Author: tirana

Grida-Duma-protestuesit-dhunaIsh-deputetja e PD-së, Grida Duma ka vizituar në Spitalin e Traumës protestuesit që sipas saj janë dhunuar nga forcat e rendit, e cila përdori gaz lotsjellës. Në një postim në Facebook, Duma thekson se familjet janë në mjerim dhe nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër, pasi jetojnë me 1500 lekë në ditë. “Jetoj me 1500 lekë të vjetra në ditë si familje, jam njeri i vuajtur, një vajzë 16 vjeçare më ka vdekur. Erdha në protestë pasi lashë në spital një të familjes. Nga spitali në protestë nga protesta në spital. Do protestoj prapë se vij për vete, nuk kam ku…

Read More

Policia e Shtetit bën me dije se pas protestës së një dite më parë janë, proceduar 84 persona për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, 50 ndër ta, të arrestuar. Njoftimi Në datë 11 Maj 2019, rreth orës 18:30 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë e vijuan në rrugën “George Ë. Bush”, përballë institucionit të Parlamentit të Shqipërisë. Më pas tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, këtu pa marrë leje në organet kompetente. Gjatë zhvillimit të tubimit…

Read More

Pak orë pas protestës së opozitës e cila u mbyll në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, ka reaguar Edi Rama, ku përmes një postimi në Tëitter, ka njoftuar se në orën 14:00 do të mbajë një konferencë për mediat. Ai shkruan se konferenca për gazetarët vjen në momentet kur sipas tij “kur një grupim i dëshpëruar politik orvatet më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta”. Postimi i plotë: Në 14.00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente,kur një…

Read More

Kryetari i PD Lulzim Basha iu bashkua protestuesve të shumtë opozitarë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Basha tha se junta kriminale e Ramës ka marrë peng vendin, terrorizon qytetarët, por opozita është e bashkuar dhe nuk thyhet, deri në fitoren e demokracisë. “Junta kriminale e Edi Ramës e shndërroi Tiranën në fushë-betejë. Mbrëmë u zhvillua beteja më e madhe e opozitës dhe shqiptarëve për liri dhe demokraci. Shqiptarët kërjuan Kushtetutën, shtetin e së drejtës, liritë themelore që iu takojnë. Tirana mbrëmë u mbush me doza luftarake, me gaz helmues, një akt kriminal ky që mund ta bëjë vetëm një…

Read More

Ndonëse në një event shumë të rëndësishëm, siç është dasma, një qytetar demokrat shpreh gatishmërinë e tij për të vazhduar protestën. Ai është filmuar nga një prej gazetarëve të Top Cahnnel në rrugët e kryeqytetit duke shkuar krushk, por thotë se sapo të përfundojë këtë ceremoni, do rikthehet për të vazhduar protestën e thirrur nga kreu i PD-së Lulzim Basha. “Rama ik, sa të shkojmë e të marrim nusen!”, është thirrja që dasmori bën teksa është duke shkuar në dasëm si krushk.

Read More

Bashkëshortja e kreut demokrat Lulzim Basha, Aurela Basha në një prononcim për “Neës 24” tha se është në protestë si një qytetare e thjeshtë. Zonja Basha tha se situata aktuale i duket e tmerrshme, ndërsa nuk preferoi që të komentojë më gjatë. “Jam këtu si qytetare e Tiranës. Kam dalë si një qytetare. Si e tillë, pra si një shtetase do të dal sa herë të më thërrasin. Situata sigurisht që është e tmerrshme”, tha zonja Basha në prononcimin e shkurtër për mediat. Aurela Basha ka qenë e pranishme edhe në protestën e djeshme të opozitës së bashkuar, ndërsa prania…

Read More

Opozita e bashkuar joparlamentare ka dalë sërish në protestë përpara Drejtorisë së Policisë këtë paradite, pas asaj që ndodhir mbrëmë. Prej disa minutash mbashtetësit e opozitë kanë bllokura rrugën përpara Drejtorisë së Policisë, ndërsa pritet që protestës t’i bashkohet edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Sakaq, i pranishëm në këtë protestë është edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ka thënë me tone të ashpra se oppzita nuk do të ndale, ndërsa u bën thirrje qytetarëve ta tërheqin Ramën zvarrë. “Ajo që ka rëndësi është se këta banorë kanë dalë në mbështetje të protestueseve. Ata janë dhunur si me Sahit Dollapin.…

Read More

Skenaristi amerikan i filmit të njohur Spider Man, Alvin Sargent ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Sargent vdiq nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Seattle të enjten. Skenaristi fitoi 2 Oskar gjatë karrierës së tij. Ai fitoi Oskar për Julia, një dramë bazuar në Holokaustin e1977 bazuar në shkrimet personale të Lillian Hellman dhe një Oskar për Ordinary People, film i vitit 1980 për një familje që përballet me vdekje. Megjithatë, ai u bë i famshëm për punën me Spider-Man. Sargent shkroi skenarët për Spider-Man 2 në vitin 2004 dhe Spider-Man 3 në vitin 2007. Ai rishkroi The Amazing…

Read More

Këtë trend e ka iniciuar aktorja e “Lojës së fronit”, Sophie Turner Aktorja e famshme është martuar me muzikantin Joe Jonas në Las-Vegas javën e kaluar dhe në vend të fustanit të nusërisë ka veshur pantallona të bardha më këmbë të gjera. Ajo nuk është e para e cila fustanin tradicional të nusërisë e ka zëvendësuar me pantallona apo kombinezon, mirëpo me veprimin e vet përfundimisht ka tërhequr vëmendjen. Javën e kaluar, revista britanike Vogue na ka rikujtuar këtë trend dhe ka propozuar tri modele pantallonash të cilat mund t’i bartni në kurorëzimin tuaj. Shumë hulumtime tregojnë që kërkesat on-line…

Read More

Mundësi profesionist dhe aktori me pseudonimin Silver King ka ndërruar jetë, pasi u rrëzua në ring gjatë një përballjeje në ring. Cesar Barron ishte një yll i mundjes në vendlindjen e tij në Meksikë. 51-vjeçari po ndeshej, kur u rrëzua në mes të ndeshjes. Barron ishte në mes të ndeshjes në Greatest Shoë of Lucha Libre të shtunën. Mediat botërore raportojnë se ai mund të ketë pësuar atak kardiak. Pasi ra në tokë, gjyqtari i ndeshjes dhe tifozë iu gjenden pranë, por ishte tepër vonë.

Read More

Ashtu si edhe u lajmërua ka nisur protesta e opozitës përpara Drejtorisë së Policisë. Në një prononcim për mediat, nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se ky tubim është për të mbrojtur qytetarët, të cilët janë ndaluar në menyre të paligjshme. “Janë marrë njerëz që s’kanë pasur lidhje me protestën. Kjo nuk është polici e shqiptarëve, është e Lleshit dhe Rames. Sait Dollapi dje ka qenë një nga njerëzit që u perpoq të ruante policinë që të mos goditej nga qytetarët dhe e patë c’ndodhi”, tha ai.

Read More

Kreu Partisë Demokratike, Lulzim Basha, para protestës së paralajmëruar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka vizituar sot në Spitalin e Traumës, Sekretarin e Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi. Dollapi ndodhet në Spitalin Ushtarak që prej mbrëmjes të së shtunës, kur u arrestua dhe u dhunua nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Sahit Dollapi vazhdon të marrë kurat mjekësore, ndërkohë që kryetari Basha ka thënë se: “Mjekët po e mbajnë nën kontroll, pasi ka marrë shumë dëmtime nga arrestimi i policisë”. Ndërkohë opozita ka reaguar për dhunën dhe arrestimi i Sahit Dollapit janë cilësuar si shkelje e rëndë e ligjit.

Read More