Author: tirana

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump konfirmon vizitën që homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky. Komentet Trump i bëri gjatë takimit të tij të parë të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë. Teksa iu drejtua të pranishmëve në sallë, Trump shpejt u kthye te marrëveshja e mineraleve me Ukrainën dhe tha se Zelenskyy “vjen të premten, tani është konfirmuar”. “Ne do të nënshkruajmë një marrëveshje, e cila do të jetë një marrëveshje shumë e madhe”,-thotë ai.

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se shumë persona po arrestohen pa gjyq. Kjo për shkak të frikës që gjykatësit kanë nga prokurorët. Rama hodhi akuza edhe ndaj Berishës, të cilin e quajti ”buf kënete”, që sipas tij po kërkon të shkrijë SPAK, gjë që sipas tij nuk do ia arrijë. ”Për herë të parë që nga viti 1991 nuk ka më deklarata nga ambasada e SHBA për reformën në drejtësi. Kush e mban tani SPAK-un dhe GJKKO-në larg duarve të bufit? E dëgjuat që tha do e shkrijë SPAK-un? Noc rrokun në 11 maj. Tjetër gjë është që të mbjellësh pemë,…

Read More

Del lista e kandidatëve që pritet të garojnë në Primaret e 1 marsit në PD-së e qarkut Durrës. Dega ka ftuar të gjithë anëtarët e partisë të marrin pjesë në Primare dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Po ashtu në njoftim thuhet se në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut, të dalë nga degët Durrës, Krujë, Fushë-Krujë dhe Shijak dhe anëtari/ anëtarja e PD-së ka të drejtë të votojë vetëm një prej tyre.

Read More

Ilir Alimehmeti, kreu i grupit të këshilltarëve të opozitës, tha se sot Bashkia e Tiranës ka rënë. Pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Alimehmeti tha se kishte mungesë të theksuar të këshilltarëve bashkiakë, si dhe të kryetares së këshillit. ”Është shumë e qartë që Bashkia e Tiranës po vuan thellë të abuzimit të fondeve. Për këto arsye, Këshilli Bashkiak menjëherë duhet të kishte reaguar që prej arrestimit të tij, nuk e bëri. Mund të kishte thirrur mbledhje emergjente, nuk e bëri. Mund të kishte thirrur edhe mbledhje të zakonshme me rend dite, ku të diskutonte absolutisht këtë situatë që kemi, mungesën…

Read More

Fatmir Xhafaj është pro idesë për kufizimin e mandateve të një deputeti. “Në kushtet që ne nuk jemi në mazhoritar, një pjesë të mirë tonën, ku një pjesë e zgjedh partia. Për kryebashkiakun nuk jam dakort të ketë një kufizim se ata i zgjedh populli. A mos ka nevojë që të kemi një kufizim mandatesh për deputetë, nuk mund të rrish përjetësisht deputet dhe për të krijuar një lloj kulture që karriget nuk janë të përjetshme”, tha Xhafaj nga Komisioni i posaçëm antikorrupsion, ku u mbajt Tryeza e Drejtësisë. Një tjetër propozim i ekspertëve ishte që nominimet për instancat e…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku priti në një takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Abbott. Mazniku dhe Abbott u shprehën për forcimin e bashkëpunimit në çuarjen përpara të projekteve që rrisin impaktin e pushtetit vendor në shërbim të qytetarëve. ”Me përshtypjet e para të tij tejet pozitive e inkurajuese për zhvillimet aq pozitive të vendit tonë, u angazhuam bashkërisht të forcojmë edhe më shumë bashkëpunimin e nisur e të çojmë përpara projekte të reja që rrisin impaktin e pushtetit vendor në shërbim të çdo qytetari si edhe rrisin mirëqenien e zhvillimin ekonomik…

Read More

Mbrëmë në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4” u rifutën si banorë G Bani, Jozi dhe Amber. Por emri më i komentuar ishte Redoni. Këngëtari edhe pse kishte një mbështetje në masë, thotë se këtë herë nuk e deshti fati që ai të vijonte lojën i vetëm. ”Faleminderit shumë për përkrahjen e secilit prej jush që votuat për rikthimin tim. Kisha shumë dëshirë që kësaj here të vazhdoja lojën si lojtar i vetëm, por nuk e deshti fati”,-shkruan Redoni. View this post on Instagram A post shared by Redon Berani (@redonberani)

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanovic, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai u takua me Presidentin Begaj dhe kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali. Vizita ishte pjesë e një turneu rajonal dhe kishte në fokus përparimin e agjendave të bashkëpunimit rajonal dhe planet e ardhshme për zhvillim. Kapetanovic përgëzoi Shqipërinë për arritjet gjatë Kryesisë së Procesit për Bashkëpunim në Europën Juglindore (SEECP). Kjo duke vlerësuar rolin e saj të rëndësishëm në stabilitetin, sigurinë dhe rritjen ekonomike në rajon. Ai veçoi progresin në procesin e anëtarësimit në BE dhe faktin që Shqipëria ishte ndër të…

Read More

Lulzim Basha ka përsëritur angazhimin e tij për liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një video-mesazh nga Uashingtoni, ai kujtoi rolin e tij në heqjen e vizave me BE-në. Për të objektivi i radhës është sigurimi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve në SHBA. Basha shton se Shqipëria ka mbetur mbrapa në krahasim me Kroacinë, e cila tashmë ka përfituar lëvizjen pa viza drejt SHBA-së. Ai premtoi tërheqjen e investimeve amerikane për krijimin e vendeve të reja të punës me paga dinjitoze në Shqipëri.

Read More

Anëtarët e PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës kanë bllokuar mbledhjen e sotme, ende pa nisur. Kjo duke mos lejuar në këtë mënyrë as betimin e koleges së tyre, Kejda Kaceli, e cila do të merrte mandatin e lënë nga i ndjeri Arben Tafaj. Në këtë mbledhje, do të miratoheshin ndihma ekonomike për familjet në nevojë. Po ashtu subvencionimi i qirasë për familjet në nevojë. Bonusi i qirase për banorët që preken nga rehabilitimi i Unazës e të tjera vendime të rëndësishme.

Read More

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka përgënjeshtruar sot Sali Berishën. Kjo lidhur me deklaratat e tij se administrata e Bashkisë së Tiranës po djeg dosje. Ristani tha se lajmi i shpërndarë me dashakeqësi nuk është vërtetë. ”Ne nuk jemi trembur as nga letrat anonime. As nga ato me autorë dhe as nuk do të trembemi nga të tilla denoncime. Kjo për asnjë arsye tjetër përveç punës që na ka nderuar e na e mban kokën lart dhe shikimin në sy për çdo qytetar të këtij qyteti që nuk do të ndalet”.

Read More

Mësohet se seanca ndaj Sali Berishës lidhur me dosjen ”Partizani”, është shtyrë për më datë 6 mars. Në seancën që u mbajt sot nuk u mor asnjë vendim. Sot ishte planifikuar që gjykata të vendoset nëse do të pranonte kërkesën e SPAK, për ta gjykuar çështjen. Por vendimi nuk u mor dhe seanca u shty për më 6 mars.

Read More