Author: tirana

Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Interi lirohet nga “morsa” e Fair Play Financiar dhe del kështu nga regjimi i “Settlement Agreement”. E konfirmon UEFA në adresën e saj zyrtare, ku komunikon rrugëtimin virtuoz të përshkruar nga klubi zikaltër që nga viti 2015 dhe që ka sjellë gjatë këtij sezoni plotësimin e të gjitha kërkesave që organi kishte vendosur bashkë me presidentin e asaj kohe, Erick Thohir. Bashkë me Interin, çlirohen edhe Astana (Kazaksitan) dhe Besiktas (Turqi), ndërsa shtyhet “amnistia” e Trabzonspor, pasi në bilancin e fundit nuk ka respektuar bilancet. Kështu, tani Interi ka mundësi që të rrezikojë dhe investojë…

Read More

Gjithnjë e më shumë, njerëzit nën të 50-tat po diagnostikohen me tumor në zorrën e trashë, sipas një studimi më të fundit mbi këtë sëmundje në Europë. Edhe pse numri i të prekurve nga kjo sëmundje mbetet ende në shifra jo-alarmante, mosha që ajo ka prekur është shqetësuese, nga 20 deri në 29-vjeçarët janë më të predispozuar të preken nga kjo sëmundje. Kërkuesit ende nuk kanë zbuluar saktësisht çfarë e zbulon këtë lloj tumori, por besohet se obeziteti dhe dieta e varfër, janë faktorët kyçë. Ekspertët dhe mjekët kërkojnë që kryesisht të rinjtë, të mos i shpërfillin simptomat e para.…

Read More

Nga Mero Baze / Bashkë me thellimin e krizës politike po vihet re një ankesë në rritje nga shumica në pushtet, se kriza po dëmton negocitat dhe turizmin në vend. Ka disa sinjale se disa rezervime janë anulluar, kryesisht nga turistë lindor, për shkak të imazheve të protestave të dhunshme në Shqipëri, ashtu sikundër ka sinjale se hapja e  negociatave, mund të bëhet më e vështirë. Nuk bëj dot debat sa reale është kjo prirje, por e besoj që dikush dhe mund të trembet, kur shikon imazhe të tilla dhe mund të kthej mendje për pushimet në Shqipëri, ashtu si…

Read More

Neve na duket e çuditshme, por në tribunë Suri të Etiopisë kjo pllakë e madhe e vendosur në pjesën e poshtme të buzës konsiderohet si një shenjë bukurie për gjininë femërore. Kur vajzat arrijnë pjekurinë seksuale, nëpërmjet një rituali të çuditshëm, i hiqen dy nga dhëmbët e poshtëm dhe i shpohet buza. Më pas, një disk balte i vendoset në vrimën e krijuar në buzën e poshtme dhe ky disk zmadhohet me kalimin e kohës duke i dhënë fytyrës një formë shumë të çuditshme.

Read More

Nga Mustafa NanoPolitikanët shqiptarë kanë krijuar një botë të vetën që shkon paralel, pa u prekur, me common sensin, dhe me logjikën humane. Ata janë në situatën kur thonë e bëjnë gjëra të çuditshme, që janë aq të çuditshme sa ta heqin trurin. Do të ishte njësoj si të thoshin që një dhe një bëjnë tre, apo që pas të martës vjen e hëna, apo që Janullatosi mban Ramazan, etj, etj. Këto të fundit janë gjëra të pabesueshme, apo jo? Epo kështu janë edhe shumë gjëra që bëhen e thuhen prej politikanëve. E jo vetëm. Pas publikimit të një shkrimi…

Read More

Raiden erdhi në jetë shtatorin e 2018-tës, e vogëlushi I Jona Spahiu ka mbushur 8 muaj tashmë. Mpderatorja vendosi ta kremtonte me një foto të vecantë në Instagram këtë moment. Ajo tregoi sesa është rritur i biri, madje duke bërë shaka, shkroi në krah të fotos se Raideni tani është gati të shkojë dhe në një klub nate! “Hehe tani që mbusha 8 muaj e sigurt që do më lënë te Lolli”, ishte mesazhi I saj, ndërsa buzëqeshja e vogëlushit duket sikur tregon dhe ai, është mëse dakort!! Por kjo sigurisht, do dhe ca kohë që të ndodhë!

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ndaluar kandidimin Fredi Belerit në zgjedhjet e 30 qershorit si kandidat i pavarur në Bashkinë e Himarës, pasi sipas burimeve të A2 CNN, është gjetur në shkelje të ligjit të dekriminalizimit. Burimet bëjnë të ditur se në vitin 1999, Gjykata e Athinës e ka dënuar me 18 muaj burg për mbajtje pa leje të armës. Nga ky dënim, ai nuk ka kryer burg. Ndërsa në vitin 2006, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 3 vjet burg për thirrje urrejtjeje nacionaliste. Edhe për këtë vendim nuk ka kryer burg.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhet e ardhur nga qytetarët, të cilët pretendojnë se policia e Shtetit vijon të mos publikojë disa ngjarje që ndodhin në vend. Në denoncimin në faqen e ish-kryeministrit, shkruhet se në Elbasan janë rrahur dy policë nga dy persona të kërkuar nga Interpol për vrasje në Itali.Ndërkohë që një tjetër rast, sipas mesazheve të publikuara nga Berisha, ka ndodhur në Shkodër, ku një drejtoreshe shkolle i është grabitur e djegur me dashje makina.

Read More

Dashi Në këtë fazë është mirë që të rishikoni ndonjë projekt që keni ndërmend. Yjet ju mbrojnë sa i takon punës, edhe pse shumë nga të lindurit e kësaj shenje duhet të tregohen të kujdesshëm. Gjatë kësaj dite, puna do të jetë në plan të parë dhe do të rrezikoni që të lini pas dore ndjenjat. Demi Do të përballeni me ndonjë përpjekje apo dyshim, gjatë gjithë ditës. Venusi do të ketë ndikim tranzit në shenjë dhe ky është momenti për të jetuar me intensitet një histori dashurie dhe kjo gjë vlen si për historitë e lindura prej pak kohësh…

Read More

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me maturantët në fokus të së cilit kanë qenë problemet e arsimit parauniversitar dhe Maturës Shtetërore. Ajo është shprehur se politika ka dështuar në bërjen e Shqipërisë shtet, për këtë arsye u bën apel të rinjve që të kontribuojnë në ndryshimin e saj. “Ne dështuam në bërjen e Shqipërisë. Ju japim forcën dhe kurajën që të bëni Shqipërinë që ju e meritoni. E them këtë me bindje të plotë”, tha Kryemadhi.

Read More

As nje e as dy, por tre motra Trinjake. Rasti i rralle u prezantua sonte në emisionin “Vizioni i pasdites” ku te ftuara ishin motrat trinjake Eni, Ina dhe Olta të cilat kanë lindur në Ksamil në vitin 1998. Tre motrat, tashmë 21 vjeç që duken identike me njëra-tjetrën, përveçse nuk janë ndarë nga njëra-tjetra që në momentin e lindjes, për koincidencë studiojnë të treja në Fakultetin e Shkencave sociale. Ato rrëfyen marrëdhënien e tyre të veçantë, duke iu përgjigjur edhe pyetjes më të shpeshtë që iu bëhet binjakëve apo trinjakëve, nëse kanë apo jo telepati me njëra-tjetrën. “Po ne…

Read More

Një shqiptar 50-vjeçar është vënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj një studenteje. Mediat fqinje bëjnë me dije se grupe studentësh janë ankuar në polici, se gjatë shtypjes në urban për shkak të fluksit të madh të studentëve, një burrë rreth të 50-ave i kishte ngacmuar ato seksualisht. Kjo gjë kishte ndodhur në autobusët e transportit urban, nga Giulianova-Pescara, Giulianova-Teramo dhe anasjelltas. “Një nga vajzat tregoi, duke qarë, se duke fjetur në autobus, ajo ndihej duke u prekur në pjesët private nga një njeri i ulur pranë saj, duke u shtangur në vend”,- shkruajnë mediat…

Read More