Author: tirana

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka pushuar të paktën 1600 punonjës të USAID. Një gjykatës federal i hapi rrugë planit për të larguar mijëra punonjës të USAID-it nga puna në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Gjykatësi hodhi poshtë kërkesat e punonjësve për të bllokuar përkohësisht planin e qeverisë. Sindikatat e punonjësve të qeverisë thonë se administratës amerikane i mungon autoriteti kushtetues për të eliminuar një agjenci të pavarur ose programe të financuara nga kongresi pa miratimin e ligjvënësve. Lëvizja është hapi i fundit dhe një nga më të mëdhenj të Trump dhe aleatit të tij Elon Musk…

Read More

“Tirana Walk 2021” është projekti më i ri që parashikon kthimin e ish-Bllokut në zonë këmbësore, duke krijuar një hapësirë të ridizajnuar urbane që bën protagonistë qytetarët dhe jo automjetet. Projekti i prezantuar në praninë e kryeministrit Edi Rama, është bashkëpunim i Bashkisë së Tiranës me rrjetin botëror “WALK 21”, Kjo pasi promovon aktivitetin e ecjes dhe mbështet të drejtën e qytetarëve për të ecur në një mjedis të sigurt dhe mikpritës. Rama tha se me kthimin e ish-Bllokut në pedonale ofrohet një mundësi më e madhe për të kaluar kohë në një ambient të pastër dhe të sigurt, pa…

Read More

Dramat mes Eglit dhe Gjestit kanë vijuar edhe këtë të hënë. Teksa Egli qëndronte e qetë në oborr duke pirë cigare, Gjesti iu afrua me disa ankesa. Ai u shpreh i pakënaqur që ajo ishte ulur pranë djemve të rinj që hynë në shtëpi javën e kaluar, të cilët ajo i konsideron shokë. Egli iu përgjigj me qetësi duke e pyetur: “Nëse nuk ke ndjenja për mua, pse shqetësohesh?”, duke i kujtuar se ai vetë e kishte theksuar disa herë këtë gjë. Gjesti i acaruar mohoi të ishte xheloz dhe tha se thjesht kishte inat. Ky moment shkaktoi komente nga…

Read More

GJKKO ka reaguar pas deklaratës së Erion Veliaj, i cili publikoi një procesverbal nga seanca ku tha se prokurori Dado e quan ndyrësirë. Në një deklaratë për mediat, GJKKO thotë se ky procesverbal nuk është i vërtetë, pasi nuk rezulton që gjatë seancës të jetë përdorur përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado.  ”Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të…

Read More

Policia e Shtetit ka filluar ciklin e trajnimeve në ambientet e Akademisë së Sigurisë për drejtuesit dhe specialistët e saj, të cilët do të angazhohen gjatë procesit zgjedhor. Kryepolici Ilir Proda ishte i pranishëm në këtë takim, së bashku me Ambasadorin e Prezencës së OSCE-së në Shqipëri, Michel Tarran, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Zëvendësprokurorin e Përgjithshëm, Thoma Jano dhe me Shefin e Seksionit kundër Korrupsionit në SPAK, Klodian Braho. Në fjalët e tyre përshëndetëse për çeljen e ciklit të trajnimeve, si dhe inkurajuese për drejtuesit dhe efektivët e Policisë, që t’i përdorin njohuritë e përfituara në këto trajnime,…

Read More

Në 3-vjetorin e luftës në Ukrainë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në samitin që ka mbledhur liderët e BE në Kiev. Media ”Sky News” shkruan se Rama guxoi të ngrinte faktin se peizazhi diplomatik për Ukrainën ka ndryshuar në mënyrë themelore pas dialogut të Donald Trump me Rusinë dhe u bëri thirrje liderëve perëndimorë të mos e injorojnë këtë realitet të ri. ”Në një kontrast me premtimet e përsëritura për ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe dëshirën për ta parë Kievin pjesë të BE-së dhe NATO-s, kryeministri shqiptar ndonëse i mbështet këto objektiva theksoi se ishte thelbësore të pranohej…

Read More

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka shprehur solidaritetin e saj dhe ka bërë thirrje për lutje pas lajmit për sëmundjen e Papa Françeskut. Kisha uron shërim të shpejtë dhe të plotë për Papa Françeskun, duke u lutur për vazhdimin e misionit të Tij për Kishën Katolike dhe besimtarët anembanë botës. Mesazhi i plotë Shkëlqesia Juaj, Në emër të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas lajmit për sëmundjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut, shprehim solidaritetin tonë dhe lutemi që Perëndia i Tërëmirë, në këto momente sprove, t’i japë shërim të shpejtë dhe të plotë për të vazhduar misionin e Tij…

Read More

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur këtë të hënë në SPAK. Thirrja në SPAK ka lidhje me një kallëzim të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur kreu i bashkisë së Kavajës ishte Roshi. Në dalje nga godina e prokurorisë, ish-kryebashkiaku socialist dha vetëm një prononcim të shkurtër për mediat. “Isha për disa veprime. Nuk m’u komunikua akuzë”, tha ai, pa bërë asnjë koment më shumë. Në këtë auditim, u gjetën disa parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë. Më herët Gjykata…

Read More

I akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit, GJKKO lë në burg Safet Bajrin dhe dy të tjerët. Safet Bajri doli para GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”. Gazetari Ermal Vija raportoi se seanca do të niste mëngjesin e së hënës, por është shtyrë për në orën 13:00. Safet Bajri u arrestua të premten në Shkodër dhe u transferua në Tiranë. Ai akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit në bashkëpunim me Behar Bajrin dhe Astmer Bilali në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Vrasja e Fatbardh Licit ndodhi në Gusht të 2018-tës në qytetin e Shkodrës. Sipas…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur në samitin që po mbahet për Ukrainën, ku u shpreh se peisazhi diplomatik për Ukrainën ka ndryshuar rrënjësisht, duke pasur parasysh bisedimet e administratës së Donald Trump me Rusinë dhe u kërkoi liderëve perëndimorë të mos e injorojnë realitetin e ri. Rama tha se udhëheqësit dukej se po vazhdojnë sikur asgjë nuk ka ndodhur, kur në fakt në administratën e re të Trump gjithçka është ndryshe. “Unë mendoj se diçka e rëndësishme ka ndodhur siç e dini të gjithë dhe pyetja është se si do të mbështetet Ukraina në mënyrë efikase dhe si… Evropa si…

Read More

Një shpërthim u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin Francez të Marsejës brenda oborrit të konsullatës Ruse. Policia Franceze nuk ka komentuar zyrtarisht incidentin megjithatë mediat atje shkruajnë se 30 forca zjarrfikëse ndodhen në zonë. Nuk ka raportime për viktima apo persona të lënduar. Zëdhënësja e Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se incidenti kishte shenjat e një “sulmi terrorist” dhe kërkoi një hetim të plotë nga autoritetet franceze. Sipas raportimeve, sulmues të paidentifikuar hodhën dy molotov brenda konsullatës. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe një nga eksponentët më të rëndësishëm në PL Edmond Haxhinasto kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike. Ata pritet të takojnë kryedemokratin Sali Berisha. Palët do të diskutojnë në selinë blu për emrat e kandidatëve për deputetë në koalicionin me PD-në. PD është në negociata edhe me parti të vogla për koalicionin parazgjedhor.

Read More