Author: tirana

Gjithkujt mund t’i ketë ndodhur që në një periudhë të caktuar të karrierës ta gjejë veten në një mjedis pune të trishtë dhe që i shkakton ankth e stres. Megjithatë, ka një ndryshim të madh mes një dite, apo jave të keqe dhe një mjedisi afatgjatë toksik në punë. Por si ta kuptosh që je në një ambient mbytës në punë? Një grup sociologësh dhe psikologësh britanikë kanë renditur pesë shenja, që jo domosdoshmërisht provojnë këtë. Së pari. Ndjeheni të viktimizuar, ku për çdo gjë që shkon keq fajësoheni ju. Ju qortojnë, por nuk ju japin përgjigjen sesi mund korrigjohet…

Read More

Nadia Suleiman ishte në faqet e të gjitha mediave në vitin 2009, kur ishte shtatzënë me tetë bebe. Ajo mbeti shtatzënë nëpërmjet metodave artificiale, dhe u akuzua se e bëri gjithçka për vëmendje dhe për të marrë shërbime shoqërore. Ajo u sulmua aq shumë, sa kur doli nga spitali e priste një tufë me protestues para shtëpisë. Urrejtja nga publiku u bë aq e madhe, sa njerëzit në SHBA thoshin që duhej sterilizuar. Të tjerë e tallnin duke u veshur si ajo për hallouin dhe karnavale, jo vetëm në SHBA por dhe në vende të tjera. Tashmë nënë e 14…

Read More

Kryeministri Edi Rama këmbëngul që data kushtetuese e zgjedhjeve nuk do të levizë, pra do të mbetet 30 qershori, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha nga Shkodra i është kundërpërgjigjur duke thënë se për të ndaluar një tirani të krimit ja vlen çdo sakfrificë. Basha është shprehur se protestat e opozitës dhe qytetarëve janë një betejë për jetë a vdekje dhe saj është përcaktuar, fitorja e të gjithë shqiptarëve dhe fund ii atyre që sipas tij duan të kthejnë tiraninë. “Mendoj se mesazhet që kemi dhënë sot me rastin e një ngjarje kaq të rëndësishme janë kaq aktuale. Për të ndaluar një…

Read More

Të gjithë prej nesh dëshirojmë të dime ndonjë rrugë të lehtë për të humbur në peshë. Ndonëse nevoitet regjim në ushqim dhe ushtrime, mund të bëni diçka që të largoni disa kile të tepërta tek barku. Çdo mëngjes pini esëll lëngun e një tufe majdanozi të përzier me lëngun e një gjysme limoni dhe mjaltë. Këtë lëng duhet ta pini çdo mëngjes për pesë ditë dhe më pas sërish pas një pushimi dhjetëditor Majdanozi dhe lëngu i limonit ndihmojnë për tretjen dhe oksidimin e yndyrës. Mund t’i shtoni edhe gjethe menteje për shije.

Read More

Kjo vajzë 18 muajshe është e qeshur dhe lozonjare si gjithë moshatarët e saj, përveçse kur duhet të bëjë banjë. Ajo është diagnostikuar me Urtikarie Akuagjenike, një alergji shumë e rrallë nga uji që shkakton acarime shumë të rënda të lëkurës. Mjekët i kanë thënë familjes në Minesota të SHBA-ve se vajza e tyre, Ajvi Angerman, është pacientja më e re në moshë që është diagnostikuar me këtë sëmundje. Mjekët thonë se kur lahet, Ajvi mund të futet në ujë për vetëm 15 sekonda, përndryshe do t’i digjet lëkura. Ajo duhet të lahet me ujë të purifikuar, si dhe të…

Read More

Në kushtet aktuale ku opozita PD-LSI bashkë me aleatët e tjerë kanë bojkotuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, madje kanë kërcënuar se do të pengojnë njerëzit në datë 30 qershor për të votuar, kryeministri Edi Rama përmes strukturave të PS-së ka nxjerrë një urdhër për socialistët.Dy janë pikat kryesore të dokumentit të siguruar nga gazetarja Esiona Konomi; e para ku synohet të realizohet pjesëmarrje sa më e lartë në votime dhe e dyta që të dokumentohen kërcënimet dhe presionet e opozitës për njerëzit për t’i penguar që votojnë.Dy pika të tjera që tërheqin vëmendjen në urdhrin e sekretarit…

Read More

Dy 17-vjeçarë u harruan në qeli për 12 muaj në qytetin e Korçës. Ata janë Jonadri Karaja dhe Luiz Hoxhalli, të cilët u arrestuan në Mars të 2018 për trafik droge, të mbetur në tentativë. Në emër të tyre ka folur avokati, Nevzat Tarelli. Ai shprehet se “parashikohet që rregullat për të miturit janë po aq të zbatueshme se të rriturit, por me kufizimin që paraburgimi nuk mund të jetë më i gjatë se gjysma e paraburgimit të parashikuar për të rritur. Një i paraburgosur, në moshë të mitur nuk mund të mbahet në parabu-rgim pa u dërguar çështja në…

Read More

Shqiptarët tentojnë të ikin ilegalisht drejt Britanisë, duket “thyer sigurinë” e portit Esbjerg të Danimarkës. Media “Dr.dk” ka bërë një shkrim për shqiptarët që tentojnë të hyjnë ilegalisht në port. Madje ka publikuar edhe një video (këtu mund të ndiqni videon) ku shikohen të rinjtë shqiptarë që tentojnë të futen nga ana e pasme e kamionëve, të cilët vendosen në anije dhe destinacion kanë “tokën e premtuar”, Anglinë. Që nga vera, në portin e Esbjergut është rritur numri i shqiptarëve që fshihen nëpër kamionë dhe tentojnë të shkojnë ilegalisht drejt Britanisë të Madhe. Në tre muajt e parë të vitit, 54 shqiptarë…

Read More

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishte e ftuar në studion e “Ftesë Pesë” me Bieta Sulon për të folur mbi përditshmërinë e saj gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Pak ditë më parë, Çiljeta postoi një video ku shfaqej e mbuluar me shami dhe kaq mjaftoi që të gjitha mediat të shkruanin për të. Këngëtarja e konsideron normale videon në fjalë, duke treguar se në fakt prej vitesh ajo është besimtare e fesë myslimane dhe ka agjëruar edhe herë të tjera. “Ma kanë çarë telefonin pasi kam nxjerrë këtë video, sa thashë ‘Ç’deshe moj gocë, ishe mirë!’ Nuk është ndonjë gjë uau,…

Read More

Beatrix Ramosaj i ka prekur të gjithë ndjekësit e saj me postimin e pak orëve më parë në ‘Instagram’. Dita e sotme përkon me ditëlindjen e babait të saj, i cili është ndarë nga jeta prej kohësh. Krahas një fotoje të vjetër, ku këngëtarja e njohur shfaqet me të atin, në moshë fare të vogël, ajo shkruan një urim. “Gëzuar ditëlindjen babush. Uroj të jesh duke festuar sa më bukur me engjëjt atje lart. Na mungon çdo ditë. Çfarë shpirti i bukur ishe. Parajsa është e bekuar që të ka atje lart bab”,-shkruan Beatrix.

Read More

Janë 21 kandidatë të Bindjes Demokratike të drejtuar nga Astrit Patozi për anëtarë në këshillin bashkiak të Fierit që janë tërhequr nga gara. Është ‘Fax News’ që publikon një kërkesë të Astrit Hoxhës, kryetar i kësaj liste në Fier, i cili e ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe ku bën me dije manipulimin. Hoxha pranon se ka futur në këtë listë persona që nuk kishin dijeni se po konkurronin në zgjedhje. “Unë Astrit Haziz Hoxha kam hartuar listën plotësuese për anëtarë të Këshillit Bashkiak Fier për partinë Bindja Demokratike deri në numrin rendor 21. Kjo listë është hartuar…

Read More

Safet Bajri, i cilësuar si kreu i grupit të “Bajrave” i arrestuar pak kohë më parë në një superoperacion në Shkodër, po vuan dënim në burgun 313 në Tiranë. Ai akuzohet për një sërë veprimtarish kriminale, po sot ai është rikthyer në vëmendje të medieve. Shkak këtë herë është një postim i tij në rrjetet sociale. Edhe pse i burgosur, kjo nuk e ka penguar Bajrin që të mbajë celularë (ndonëse është e ndaluar) e aq më tepër që të jetë aktiv në rrjetet sociale. Së fundmi, ai ka publikuar në video teksa është duke parë spektaklin e humorit “Portokalli”.…

Read More