijë punonjësit e Bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet. Rama ka treguar për herë të parë se çfarë e bëri atë të futej në politikë dhe për të mos u larguar, siç thotë ai derisa ta çojë Shqipërinë në BE. ”Disa më pyesin ca dua unë akoma që nuk iki? Ca të tjerë përgjigjen: Nuk ikën ai se është i pangopur. Përgjigja është sa e thjeshtë aq edhe e pakundërshtueshme brenda meje: Nuk iki se kam një luftë për të mbaruar. E dini, se…
Zarfi i zi është rikthyer në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”. Këtë herë jo për një banor, por për të gjithë konkurentët aty. Kjo ka ndodhur për shkak të thyerjes së rregullit të mos zgjimit nga gjumi në kohën që bie alarmi, ndaj dhe banorët janë dënuar nga Vëllai i Madh me mbylljen e dhomës së gjumit, dhe ata nuk kanë të drejtë që të flejnë aty gjumë. Prej ditësh, banorët nuk kanë respektuar rënien e alarmit, duke fjetur më shumë dhe duke nisur shumë vonë aktivitetet ditore, duke bërë që Vëllai i Madh t’i dënojë ata. “Për…