Teksa ka qenë duke shërbyer në një ndër piceritë më të famshme në New York, një grua i është kundërvënë kamariert, se pse në muret e restorantit kanë vetëm foto meshkujsh dhe jo femrash, por pas këtij debati Karen Vinacour është penduar. Pasi mbaruan punë, gruaja harroi një çek me vlerën gati gjysmë milioni dollarë në tavolinë, por kamarieri shqiptar, Armando Markaj pasi e ka parë këtë ka vrapuar pas zonjës duke i dorëzuar letrën me vlerë. “Unë jam aq mirënjohës që fyerja që i dhamë nuk e pengoi atë të bënte gjënë e duhur. E dija se ishte një…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë, pasi sipas tij Basha nuk do karrige por çdo gjë e bën për të mirën e shqiptarëve. “Një mesazh kam për mikun tim rrugë humbur. Të kujtohet mesazhi që të kam dërguar kur i ke hyrë kësaj rruge. Po ta përsëris prapë nuk je vonë akoma të kthehesh nga kjo rrugë. Më herët se vonë llogarinë, ti je lider, ata do të kërkojnë llogari, ata që të ndjekin. Je me zë të ngjirur dhe thoshe aman ik. Patjetër që unë jam këtu gjithmonë…
E cilësuar si Gigi Hadid shqiptare, modelja me sytë e shkruar Xhesika Berberi prej pak vitesh tashmë është shpërngulur në SHBA ku vijon punën me kompani të njohura modelingu. Por nëse karriera po i shkon vaj, nuk e dimë nëse po kështu po ahkojnë edheçështjet e zemrës së bjondes sybukur. Pasi i dha fund lidhjes disavjeçare me ish-partnerin, Xhesika ka zgjedhur që të mbajë çdo detaj personal të paublikuar. Por ama fotot e fundit që postoi mbrëmjen e së shtunës tregojnë se mund të jetë dikush në jetën e saj që e llaston me lule. “Mirë se vini në dyqanin…
E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është Mimoza Thaçi, shqiptarja nga Tetova, biznesmene, sipërmarrëse dhe spikere motivuese. Mimoza ju mëson si të keni sukses dhe rrjedhimisht më shumë të ardhura financiare. Ajo i ka arritur qëllimet e jetës së saj dhe tani qëllimi i vetëm është ta shpërndajë këtë informacion me të tjerët që edhe ju të manifestoni dëshirat tuaja. “Ku mendojmë dhe fokusohemi, aty shkon energjia”, shprehet Mimoza. Pra nëse qëllimi juaj është të bëheni të pasur, mendimet tuaja duhet të përqëndrohen tek ky qëllim. Mimoza dha një këshillë shumë të vlefshme për ata që mendojnë…
Klaudia Pepa është një nga balerinat më sexy shqiptare. Tashmë ajo është zhendosur në Itali dhe prej andej shpërndan foto që ndezin rrjetin. Më e fundit ka qenë një video ku ballerina shfaet Brenda vaskës duke kërcyer. Por edhe këtë herë nuk ka mbetur pa u sulmuar. Një prej tyre e quan budallaqe dhe balerina nuk hezitoi t’i kthehet duke e pyetur me ironi “kush, ti?”
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat e krahasoi protestën e opozitës së bashkuar me atë të 21 janarit të 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Ai tha se para tetë vitesh vriteshin qytetarë të pafajshëm dhe rriheshin masivisht protestuesit nga FNSH. “Krahasimi me të shkuarën nuk vlen për të thënë shikoni se sa mirë dhe se sa me dinjitet sillet dhe punon sot Policia e Shtetit, sepse e shkuara na ka rezervuar kujtime shumë të rëndës dhe që nuk kanë lidhje me asnjë standard dhe asnjë vlerë të funksionimit të një shteti…
15 vite nga fluturimi i fundit në Llogora, ministri i Turizmit dhe Mjedisit bëri një tjetër hedhje me parashutë nga mali i Kaninës, në Vlorë. Një fluturim si simbolikë me rastin e 20-vjetorit të Albanian Open 2019, të organizuar nga Aeronautika Shqiptare, por edhe si një mënyrë për të promovuar bukuritë përrallore të Shqipërisë dhe turizmin e aventurës, gjithnjë e më shumë në fokusin e turistëve të huaj. “Sot, me djemtë e Aeronautikës Shqiptare po festojmë 20- vjetorin e Albanian Open dhe po marrim pjesë në një garë spektakolare me shumë garues nga 13 shtete të botës dhe po promovojmë…
Kryeministri Rama në një deklaratë për mediat pas protestës së djeshme, pasi përgëzoi policinë për punën e bërë gjatë mbremjes, foli edhe për dhunimin dhe me pas ndalimin e Sahit Dollapit. Rama tha se, policët ishin presion gjatë gjithë kohës dhe u dhunuan me mjete nga më të ndryshmet. Ai tha se në ato rrethana i mirkuptonte ato dy policë që bënë një veprim më shumë. Po ashtu Rama shtoi se në vende të tjera të botës një person që i ikën me vrap policisë do ta kishtë pësuar edhe me keq. “Dikush qe iken policisë me vrap e ka…
Spitali i Traumës në kryeqytet ka bërë publik bilancin e të plagosrve të protestës së mbrëmshme. Përmes një njoftimi shpërndarë për mediat, bëhet e ditur se te Trauma janë paraqitur mbrëmë 19 pacientë, mes tyre 14 efektivë. Po ashtu në deklaratë citohet edhe gjendja e shëndetësore e sekretarit organizativ të PD, i cili pasi u shoqërua në komisariat u dërgua më pas tek Trauma. Sipas spitalit, Dollapi është ende duke marrë trajtim, ndërsa është paraqitur me dhimbje të gjymtyrëve.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas protestave të dhunshme të opozitës. Në deklaratën zyrtare të BE-së theksohet se dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Zyra e BE-së i bën thirrje protestuesve të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Protesta paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë. Duke pasur parasysh protestat e shpallura sot dhe në ditët e ardhshme në Tiranë, Delegacioni i Bashkimit Evropian u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Pikëpamjet e ndryshme politike duhet të trajtohen përmes…
Pas sulmit të protestuesve në banesën e ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt, ka ardhur edhe reagimi i parë. Është ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj i cili e ka quajtur një akt të papranueshëm kriminal. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Cakaj thekson se veprimi është kryer në urdhëra të qarta politike të krerëve të protestës me qëllim frikësimin e Ambasadorit Borchardt dhe familjes së tij. Ministri e quan këtë sulm ndaj kreut të OSBE-së një hakmarrje primitive e atyre që pasi kanë humbur kontrollin e vetes duan të nxjerrin nga kontrolli rendin kushtetues të Shqipërisë.…
Në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vlerësuar Policinë e Shtetit për menaxhimin e protestës së opozitës, ku sipas tij u përball me sulme me bomba molotov. Ndërkohë që ai ka komentuar dhe arrestimin dhe dhunën ndaj Sahit Dollapit, Sekretarit Organizativ të PD-së, teksa tha se Policia për këtë rast duhet të kishte duruar për pak çaste edhe pse ai bëri rezistencë. Pjesë nga fjala e Lleshajt: Bomba molotov, kapsolla, gjatë përpjekjeve për të djegur institucionet, flakët dhe goditjet rrezikuan seriozisht punonjësit e policisë. sulmet e djeshme u përballuan falë përkushtimit dhe profesionalizmit të panjohur më…