“Këtu janë shtuar shumë grupe që do ta rëndojnë listën. Por unë po i them si garant se të gjithë partitë kanë hapësirën e tyre, nuk ka lidhje nëse janë të vogla të vogla, do të respektohen të gjitha rregullat e ndershmërisë. Emrin e koalicionit do ta lënë më 3 mars. Koha nuk punon për ne, kemi një kohë. I ftoj të gjithë ti bashkohen kësaj listës së hapur, secili mund të jetë kontribues. Keni një javë kohë. Unë do t’i bëja dhe një herë një ftesë të fundit. Këta zotërinj që kanë 30 vjet në Shqipëri, do duhet të…
Author: tirana
Një aksident ka ndodhur në Lushnje, kur një automjet i drejtuar nga një shtetase rreth 56 vjeçare ka hipur mbi trotuar, duke shkaktuar plagosjen e një kalimtari. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të poliklinikës, në qendër të qytetit, kur shoferja, duke u munduar të dilte nga parkimi, ka ngatërruar marshin e mjetit. Mjeti ka përplasur një 70 vjeçar, i cili ka marrë dëmtime dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjës pas trajtimit fillestar në poliklinikë. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit ka deklaruar se ka bërë një gabim gjatë manovrës së parkimit.
13 persona janë arrestuar në Kavajë, si pasojë e një mega-operacioni për ndalimin e shitjes së lëndëve narkotike në qytet. Sipas asaj që raporton policia e Durrësit, nga operacioni i koduar “Ëinter”, 13 persona janë vënë në pranga, një nën hetim dhe një tjetër në kërkim. Gjithashtu, u sekuestruan 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb dhe pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, që u gjetën në një ambient në Kavajë, që dyshohet se ishte përshtatur për modifikimin e armëve të zjarrit. Si rezultat i hetimeve të kryera, u ekzekutuan urdhrat e ndalimit për 13 shtetas, si më poshtë: Renaldo Gjondeda,…
Pas rënies së vazhdueshme të borës në Turqi për ditë të tëra, e ndikuar nga një valë akulli nga Siberia, shumë vende shënuan temperatura dyshifrore minus gjatë fundjavës dhe autoritetet paralajmëruan qytetarët që të mos dalin jashtë pa nevojë, veçanërisht të moshuarit dhe fëmijët. Në qytetin malor Gole në Ardahan, mbrëmë është matur temperatura minimale prej minus 33.8 gradë dhe në fshatin Bezirhane të rrethit Van ka qenë 28.7 gradë nën zero. Në Erzurum, ku temperatura e ajrit ishte minus 27.2 gradë, gjithçka ishte e mbuluar me akull, rrugët, xhamat e automjeteve dhe ndërtesave ishin ngrirë, kështu që shumë njerëz…
Pas 6 ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Anila Ndoka Prendushi. Ajo u qëllua me pistoletë nga i dashuri i saj, i cili më pas vrau veten. Plumbi i kishte prekur një pjesë të trurit dhe gjatë gjithë kësaj periudhe ishte në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë për jetën. 44 vjeçarja ishte nëna e tre fëmijëve, 20, 18 dhe 9 vjeç.
Hapen aplikimet për të gjithë abonentët familjarë për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku iu ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për vendosjen e paneleve, një subvencionim 70% nga AEE. Ministrja thekson gjithashtu se fituesit e thirrjes së parë nuk mund të aplikojnë përsëri për të njëjtën banesë apo kontratë energjie. “Mirëmëngjes 📢 Me njoftimin e rëndësishëm se prej ditës së sotme janë hapur aplikimet për të gjithë abonentët familjarë për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit. 🏠 2 mijë njësi për 2 mijë familje ✅70% subvencionim nga…
Në trevjetorin e pushtimit rus, Volodymyr Zelensky ka vlerësuar “heroizmin absolut” të ukrainasve. Presidenti i Ukrainës ka thënë gjithashtu se do të heqë dorë nga presidenca në këmbim të paqes dhe anëtarësimit në NATO. Në komentet që dukej se ishin si përgjigje ndaj Donald Trump duke e cilësuar atë si një “diktator” që nuk mban zgjedhje, Zelenskyy tha: “Nëse kjo do të thotë paqe për Ukrainën, nëse vërtet keni nevojë që unë të largohem nga posti im, unë jam gati”, raporton Sky. Duke folur në një konferencë shtypi, ai tha se “mund të shkëmbejë” udhëheqjen e tij për anëtarësimin në…
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bën të ditur se në 2024-ën janë punësuar në vendin tonë mbi 13 mijë shtetas të huaj me një kontratë të rregullt pune. “Rritja e numrit të të huajve ka si arsye rritjen ekonomike që ka pësuar vendi. Në vitin 2024 janë të regjistruar 700 mijë të punësuar në listëpagesat tona, ku rreth 13 mijë janë të huaj që kanë aplikuar për t’u punësuar në Shqipëri”, shprehet drejtoresha e Shërbimit të Tregut të Punës, Gertiola Çepani në një intervistë në media. Të huajt në tregun e punës dominohen nga italianët, turqit dhe indianët,…
Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi sapo është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk dihet arsyeja e thirrje së tij nga prokurorët e posaçëm, ndërsa kjo është hera e parë që ai paraqitet në SPAK. Kujtojmë se më herët Tom Doshi ka deklaruar se do të kandidojë në zgjedhjet e 11 majit.
Në vitin 2002, Shqipëria, bashkë me Turqinë, kryesonin Europën për popullsinë e re në moshë, por tani, pas dy dekadash, profili demografik i vendit ka ndryshuar rrënjësisht. Të dhënat e fundit të Eurostat referojnë se raporti i varësisë së moshuarve (popullsia 65+ vjeç) ishte 33,9% e forcës së punës. Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT nga Censi 2023, raporti i varësisë së të moshuarve ndaj forcës së punës ishte 30,4%, shumë më e lartë se në vitin 2011, kur treguesi ishte 16,4%, dhe në vitin 2002, vetëm 12,3%. Kjo do të thotë se tashmë ka rreth 3.2 shqiptarë në…
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa fotografi nga vizita e djeshme e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed Al Nayan, vizita e tij e parë në Shqipëri. Teksa e cilëson si një vizitë historike, kreu i qeverisë shprehet se kanë vendosur “piketa të reja bashkëpunimi në një rrugë miqësie vëllazërore”. “Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një vizite historike, ardhjes për herë të parë në Shqipëri të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin vendosëm piketa të reja bashkëpunimi në një rrugë miqësie vëllazërore, ju uroj javë të…
Sot është tre vjetori i nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Më 24 shkurt 2022, Rusia pushtoi Ukrainën në një përshkallëzim të madh të Luftës Ruso-Ukrainase, e cila kishte filluar në vitin 2014. Pushtimi, konflikti më i madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore ka shkaktuar qindra mijëra viktima civile dhe dhjetëra mijëra viktima ushtarake ukrainase. Deri më tani trupat ruse kanë pushtuar rreth 20% të Ukrainës. Nga një popullsi prej 41 milionë banorësh, rreth 8 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit dhe më shumë se 8.2 milionë janë larguar nga vendi deri në prill…