Dita e sotme parashikohet mot me vranësira mesatare dhe rreshje shiu të pasuara me rrebeshe. Në pjesën e dytë të ditës në zonën Perëndimore priten stuhi shiu. Era do të fryjë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet, ndërsa valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1.5–2.0 metër në det të hapur. Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: Zonat malore 10/18°C Zonat e ulëta 12/23°C Zonat bregdetare 12/23°C
Author: tirana
Strukturat drejtuese të opozitës gjatë mbledhjes urgjente të orëve të vona kanë vendosur zhvillimin e dy protestave të mëdha. Protestën e parë do ta zhvillojnë ditën e dielë në orë 11:00 para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për arrestimin e Sait Dollapit. Ndërkohë që protesta e dytë do të zhvillohet ditën e hënë në orën 18:30, ku PD dhe LSI do të thërrasin një tubim kombëtar para Kryeministrisë.
Modelja dhe këngëtarja e shumëkomentuar e estradës, Xhesika Ndoja ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen e saj të 31-të. Vet Xhesika ka vendosur që të ndajë më ndjekësit disa prej momenteve më pikante nga festa luksoze e zhvilluar në një nga klubet më në zë të kryeqytetit.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka mbyllur në orën 00:17 minuta protestën e opozitës. Ai ka falënderuar përkrahësit që i kanë dhënë protestës së opozitës, por ai kërkoi prej tyre që t’i japin kohë për të marrë vendimet se si do të zhvillohen protestat. “Të gjithë strukturat e PD-së për të marrë vendimet pas shpalljes së luftës nga Edi Rama kundër popullit të tij. Duke ju falënderuar nga zemra për këtë qëndresë të paprecedentë në historinë e Shqipërisë për të mos lejuar më diktatin e krimit dhe skllavit të tij, Edi Rama ju kërkoj mirëkuptimin për kohën që do të…
Sahit Dollapi është dërguar në spital nga policia. Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga policia tha se sekretari organizativ i PD, është transportuar me ambulancë në spital
Pamjet tregojnë se mësymja e policisë nisi kur disa protestues shkulën gurë dhe goditën efektivë të policisë dhe godinën e Drejtorisë së Policisë. Ndërkohë që një pjesë e protestuesve qëndrojnë në këndin tjetër, në anën e Unazës atje ku është edhe kryedemokrati Basha. E gjithë rruga është bllokuar dhe e mbuluar me gurë. Efektivët e policisë janë pozicionuar në pika të ndryshme. Si në anën e Unazës ashtu edhe në zonën e ‘Myslym Shyrit’ policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur një mbledhje urgjente në selinë e PD mbrëmjen e sotme, në orën 12:15. Mësohet se në mbledhjen e thirrur nga kryetari Basha do të jenë anëtarët e grupit parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve.Kujtojë se prej orës 18:30 opozita ka nisur protestën e saj të katërt kombëtare në Tiranë, ku janë shënuar akte të forta dhune, ndërsa vazhdon ende.
Vendi ditën e diel do të hyjë në ndikimin e një sistemi ftontal, i cili do të sjellë reshje shiu e shtrëngata kryesisht në mbrëmje dhe ditën e hënë. Kjo situatë do të shoqërohet me erë jugore dhe dallgëzim në dete.
Arbana Osmani drejtoi puntatën e radhës të ‘Dua të të bëj të lumtur’ të mbushur plot emocione. Këtë herë mbrëmja u mbyll me një të ftuar speciale që ishte Irma Libohova dhe historia që i përloti të gjithë kishte në qendër një nënë të sëmurë, e cila u bë e lumtur nga e bija pas dy operacioneve shumë të rënda që kishte kaluar. E përlotur, moderatorja gjatë bashkëbisedimit rrëfeu për herë të parë historinë e vështirë personale që kishte kaluar në fëmijëri. “Nëna ime u diagnostikua me kancer. Mbaj mend që isha shumë e vogël në atë kohë dhe e…
Nejmar ka dashur që të mbyllë këtë edicion me PSG-në me një paraqitje që vështirës se mund të harrohet e kështu ka bërë sot në ndeshjen e fundit që sulmuesi brazilian ka luajtur për parisienët para se të fillojë pezullimi i tij për gjestet në finalen e Kupës së Francës. Sulmuesi ka shënuar gol, ka dhënë asist dhe ka bërë një driblim spektakolar që po bën xhiron e internetit në suksesin 2-1 ndaj Anxher të kampionëve të Francës. Braziliani kaloi në avantazh PSG me një goditje perfekte me kokë në minutën e 20 të sfidës, pas një harkimi në zonë…
Protesta e opozitës e kësaj të shtune në Tiranë ka bërë jehonën e medieve italiane. “Corriere della Sera” shkruan se “protesta e 12-të e opozitës së qendrës së djathtë ka kërkuar sërish zgjedhje të parakohshme dhe largim të qeverisë socialiste të akuzuar se fitoi pas lidhjeve me krimin e organizuar. Policia përdori lëndë lotuese për të larguar protestuesit”. “Ansa” shkruan se Tirana u përfshi nga incidentet pasi opozita e drejtuar nga Lulzim Basha zbriti sërish në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për të sjellë një qeveri tranbzitore që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. “Bomba molotov,…
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar ashpër për aktet e dhunës në protestën e sotme. “Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë.”– thuhet në reagimin e OSBE.