Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sot zgjedhjet në Gjermani, katër kandidatë në garë për postin e kancelarit

09:05 / February 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 33
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rreth 59.2 milionë milionë qytetarë Gjermanë me të drejtë vote do t’iu drejtohen kutive të votimit këtë të diel për të zgjedhur kancelarin e ri të vendit pas shpërbërjes së parakohshme të koalicionit tri partiak të kancelarit aktual Olaf Scholz në nëntor.

Sondazhet tregojnë favorit në këtë garë Frederich Merz, Kryetarin e Unionin Kristian Demokrat  që është pasuesi i ish kancelares Gjermane në udhëheqjen e partisë së tij. Ai mbështet politika ekonomike liberale dhe synon të reduktojë burokracinë për të nxitur më tej zhvillimin ekonomik. Merz pritet të marrë në votimin e të dielës 30% të mbështetjes së gjermanëve.

Në vend të dytë renditet Alice Weidel, e AFD-së partisë së ekstremit të djathtë që njihet për qasjen e saj kundër emigracionit. 45-vjecarja e cila është në një marredhënie me një grua nga Sri Lanka dhe nënë e dy fëmijeve të adoptuar ka marrë mbështetjen e Elon Musk për t’u bërë kancelarja e ardhshme e Gjermanisë ndërsa sondazhet e rendisin atë të dytën dhe pritet që AFD të marrë 20% të votave të Gjermanëve.

Një efekt Boomerang parashikojnë sondazhet për kancelarin gjerman aktual Olaf Scholz dhe partinë e tij. Social Demokratët nga partia më e madhe në vititn 2021 pritet tv pësojnë një humbje historike duke arritur të marrin vetëm rreth 15,5% të votave nga qytetarët Gjermanë. I katërti në këtë garë renditet Robert Habeck dhe të Gjelbërtit. Zëvendëskancelari aktual dhe ministri i Ekonomisë i njohur për kontributin e tij gjithashtu në letërsinë policeske pritet të marrë rreth 13% të votave të Gjermanëve.

Ai ka deklaruar se synon të forcojë agjendën ekologjike dhe reformat ekonomike. Rezultati i zgjedhjeve të së dielës do të ketë ndikim të gjerë, jo vetëm për Gjermaninë, por edhe për politikën evropiane dhe marrëdhëniet transatlantike.

gjermani zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.