Deputeti Lefter Koka thotë se ka mbështetur partinë e re Bindja Demokratike me vullnetin e tij të plotë, duke vazhduar të aderojë me bindjet e tij të majta. Koka ka sjellë në vëmendje ndryshimet kushtetuese të ish- kryeministrit Sali Berisha, të cilat sipas tij janë kthyer në pengesë për kandidimin në zgjedhjet lokale të Patozit. Ai i kujton liderëve të PS fushatën e pamëshirshme ndaj LSI, ndërsa sot janë në koalicion me të, duke i kujtuar se për të shpëtuar veten, janë gati të bëjnë pakt dhe me “djallin”. Postimi i plotë Lefter Kokës: Në Shqipërinë e çudirave ndodh gjithçka.…
Author: tirana
Një gjë shumë e rrallë, por ja që ndodh: ka pasur reshje të rrëmbyera dhe rrufe në kryeqendrën e fqinjit përtej Adriatikut, dhe kapriciot e motit nuk kanë kursyer as shtëpinë e Grande Fratello-s. Një rrufe ka rënë mbi të duke detyruar Mediasetin të ndërpresë transmetimin e reality show-t të drejtuar nga Barbara d`Urso. Stuhia që u përplas me furi jo vetëm mbi Cinecitta, ku ndodhet shtëpia në fjalë, por në gjithë Romën, nisi pak pas mesnate. Disa pjesë të banesës janë përmbytur sipas mediave vendase, megjithatë d`Urso sqaroi se situate është vënë shpejt nën kontroll, e për këtë u…
Në 16 prill parlamenti holandez votoi për rikthimin e vizave për shqiptarët me pretendimin se numri i shqiptarëve të përfshira në veprimtari kriminale ishte rritur. Teksa ky votim nuk ka vënë ende në lëvizje asnjë mekanizëm të Bashkimit Evropian që mund të rrezikojë udhëtimin pa viza, Holanda do të duhet të marrë një vendim tjetër përcaktues për Shqipërinë. Vota e 19 qershorit në Këshillin e Ministrave të BE-së për hapjen e negociatave për vendin tonë. Për të siguruar një dritë jeshile nga Mbretëria e Vendeve të Ulta, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci po kryen një vizitë tre ditore në Hagë,…
Një i shumëkërkuar nga policia jo vetëm që nuk i trembet këtyre të fundit, por organizon edhe ceremoninë martesore nën mbrojtjen e tyre. Ky është denoncimi i ardhur në adresën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas ish-kryeministrit, ai që ia ka dërguar është një punonjës policie dhe ndër të tjera shkruan se, dasma organizohet sot në mbrëmje. Ja postimi i plotë i ish-kryeministrit:
Juliana Pasha feston sot ditëlindjen e 39-të dhe me anë të një postimi në ‘Instagram’ ka treguar të gjitha ndjesitë që po përjeton. “Faleminderit që me urimet tuaja më kujtuat se kam ditëlindjen. Vitet ikin tutje, ikin një e nga një. Vajzat bëhen zonja (se plaka jo), rinia nuk vjen më”,-ka shkruar ajo me shaka. Me këtë rast, pak vargje nga një prej këngëve më të bukura korçare ja ka dedikuar vetes duke i transformuar disi. Megjithëse vitet kalojnë, tek Juliana duket se koha ka ndaluar. Ajo vazhdon të jetë po aq simpatike sa në fillimet e karrierës dhe nuk…
Policia e Shkodrës ka shpëtuar tre turistë anglezë në zonat turistike malore të Thethit, pasi kishin humbur kontaktet mes tyre mbrëmjen e djeshme, në zonën e quajtur Qafë Thore. “Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me banorët e zonës, janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, tre turistët anglezë u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht gjenden në fshatin Bogë, ku janë strehuar në bujtinë”, bën me dije policia.
I ftuari i radhës në emisionin ‘Rrëfimi’ në Tv Skan ka qenë prof. Muntaz Dhrami, (Skulptor i Popullit), i konsideruar ndryshe edhe si legjenda e skulpturës shqiptare, pas të madhit Odhise Paskali. Në rrëfimin e tij midis të tjerash, prof. Muntazi ka hedhur dritë e ka treguar edhe për miqësinë e ngushtë familjare me të atin e kryeministrit Edi Rama, Kristaq Rama. Ai ka publikuar edhe disa foto të rralla, ku në njërë prej tyre është dhe Edi Rama i vogël në krahët e nënës së tij, Anetës. Kjo foto i përket 55 viteve të shkuara, ku ai nuk ka…
Kur shohim filma ndodh që përfshihemi aq shumë sa nuk i vëmë re gabimet. Çdo ndryshim i vogël në pamjen e një karakteri ose në pozicionin e një objekti zakonisht vërehet nga një vëzhgues me sy të mprehta. Megjithatë ka disa gabime, të cilat janë mjaft delikate. Këtu janë 15 gabime të cilat ndoshta nuk i keni parë kurrë më parë. Ju kurrë nuk do t’i shikoni këto filma në të njëjtën mënyrë përsëri!
Sokol Berisha është mjek dhe jeton në Perugia. Ky i fundit ishte duke u martuar në Kishën San Farncesco d’Assisi në Matera. Në kohën kur mesha po përfundonte, shqiptari vuri re një turist që u ndje keq, humbi ndjenjat dhe ra përtokë në sheshin e San Francescos. Për fatin e tij të mirë, dhëndri ishte mjeku Sokol Berisha, i cili i erdhi menjëherë në ndihmë turistit. Ai përdori defibrilatorin, të vendosur në kolonën e instaluar dy vite më parë nga Shoqata e Miqve të Zemrës.
Shumë i pasur me kurkum Shafrani i Indisë përmban kurkumin, një substancë me veti të fuqishme anti-inflamatore dhe antioksidante. Nga shumica e studimeve rezultoi se ekstraktet e shafranit përfshijnë sasi të mëdha të kurkumit. Shafran i Indisë shërben si anti-inflamator natyral Inflamacion kronik kontribuon në shumë sëmundje të zakonshme perëndimore. Kurkumi mund të shtypë shumë molekula të njohura që luajnë role të mëdha në inflamacion. Rrit kapacitetin antioksidues të trupit Shafrani i Indisë neutralizon radikalët e lirë në vetvete, por gjithashtu stimulon enzimat e veta antioksiduese të trupit tuaj. Kurkumi rrit faktorin neurotrofik të trurit dhe ul rrezikun e sëmundjeve…
Sektori i garave në FSHF ka bërë sot publike datat e ndeshjeve finale të Kupës së Shqipërisë, Kategorisë së Parë, Kategorisë së Dytë dhe U-17 në Kategorinë Superoire. Gjithashtu përveç datave janë caktuar dhe oraret e stadiumet. Finalja e Kupës që do të diskutohet mes Tiranës dhe Kukësit do të luhet më 2 qershor në “Elbasan Arena”, ashtu siç ishte caktuar më parë pavarësisht se nga klubi verilidor ka patur një kërkesë për ndryshim date. Ndërkohë për Kategorinë e parë dhe të dytë, si dhe për U-17 janë caktuar si më poshtë.
Festivali ndërkombëtar i filmit në Kanë është prekur edhe nga Armina Mevlani. Ajo ka qenë mes të ftuarve specialë dhe fotot nga parakalimi në tapetin e kuq i ka publikuar në ‘Instagram’. Armina ishte veshur me një fustan të bardhë që nxirrte në pah dekoltenë e saj dhe dukej shumë bukur në fizikun e bloggeres shqiptare. Veshja është stiluar nga Roland Mouret. Për të kompletuar pamjen, ajo kishte zgjedhur të drejtonte flokët dhe t’i stilonte në mënyrë të rregullt duke i lëshuar pas. Grimi ishte i lehtë për të lënë të bardhën të jepte goditjen që nevojitej tek të pranishmit.…