Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vdekja e 3-vjeçarit, flasin drejtori i spitalit dhe shefja e pediatrisë: Nëna e të miturve është shtatzënë

18:40 / February 24, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
672 380 1740418215xhallunijpg 474
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Vdekja e 3-vjeçarit nga fshati Mjedë ka tronditur publikun. Mjekët e Shkodrës kanë përjashtuar meningitin dhe dyshohet për helmim, ndërkohë që motra e tij 6-vjeçare ndodhet në terapi intensive në Pediatrinë e QSUT-së në Tiranë me të njëjtat simptoma dhe në gjendje kritike për jetën. Drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni ka sqaruar hap pas hapi situatën me të miturin dhe motrën e tij. Ndërkohë pohon se nëna e të miturve është shtatzënë dhe mjeku i ka kërkuar që të qëndrojë në spital nën kujdesin e mjekëve, por sipas tij ajo ende nuk është paraqitur.

”Është paraqitur me datë 21 shkurt 3-vjeçari dhe pasi ka marrë mjekim i është rekomanduar që të shtrohet në spital, por babai ka vendosur që ta marrë me vete. Pastaj ka ardhur të nesërmen përsëri, por ka qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore pothuajse pa shenja jete. 5 reanimatorë dhe mjekë të tjerë janë përpjekur që ta mbajnë në jetë por ka qenë e pamundur.

45 minuta më pas ndërroi jetë. 30 minuta pas tij ka ardhur motra 7-vjeçare me të vjella dhe mjekët kanë vendosur që ta transportojnë në Tiranë dhe është transportuar në QSUT në repartin intensiv. Më pas janë lajmëruar organet përkatëse për të bërë autopsinë. Fakti që me të njëjtat shenja është edhe e motra e trevjeçarit janë angazhuar mjekët dhe toksikologët për të gjetur shkakun e kësaj ngjarje. Nëse është helmim apo virozë e stinës e vendos diagnoza dhe analiza përfundimtare”, tha drejtori i spitalit të Shkodrës.

Edhe shefja e pediatrisë së Shkodrës, Greta Naraçi, duke sqaruar ngjarjen është shprehur se fëmija 3-vjeçar kishte ardhur në gjendje shumë të rëndë. Sipas saj po kështu edhe motra, për të cilën u vendos të dërgohet në QSUT.

”Në momentin kur ka ardhur fëmijë ishte në gjendje të shokut kardiak, insuficiencë kardiake tepër e rëndë dhe ishte shumë vonë për ne që të japim ndihmën e duhur. Ishte situatë e vështirë dhe ne u munduam që ta ulim në reanimacion, por koha ishte shumë e shkurtër dhe nuk na la kohë për diagnozë. Në dijeninë tonë prindërit na thanë se nuk kishte konsumuar asgjë dhe nuk kemi mundur që të vendosim se çfarë është.

Ishte e vështirë për t’i marrë edhe gjakun. Jam e ngarkuar emocionalisht shumë. Ardhja e fëmijës së dytë me gjyshërit dhe jo me prindërit sepse ata vendosën firmën dhe ikën duke menduar se virozë dhe pastaj kur erdhi fëmija i dytë vendosëm gjithë bashkë që vajza të dërgohet në Tiranë. Vajza është në gjendje të rëndë në Tiranë dhe nuk kemi asnjë konfirmim deri më tani se cili është shkaku”.

3-vjeç Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Arlind Qori: Te votat për kandidatët mund të jetë bërë kërdia. Rinumërimi të bëhet nga njerëz apolitikë

22:01 / June 12, 2025

Sula: PD po kacafyt kandidatët në listat e hapura për rezultatet e 11 majit, për të bërë pis fitoren e tyre

21:43 / June 12, 2025

Balluku takime në Patos dhe Roskovec: Bashkë me deputetët në turin e falënderimeve. Mirënjohje

20:49 / June 12, 2025

Liderët samit për Ballkanin, zbardhet letra e presidentit të Këshillit Europian

20:39 / June 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.