Author: tirana

Dy vite pas divorcit nga partneri, prej 17 vitesh lidhjeje, Gent Prizreni, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi po komentohet për nisjen e një romance të re me aktorin e “Al Pazar”, Romeo Veshaj. Thashethemet për fillimin e lidhjes së re nisën gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, periudha kur mediat u pushtuan nga lajmet për çiftin më të ri të showbizz-it. Gjithçka nisi kur Romeo kishte postuar një foto me një vajzë misterioze me flokë të zeza, për të cilën mediat aluduan se ajo vajza ishte pikërisht këngëtarja e famshme, Jonida Maliqi. Më pas, portalet u përpoqën të vërtetonin…

Read More

Bllokohen në Morinë 42 krerë viça të ardhur nga Serbia që po mbahen në regjim karantinor me dyshimin se janë të prekur nga sëmundja. Ndërkohë në Hanin e Hotit bllokohen dhe kthehen në vendin e origjinës në Austri, 24 ton kripë me nivel më të ulët jodi se kufiri i lejuar. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bllokoi në Morinë 42 krerë viça të ardhur nga Serbia me dyshimin se mund të jenë me sëmundje. “Nga kontrollet e ushtruara më datë 17 Maj 2019 rezulton se ngarkesa me kafshë të gjalla të ardhura nga Serbia (42 krerë viça për therje) në Pikën…

Read More

Një 26-vjeçar u arrestua nga Policia e Vlorës, pasi ka plagosur me thikën nënën e tij dhe një person tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë pas konsultimit me Prokurorin, arrestuan G.M., 26 vjeç, banues në Vlorë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të 26-vjeçarit. Ai do të hetohet nga Prokuroria e Vlorës për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje

Read More

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe ish-Presidenti i nderit të Tiranës së futbollit, në një intervistë për Report TV, është ndalur edhe te një nga pasionet e tij, futbolli. Një ndjekës i rregullt i futbollit në vendin tonë, ai ka folur më shumë për gjendjen e dy klubeve të kryeqytetit, të cilat po përballen me situata krejtësisht të kundërta në këto momente. “Partizani sivjet e ka marrë titullin në mënyrën më të merituar. Do doja qe të kishte më shumë vëmendje për Tiranën. Nuk është thjesht Tirana si ekip futbolli, por një ndjenjë, një histori. Ka nxjerrë legjenda ndër vite,…

Read More

Luana Vjollca është një nga moderatoret dhe këngëtaret më të preferuara në Shqipëri. Së fundmi, ajo është arratisur nga Shqipëria për të kaluar një fundjavë në Venecia të Italisë. Një set fotosh dhe videosh janë publikuar nga vetë moderatorja në Instastory, ku shihen disa pamje nga qyteti romantik Italian, duke treguar dhe vendndodhjen e saj se ku po qëndron. Në mëngjesin e sotëm, këngëtarja postoi një foto me pamje nga qyteti romantik Italian. Ajo po qëndron në një nga hotelet më luksoze të Venecias, ku mendohet se mund të ketë shkuar me të dashurin e saj Krenar Çocaj.

Read More

“Kam pasur kërcënime nga komuniteti LGBT, që më thonë të dal hapur. Çfarë të dal hapur?”,- Kastro Zizo, e ka mohuar publikisht të jetë “gay”, në emisionin e tij “Late Night Show”, pas disa aludimeve dhe shkrimeve që janë bërë së fundmi në “online”, rreth prirjeve të tij seksuale. “Edhe po të doja, ta kërkoja thellë në veten time më mungon pjesa më e rëndësishme, të pasmet e mia dhe kur them të pasme e ka fjalën gjithmonë me eksportet dhe output mendon që unë kam kundrejt këtij komuniteti”,- është shprehur Kastro. Madje Kastro, është shprehur se nëse do të…

Read More

Sipas revistës “Der Spiegel” dhe të përditshmes “Süddeutsche Zeitung” në vitin 2017 politikanët e së djathtës ekstreme austriake Heinz-Christian Strache dhe Johann Gudenus takuan në ishullin Ibiza një ruse, e cila u prezantua si investitore. Strache dhe Gudenus, të dy politikanë prorusë dhe proserbë si dhe kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës, i premtuan ruses tenderë nëse ajo do t’u jepte para për fushatën elektorale. Opozita në Austri ka kërkuar dorëheqjen e Straches, i cili është nënkancelar. Nga Enver Robelli Në korrik të vitit 2017 Heinz-Christian Strache, kryetar i partisë së djathtë populliste të Austrisë, FPÖ, dhe kolegu i tij partiak…

Read More

Këtë sezon lojtarë të njohur dhe pak të njohur të Kombëtares kanë lënë shenjë por disa prej tyre kanë shansin ta kurorëzojnë këtë vit me trofe. Në fakt një prej tyre e fitoi një të tillë. Tomas Starkosha, gardiani i portës së kombëtares fitoi kupën e Italisë me Lacion ku përballë kishte një tjetër shqiptar, Berat Gjimshiti, skuadra e të cilit, Atalanta këtë vit është surpriza e vitit në Itali. Taulant Xhaka është favorit për të fituar kupën e Zvicrës më 19 maj. Pavarësisht se Basel e humbi hegjemoninë e fitimit të kampionateve në Zvicër pasi Young Boys e la…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar sanksionet kundër kosovarëve, atyre të dyshuar e që janë në procese gjyqësore për disa nga rastet më të mëdha të korrupsionit pas luftës. Në këto raste përfshihen fytyra të njohura të politikës në vend. Të gjithë këtyre do të i pamundësohet marrja e vizës amerikane. Për veprimet e tyre korruptuese, individët do të mbajnë përgjegjësi. Kështu fillon komunikata e ambasadës së SHBA-së, e drejtuar për shumë persona të cilët përfshihen në disa nga rastet më të mëdha të korrupsionit në Kosovë. Për këtë janë paralajmëruar sanksione. Të përfshirët në rastet e mëdha të…

Read More

Futbolli ka lindur në Angli, për herë të parë në botë, ndërsa në Shqipëri ka nisur të luhet fillimisht në Shkodër. Pavarësisht se Vllaznia e kaloi sezonin në Kategroinë e Parë, jo mes më të mirëve të vendit, ky sport në kryeqendrën e veriut është rrënjosur në “ADN” e të gjithëve. Të lojtarëve, po e po, që luajnë në fushat e blerta, nga moshat e vogla e deri te më veterani i kuqebluve, në ekipin e parë. Moshat kanë vite që fitojnë tituj kampioni dhe Kupa të Shqipërisë, ndërsa akademia kuqeblu mbush me talente tërë ekipet shqiptare. Duket e vështirë…

Read More

“Ka kryetarë bashkish apo ish-ministra dhe njerëz të lartë, të cilët nxjerrin njerëz, duke tentuar që ta rrëzojnë Ramën, po aq sa ne ose edhe më shumë se ne”. Kështu deklaroi ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Sipas tij “segmente” të së majtës, të cilët nuk e duan Ramën japin ndihmesë në protestat e PD duke nxjerrë njerëz në mënyrë indirekte kundër Ramës. Arian Çani: Sa mundësi ka që në incidentet e dhunës gjatë protestave të ketë dhënë një dorë edhe maxhoranca për të larguar vëmendjen nga problemet e…

Read More

Një javë më parë një polic është dhunuar keqas nga një i ashtuquajtur i fortë, i cili i ka dëmtuar edhe nofullën efektivit të policisë. Personi që dhunoi Policin ka qenë duke udhëtuar me një makinë së bashku me dy persona të tjerë, kur i është bërë me shenjë nga Policia të ndalojë. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, ndërsa autorët po udhëtonin nga Elbasani në drejtim të Peqinit. Personi që ka dhunuar policin është Astrit Sufali i cili në debat e sipër i çau nofullën njërit prej policëve. Në këtë përplasje fizike u përfshinë edhe dy personat e tjerë në…

Read More