Author: tirana

Ish-presidenti Bamir Topi ka publikuar këto ditë librin “Nocturn”, në të cilin ka detaje dhe dëshmi për shumë ngjarje politike të 29 viteve të fundit. Ish-presidenti Topi sjellë dhe kujtime personale për shumë nga politikanët e kohës. Një prej tyre është dhe ai për ish-Presidentin Bujar Nishani, për të cilin Bamir Topi thotë se kur e prezantoi te Berisha dhe nisi karrierë në PD punonte në një karburant. Ndaj këtij detaji të librit ka reaguar ashpër ish-Presidenti Bujar Nishani. Në një reagim në Facebook Nishani shprehet se nuk është mëkat që një njeri të punojë edhe si pompist në karburant,…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar për herë të parë se edhe atij kur ishte ministër i Jashtëm i ishte propozuar nga Serbia ndryshimi i kufijve. Të njëjtën deklaratë bëri edhe pak ditë më parë Besnik Mustafaj. Basha tha gjithashtu se këto ide të Ivica Daçiçit, nuk ia kishte marrë mendja se do t’i dëgjonte si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hadhim Thaçit. “Në lidhje me historinë e hapjes sërish të diskutimit të kufijve. Një miku ynë i përbashkët, ish-Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha para pak ditësh se çdo ministri të Jashtëm i…

Read More

Chris Monroe, një djalë nga SHBA, që ka një kanal në Youtube ku bën rrengje me kamera të fshehta, çuditi dhe neveriti me miliona shikues nga e gjithë bota, pak muaj më parë, pasi bëri një video duke puthur të motrën. Në fund të videos ai reklamon kanalin në Youtube të së motrës, dhe u thotë shikuesve që ta ndjekin, pasi është modele e shquar. Por ngaqë videon e panë më shumë se 7 milionë veta, dhe ngaqë lajmi rreth çmendurisë së tij zuri faqet e shumë mediave botërore, Chris vendosi që ta çojë çmendurinë edhe më tej. Tani ka…

Read More

Vetëm 3 vite pas pranimit të Kosovës në gjirin e UEFA-s, Federata e Futbollit të Kosovës ka dhënë këtë të premte një tjetër lajm pozitiv për futbollin kosovar. Numri i skuadrave pjesëmarrëse në kompeticionet e qeverisë së futbollit europian do të shkojë në 3, nga dy që ishte deri më sot. Sipas skemës së re, ekipi kampion i Kosovës do të luajë në kualifikueset e Champions League, ndërsa ekipi nënkampion dhe ai fitues i Kupës së Republikës së Kosovës do të luajnë në kualifikueset e Europa League. “Edhe pse realisht ende nuk është arritur koefiçenti i kërkuar për më shumë…

Read More

Në një kohë që Shqipëria pret hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, për herë të parë, një zyrtar i lartë i BE-së flet për avancim të procesit të integrimit të një shteti në rajonin e Ballkanit, pa u penalizuar nga situata në shtete të tjera. Përmes një reagimi në Twitter, Komisioneri për zgjerimin në BE, Johanes Hahn,  kërkon hapjen e negociatave për Maqedonine e Veriut, ndërkohë që bie në sy fakti që nuk përmend Shqipërinë. Sipas tij, procesi i zgjerimit në BE duhet të mbështetet në meritat e secilit shtet dhe se sipas tij Maqedonia e Veriut ka bërë progres…

Read More

Ende pa u larguar shenjat e protestave të dhjetorit, studentët paralajmërojnë një tjetër protestë, më 22 Maj para Ministrisë së Arsimit. Arsyet sipas studentëve organizatorë lidhen me kërkesat e paplotësuara nga Ministria e Arsimit. Ata thonë se protestat e tyre nuk kanë ndryshuar ende cilësinë në universitete.Ditën e diel, këshillat studentor do të zhvillojnë takim me studentë dhe pedagogë për të konkluduar listën e kërkesave që do t`i parashtrojnë Ministrisë së Arsimit.

Read More

Në serialin e famshëm “Gomorra”, kullat e “Le Vele” kanë qenë sinonim i varfërisë dhe krimit të organizuar. Dhe realiteti nuk është shumë larg filmit. “Kur mendoj për jetën te ‘Le vele’ më ngjethet mishi nga zemërimi”, thotë Omero Benefanti, banor i vjetër, tashmë i shpërngulur. Shumë prej apartamenteve janë të braktisura. Dritaret janë të thyera, ndërsa tubat kullojnë ujë. “Le Vele”, një kompleks pallatesh në periferi të Napolit, ishte sheshxhirimi i filmit të suksesshëm “Gomorra”, por edhe supermarketi më i madh ndërkombëtar i drogës në gjithë Europën perëndimore. Në vitin 2004, këto pallate u bënë fushë-beteja midis grupit mafioz…

Read More

Një grua, të cilës i pëlqen të vrapoj dhe të kërcej, si një kalë, ka postuar një video, e cila është bërë virale në internet. Ayla Kirstine, nga Norvegjia, në llogarinë e saj, në Instagram, poston rregullisht video të sajat duke “kalëruar” nëpër fusha dhe madje duke kërcyer mbi pengesa si të ishte një kalë. Pse? Askush nuk është i sigurt për këtë. Gjithçka dimë për qytetaren e thjeshtë, është një individ tepër energjik dhe vuan nga ankthi dhe një herë pësoi një mankth të tmerrshëm për kancerin në lëkurë. Nuk shpjegon kurrë për këtë hobi të pazakonshëm, bashkangjitur në…

Read More

Mafia ruse sot mund të jetë bërë më e rafinuar e të ketë arritur nivele të larta, por vitet 90 kanë qenë kulmi i dhunës nëpër rrugët e Rusisë. Vitet e fundit të Bashkimit Sovjetik ishin të përfshirë nga një krizë e thellë varfërie, por rënia e regjimit solli një tjetër krizë: mungesën e ligjit, duke e kthyer vendin në terren ideal për krimin. Në vitet 90, rrugët e Rusisë ishin të mbushura me trafikantë e luftëra të pafundme bandash, të cilat ndiqeshin nga vrasje e grabitje. Këto janë 10 makinat që preferonin mafiozët rusë.

Read More

Shtypi grek e etiketon “Mafia e Burgjeve” atë që po ndodh në Greqi me të burgosurit shqiptarë. Në muajt e parë të këtij viti, janë shënuar disa ngjarje të rënda që kanë ndodhur në burgjet e vendit fqinj ku kanë humbur jetën të burgosur shqiptarë. Më i rëndi është ai i vrasjes së Arbër Bakos më 14 Janar 2019 në burgun e Koridhalos. Në mediat greke aludohet se kreu organizatës së ashtuquajtur “Mafia e burgjeve”, është shqiptari Klodian Lekocaj, i cili vuan dënimin në Koridhalo. Por sa e vërtetë është ekzistenca e “Mafies së burgjeve” dhe cili është roli i…

Read More

Gazeta e madhe amerikane, “Boston Globe” ishte kritikuar ashpër në vitin 2004, kur vendosi të publikojë fotografi nga një konferencë e një asamblisti lokal, Chuck Turner. Me titullin “Asamblisti merret me çështjen e Irakut”, Globe raportoi se bashkë me aktivistin Sadiki Kambon paraqitën fotografi që gjoja dëshmonin përdhunimin e grave irakiane nga ana e ushtarëve irakianë. Fotografitë e prezantuara në vitin 2004 janë pjesë e filmit të njëjtë për të rritur, një skenë të të cilit e përdori në Kuvend deputetja e PDK-së, Flora Brovina. Një ditë më vonë, gazeta amerikane kërkoi falje për publikimin e artikullit, duke thënë se…

Read More