Author: tirana

Kida është një ndër këngëtaret që e ka fituar suksesin shumë shpejt. Këngët i saj janë kthyer në hite menjëherë. E ftuar pasditen e sotme në ‘Pop Culture’, Kida ka dhënë një intervistë për Kelvi Kadillin, ku ka shokuar të gjithë me ato çfarë ka treguar. Ajo ka thënë se është e virgjër dhe nuk ka kryer asnjëherë marrëdhënie intime. Kelvi: Si ka mundësi që asnjëherë nuk është shkruar diçka për jetën tënde private, si ka mundësi? S’ke pasur asnjëherë të dashur? Kida: Jo nuk kam patur. Kelvi:Po nuk është se je e virgjër? Kida: E di që ju duket interesante, por jo…

Read More

Pedagogu Mark Marku pati një debat me tone të larta me gazetarin investigativ Artan Hoxha në emisionin ‘Opinion’. Përplasja nisi pasi Hoxha akuzoi Markun se nuk ka njohuri për krimin e organizuar në vend. “Ti nuk ke bërë një investigim. Je edhe dekan i Fakultetit të Gazetarie”, pohoi Hoxha. Marku u përgjigj me një këshillë: “Unë si dekan ju këshilloj gazetarëve të rinj të mos bashkëpunojnë me shërbimet sekrete”, insistoi ai. “Në cilin rast kam punuar. Më gjej një provë. Është turp mor burrë”, nënvizoi Hoxha. Debati nuk vazhdoi më tej, pas ndërhyrjes se Blendi Fevziut dhe Klodiana Lalës.

Read More

24-vjeçarja e famshme Demi Rose duket që s’di të ndalet kur vjen puna për të ekspozuar asetet. Dita ditës i mahnit të gjithë me format e kolme. S’kishte si të ndodhte ndryshe dhe së fundmi Demi shihet e veshur me bikini të bardhë teksa në pah janë linjat trupore. Shikoni fotot më poshtë:

Read More

Shukri Gërxhaliu rrëfen për përjetimet e grave të dhunuara nga serbët. Në duar mban rrëfimet tronditëse të grave të dhunuara. Doktori Shukri Gërxhaliu i ka mbledhur për shumë vite rresht përjetimet e tyre, raporton T7. Ish pjestari i UÇK-së tregon numrin e grave nga Vushtrria, që sipas tije u dhunuan nga ushtria serbe. Mjeku në pension, tregon edhe rastet më të rënda të përdhunimit që i dëgjoi vetë nga gratë. Tek Gërxhaliu ishte rrëfyer edhe Vasfije Krasniqi, e cila publikisht kishte ndarë rrëfimin më të tmerrshëm të jetës së saj.. Veterani i UÇK-së tregon që disa nga gratë e dhunuara…

Read More

Nga 16 Maji 2019 zyrtarisht Shqipëria dhe Kosova kanë njohur dhe konvertuar patentat respektive. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tha sot se ka kryer në afat edhe detyrimet për njohje të tjera të reja nga disa shtete. “Jemi në pritje të procedurave që varen nga qeveritë e tyre, përmes ministrive tona që ndjekin procesin. Gjithashtu, kemi kryer çdo detyrë si DPSHTRR për raste si Italia për përditësim e rinovim marrëveshjeje, presim përmes ministrive tona të përfshira në proces mbylljen e praktikës dhe më tej aktet përkatëse në nivel qeverish”, tha DPSHTRR. Leja shqiptare e drejtimit (patenta) është…

Read More

Nga Mero Baze Ka dy konfuzione të mëdha në ligjërimin politik të opozitës sot. Konfuzioni I parë është diferenca mes frymëzuesve të linjës së ashpër të opozitës kryesishtë gazetarë propogandistë t ëish të majtës së vjetër që tani janë me Bashën dhe Kryemadhin, dhe vet drejtuesve të opozitës në raport me Perëndimin. Frymëzuesit e opozitës ose mbështetësit ideologjik të aktit të saj, janë të qartë dhe thonë se Perëndimi është kundër opozitës dhe se duhet bërë betejë edhe me Perëndimin, ndërsa Basha dhe Kryemadhi po harxhojnë energji, para dhe kohë në Perëndim, për të treguar të kundërtën. Konfuzioni I dytë…

Read More

I ftuar në emisionin Open me gazetaren Eni Vasili, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sqaroi idenë e tij për korrigjimin e kufijve. “Ideja është imja pas takimeve me liderët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Duke parë rrezikun ekzistencial në ato treva për banorët e tyre, vlerësoj edhe sot në mënyrë transparente që ato t’i bashkangjiten territorit të Republikës së Kosovës. Është një korrigjim i padrejtësisë historike, i njoh njerëzit dhe kauzën e tyre, prandaj e shoh të nevojshme këtë korrigjim pa cënuar asnjë cm të territorit të Republikës së Kosovës”, deklaroi Thaçi. “Unë jam për korrigjim, jo për shkëmbim. Këtë…

Read More

“Njerëz dhe Fate” ishte telenovela më e suksesshme shqiptare, e cila u luajt nga aktorë të mëdhenj. Veç mesazhit të fort që përcillte dhe problematikës aktuale që trajtonte për atë kohë, seriali ishte tepër origjinal për jetesën në Tiranë. Të gjithë aktorët do të donim sot ti rishihnim, por që e dimë se kjo s’mund të ndodh. Didi, ishte ndër personazhet që ka mbetur në mendjen e publikut, edhe pse ishte në një rol negativ, më pas u bë shoqja e Florit, të cilin e përfshiu po ashtu në një “rrugë të keqe” trafikim te drogës dhe prositucion. Po kush…

Read More

Shumë njerëz mbajnë me vete një biskotë, një karamele apo një pako të vogël sheqeri. I përdorin si mjete emergjente kryesisht kur ndjejnë se kanë rënie të nivelit të sheqerit. Por, nëse nuk e keni menduar më parë, të mbani një pako kripë të vogël ose pak kripë të mbështjellë në një letër, mund t’ju shpëtojë jetën. Presioni i ulët i gjakut është një problem shëndetësor që shkakton simptoma të tilla si marrje mendsh, dobësi, lodhje, të vjella, gulçim, vizion të paqartë dhe lëkurë të ftohtë.Kur presioni i gjakut është shumë i ulët, kjo gjendje mund të çojë në rrjedhjen…

Read More

Të gjithë muret që ndërtoi Christian Panucci po mundohet t’i shembë Edoardo Reja. Trajneri i ri i kombëtares po përgatit ftesat e fundit për grumbullimin e lojtarëve në kombëtare në prag të dy ndeshjeve për kualifikueset e Euro 2020, atë ndaj Islandës (8 qershor, në Rejkjavik) dhe Maltës (11 qershor, në Elbasan). Pasi u njohëm me ftesat që kanë shkuar në drejtim të Bruno Telushit dhe Lorenc Trashit, të dy lojtarë të Partizanit, jemi vënë në dijeni edhe për një rikthim tjetër. “Telesport” ka mësuar se ftesa ka mbërritur edhe tek Ermir Lenjani, i cili do të rikthehet të veshë…

Read More

Prodhuesit vendas refuzojnë të respektojnë ligjin e etiketimit të ushqimit, duke mos publikuar përmbajtjen e vajit të palmës në nënproduktet e qumështit. Për këtë arsye, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka gjobitur me një vlerë prej 5 milionë lekësh të vjetra subjektin REND&BLEND&CO. “Përkatësisht, 3 175 kg qumësht pluhur dhe për vajin e palmës nga periudha shkurt deri në prill të 2019, ka të blerë 31 250 litra. Kështu, për efektin e kontrollit të gjurmueshmërisë apo dhe respektimi i kartës teknologjike, shikohet se nuk justifikon përdorimin e 21 090 litra të vajit të palmës. Kjo moskorrespondencë ndërmjet faturave tatimore të…

Read More

Fiks Fare denoncoi një skandal që ndodh në organin e akuzës në qytetin e Elbasanit. Prokuroria e këtij qyteti ka mbajtur tre vjet të pazbardhur dosjen e një grabitjeje edhe pse i njeh autorët. Punonjësit e policisë, oficeri i policisë gjyqësor tregojnë se janë gjetur autorët, por hetimet janë bllokuar në prokurori Vetë prokuroi i çështjes pranon se i ka zvarritur hetimet dhe i sugjeron denoncuesit të bëjë vetëgjyqësi. Skandali ka ndodhur në Prokurorinë e Elbasanit ku prokurori Hektor Mushi dhe inspektori i krimeve Sefer Shuka pranojnë fajësinë e tyre për vonesën në hetimin dhe zbulimin e ngjarjes. Denoncuesit Bashkim…

Read More