Author: tirana

Një incident ndodhi në protestën e së shtunës të opozitës në kryeqytet. Një grup të rinjsh me maska në fytyrë, ndërsa ishin duke marshuar drejt Kryeministrisë, sulmuan mes turmës një prej kameramanëve të Top Channel. Protestuesit me maska të zeza dhe një prej tyre me kundragaz të vënë në fytyrë vrapojnë drejt kameramanit Eno Xhaja. Ata e kanë goditur kameramanin ndërsa edhe mjeti i tij i punës është thyer nga sulmuesit, të cilët i kërkuan atij që të mos filmonte. Kameramani i dytë i TCH i plagosur është Besfort Kryeziu.

Read More

Protesta e opozitës është shoqëruar me një incident të rëndë pas zhvendosjes para Parlamentit. Disa protestues të opozitës sulmuan grupin e xhirimit të ABC News. “Ishin protestues të maskuar, ishin 5 veta me maska të cilët pasi hodhën disa bomba molotov, në drejtim të selisë së Parlamentit, iu drejtuan fillimisht operatorit tonë, por më pas dëmtuan edhe disa kamera të tjera. Por duhet theksuar se sulmi ishte i drejtpërdrejt, ishte një sulm fizik, ku pikësëpari është me rëndësi jeta e më pas pajisjes elektronike, që tashmë janë të dëmtuara. Na u desh për pak çaste të largoheshin sepse ishte e…

Read More

Të paktën 13 policë raportohen deri tani të plagosur nga incidentet e mëdha të ndodhura para parlamentit. Lëndimet e uniformave blu kanë ardhur në mënyrë të veçantë pas sulmit me bomba molotov që protestuesit e opozitës së bashkuar bënë rreth orës 21:00 tek hyrja e Kuvendit. Përdorimi pa kriter i bombave molotov, sendeve të tjera të forta, kapsollave dhe fishekzjarreve mund të rëndojë edhe më tej bilancin e të plagosurve. Një numër i konsiderueshëm ambulancash kanë udhëtuar kohë pas kohë drejt Traumës dhe QSUT-së për të përcjellë policë dhe qytetarë të plagosur në këtë situatë dhune dhe koasi. Pas marshimit…

Read More

Pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit për të larguar turmat me anë të forcës nga godina e Parlamentit, militantet e PD-ë në shenjë revolte i kanë vënë flakën kazanëve të plehrave para Kishës Katolike. Agjencia fotografike ka mundësuar pamjet e zjarrvënës ndaj kazanëve të mbetjeve.

Read More

Sulmohet me shkop gome nga forcat speciale Sait Dollapi. Mësohet se Dollapi ka marrë maskën maskën antigaz një prej punonjësve të policisë. Kjo ka shkaktuar edhe një përplasje me policinë. Teksa vrapoi për t’iu larguar policëve, ai rrëzohet dhe në këtë moment është goditur nga efektivët. Më pas është arrestuar.

Read More

 Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. “Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”, shkruan ambasada amerikane.

Read More

I vetmi që iu drejtua sot opozitës me një fjalë ishte kreu i PD-së, Lulzim Basha. Fotoreporteri Agim Rama ka sjellë disa nga portretet e Bashës teksa mban fjalim, duke filluar nga momenti kur bën dorën grusht e deri bidoni me ujë.

Read More

Në protestën e sotme një nga fotot më të veçanta është ajo e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi me djalin e politikanit të ndjerë Sokol Olldashi. Në foton shihet Kryemadhi me Glauk Olldashin, i cili është pjesë e protestës së thirrur nga opozita. Glauk Olldashi ka ardhur nga Anglia ku ndodhet me studime, për të marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës.

Read More

Edi Rama poston një video nga protesta e opozitës: Qeverisë nuk keni çfarë i bëni, por Shqipërisë po Kryeministri Edi Rama ka postuar një video, ndërsa protestuesit i vënë flakën Kryeministrisë. Ai thotë se protestuesit nuk kanë çfarë i bëjnë Qeverisë, por Shqipërisë po. “Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj!

Read More