Elvisa ishte personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” për shoqen e saj Uedën, të cilën e kishte njohur në vendin e punës. Pavarësisht se kishin shumë pak kohë që njiheshin, vajzat kishin krijuar një besim të madh midis tyre, aq sa dinin gjithçka për jetën e njëra-tjetrës. Në studio, Elvisa rrëfeu historinë e jetës së shoqes saj, Uedës që kishte qenë e martuar më përpara dhe kishte një vajzë. Ueda dhe ish-bashëshorti i saj kishin emigruar për në Itali, por ai kishte rënë në burg pasi kishte kryer një vepër penale. E dëshpëruar ajo ishte…
Author: tirana
Në këtë fotogaleri janë përzgjedhur 25 momente të cilat tregojnë një “karakteristikë” që mesa duket vetëm meshkujt e shfaqin. Femrat nuk duhet të tregohen xheloze për këtë, pasi siç mund ta shihni kjo karakteristikë ka të bëjë me mungesën e plotë të vetëmbrojtjes. Çfarë mendoni se do ndodhte nëse vetëm diçka e vogël nuk do të shkonte siç duhet në planin e tyre gjenial?
Sonte, familjet e zakonshme me fëmijë të vegjël do të kthehen në shtëpi me frikë nga pasiguria. Burrat e zakonshëm do të trajtohen në spital për dëmtime të shkaktuara nga djegiet. Zyra e Kryeministrisë dhe Parlamenti i Shqipërisë do të vazhdojnë të jenë të përfshira nga zjarri gjatë natës – për shkak të bombave me Molotov që u hodhën hodhën dhe krijuan këtë pështjellim të kohëve të largëqoftit. Prap Në, njerëzit do ti paguajmë! Por për këtë e di që nuk u bëhet vonë… Ndërkombëtarët – që dëshirojnë të na afrojë më shumë drejt anëtarësimit në BE – po qeshin…
Boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj është kampioni më i ri i Botës në disiplinën Junior të WBC. 21 vjeçari mposhti me pikë polakun, Krzysztof Twardowski , duke triumfuar me pikë 97-93. Një fitore historike kjo për Uldedaj, që bëhet boksieri i parë shqiptar që fiton këtë titull. Ky triumf vjen vetëm një vit pas fitimit të titullit të kampionit të Botës, WBO. Në atë duel, Uldedaj mposhti argjentinasin, Nicolas Leandro Arganaraz. Kjo është fitorja e 11-të e Uldedaj në 11 ndeshje, duke ruajtur kështu pathyeshmërinë në ring.
Duke folur në studion e Ora, analisti Artur Zheji ka sulmuar deputeten Rudina Hajdari. ‘Je një turp, ku je? Po e shikon dhunën ndaj Dollapit…’ është shprehur ndër të tjera Artur Zheji.
Programi “Dua të të bëj të lumtur” ka sjellë në ekranet tona çdo të shtunë histori dashurie nga më të ndryshmet që kanë lindur në moshë të re, por fatkeqësisht disa prej tyre nuk kanë pasur një fund të lumtur. E tillë ishte historia e Meremes, e cila ishte dashuruar në moshë të re me dikë që ishtë 5 vite më i madh se ajo. Kur familja e saj e kishte zbuluar këtë lidhje nuk e kishin pranuar, por Meremja kishte vendosur që të martohej me djalin që dashuronte pa pëlqimin e tyre. Meremja rrëfeu në studio se në filllim…
Protesta e opozitës dha një mesazh: Edi Rama mposhtet me tru, ndoshta shumë më lehtë sesa me muskuj. Këtë të shtunë u provuan të dyja rrugët. Idhtarët e PD -LSI ndoqën skenarin që kanë përshkruar për muaj me radhë, duke tentuar pushtimin e kryeministrisë, duke shpërthyer gardhet përreth sallës së parlamentit, duke bllokuar rrugët dhe duke u përleshur me policinë. Por sot aksionin e tyre e alternuan edhe me një formë tjetër. Më shumë sesa bombat molotov, levat dhe gurët, ka mjaftuar një projektor i thjeshtë për të bërë gjithë efektin që nuk e krijuan dot të parat. Për një…
Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter në kohën që protesta e opozitës u zhvendos përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. “Respekt për trupat e Policisë së Shtetit që me profesionalizmin e tyre nderuan uniformën e shtetit përballë një turme të udhëhequr nga dëshpërimi i politikës qorre. Shërim të shpejtë për policët e plagosur dhe ndëshkim për dhunuesit e tyre e për zjarrvënësit e institucioneve”, shkroi kreu i qeverisë në rrjetin social.
Protestuesit kanë sulmuar makinën e Report TV pranë Drejtorisë së Policisë. Ata kanë sulmuar edhe operatorin e Report TV pranë drejtorisë së policisë dhe kanë tentuar të thyejnë kamerën e tij. Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka ndërhyrë duke parandaluar sulmin e protestuesve. Më herët u sulmua edhe operatori i ABC News dhe Top Channel duke penguar transmetimin për rreth gjysmë ore në këtë televizion.
Protestuesit kanë mbërritur pranë drejtorisë së Policisë për të kërkuar lirimin e sekretarin e organizativ të PD Said Dollapi. Ata kanë hedhur bomba molotov, ndërkohë që policia ka ndërhyrë duke shpërndarë turmën me gaz lotsjellës.
Një djalë i vogël me emrin Alesio, ka humbur mbrëmjen e sotme në zonën përpara parlamentit. Ai ka qenë bashkë me motrën e tij Anjën dhe më pas është ndarë prej saj duke mbetur i vetëm. Prej orësh ai po qëndron në një kafene pranë Komitetit Shqiptar Mysliman.
Nga Mero Baze Ajo që pritej të ishte protestë e madhe, ishte më e vogël se çdo herë tjetër. është e natyrshme pas katër dështimesh dhe deklaratash euforike për rrëzimin e qeverisë që protesta të rrudhej dhe në rrugë të mbeten vetëm fanatikët. Dhuna që pritej ishte më e madhe se herët e tjera. Ishtë më cilësore dhe më sasiore. U hodhën qindra bomba molotov dhe kapsolla, ju vu flaka dyerve të institucioneve dhe u lënduan reth 15 policë. Por dhe ky ishte një objektiv që pritej. Rituali i protestës ishte po i njëjtë. Pasi u sulmua kryeministria, dhuna u…