“Jam singel prej tre vitesh, e kam mendjen tek ish- e dashura”, kështu është shprehur Xhani Shqerra në emisionin “Thumb” Ndër të tjera ai ka folur për jetën mes modës, dashurisë së pamundur dhe dëshirës për të drejtuar Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar. Aulona: Je singel apo e ruan shumë këtë pjesë? Xhani: Jo, jo nuk e ruaj, për sa kohë ke një jetë … Aulona: Po sa kohe ke që je singel? Xhani: Po kam ca 3 vjet të mira po mos më shumë. Aulona: Po kjo nuk do të thotë që nuk ke bërë seks.. Xhani: Jo, jo po çlidhje ka të bësh seks…
Author: tirana
Pas dy vitesh mungesë dhe ofertës për të pozuar në revistën e famshme “Playboy”, kthehet në ekran si pjesë e “Aldo Morning Show” dhe faqes ”Shërbimi Informativ Televiziv”, ku improvizon intervista me politikanë për “Çmendina Tv”. Për mënyrën e re të bërit televizion dhe prapaskenat e videove virale të supozuara me njerëzit e rëndësishëm në këtë vend, Enki flet në këtë intervistë. Pas një periudhe mungesë, rikthehesh në ekran si pjesë e “Aldo Morning show”. Cili ishte angazhimi yt këtë periudhë dhe kush ta bëri ofertën? Kam qëndruar rreth dy vite jashtë ekranit. Arsyet ishin familjare dhe e ndieja të…
Banorët e Astirit janë nisur drejt Kryeministrisë ku do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës së bashkuar. Në krye të tyre qëndron ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili ka dalë nga burgu dy ditë më parë. Të veshur me jelek portokalli fosforishent ato janë drejtuar godinës së Kryeministrit me thirrjet “Rama IK”.
“Disa moderatore shqiptare kanë sukses sepse janë shumë të hapura”, kështu është shprehu Stela Kotri e emisionit në “Shtëpinë tonë” e ftuar në emisionin “Thumb”. Ndër të tjera ajo ka folur për marrëdhëniet me kolegët dhe vështirësitë e të qenit mama e dy çunave. Fatma: Çfarë mendon ti për koleget e tua në ekran, ka nga ato që nuk e meritojnë famën ose projektin që kanë? Stela: Mendoj që ka shumë të tilla. Diskutohet edhe në ambiente tona të punës që fati i ka bërë që të përjetojnë këtë ngritjen në mënyrë të menjëhershme. Ndonjëherë kam edhe unë inatet e mia për…
Ish-deputeti i PS-së në qarkun e Elbasanit Taulant Dedja, me anë të një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me librin e ish-presidentit Bamir Topi. Në statusin e tij, ish-deputeti Dedja shkruan se kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti Bamir Topi kanë mbështetur njëri-tjetrin pas kuintave. “Edi Rama bashkinë që rimori me 2007 në radhë të parë e ka “dhuratë” nga Topi dhe PD e asaj kohe … dhe kur Topi u zgjodh president, Rama i shkoi me lule në zyrë… Thjesht i kujtoj sot Z. Topi një telefonatë që më bëri rreth mesnatës, dy ditë para se të zgjidhej president……
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se pas projektit të ndryshimit të kufijve qëndron fondacioni Soros në Beograd. Gjatë një fjale mbajtur përpara studentëve demokratë evropianë, Berisha u shpreh se ndryshimi i kufijve çon në luftë. “Keni dëgjuar të flitet për ndryshim kufijsh në Ballkan? Ju garantoj se nuk ka asgjë që çon drejt luftës. I kujt është projekti? Projekti i cili ka dy vite që përpiqet të shitet kudo është projekti i fondacionit të Hapur të Xhorxh Soros në Beograd”, tha ai.
Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe më të suksesshme. Por ashtu si disa kolegë të saj, Aurela mendon se shumë këngëtarë të estradës shqiptare blejnë klikimet apo ndjekësit në rrjetet sociale. Së fundmi ajo i ka ironizuar kolegët me një postim në Instastory ku merr si shembull këngëtarin me famë botërore Michael Buble. ‘Michael Buble, tur botëror. Mbush arena të tilla…por? Pra siç po thoshim ka vetëm 2.1 milionë ndjekës. Sikur të menaxhohej nga ndonjë shqipe, kushedi sa ndjekës do kishte. Hë? Tur botëror, arenat plot. S’më del llogaria”, ka shkruar Aurela duke thumbuar kolegët e…
Edhe më pak se një orë na ndan nga nisja e protestës së opozitës. Kryeministria dhe Ministria e Brendshme janë rrethuar me gardhë metalikë dhe shumë forca policie kanë nisur të mblidhen aty. Në disa rrugë janë vendosur më shumë përforcime, janë bllokuar në mënyrë që të mos kalojnë makinat. Gjithashtu janë instaluar kamera me rezolucion të lartë, për të filmuar çdo person që mund të ushtrojë dhunë. Reth 1500 policisë të pajisur me maska kundragaz do të jenë të gatshëm që bashkë me zyrat e Ramës të mbrojnë edhe Kuvendin e Shqipërisë.
Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në autostradën e Milotit. Mësohet se një makinë ka përplasur një këmbësore, emri i të cilës ende nuk bëhet me dije. Gjithashtu raportohet se vajzës së plagosur i ka ardhur menjëherë në ndihmë ish-deputeti i PD Bardh Spahia, i cili është i diplomuar si mjek i përgjithshëm. Pas ndihmës së parë, e aksidentuara është dërguar menjëherë në spital, ku është nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Presidenti Hashim Thaçi i kujtuar Sali Berishës të shkuarën dhe rolin e tij në luftën e Kosovës.Në një intervistë për “Dita”, Thaçi shprehet se tashmë ndjen vetëm keqardhje për ish kryeministrin pasi sipas tij është kthyer në gërmadhë politike dhe shoqërore. Kohët e fundit edhe Sali Berisha ka bërë disa akuza të rënda ndaj jush. Dikur nuk ka qenë kështu. Çfarë ka ndodhur mes jush? Gjithmonë krimineli kthehet në vendin e krimit. Sali Ramë Berisha ka kryer krim të rëndë kundër UÇK-së kur është angazhuar në një fushatë armiqësore shpifjesh kundër saj, paralelisht me fushatën ushtarake të Slobodan Milosheviçit. E…
Më 20 shkurt 2019, Ministria e Drejtësisë e Italisë i ka dërguar shkresë Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, për mundësinë e ekstradimit të Ilir Bajrit për shkak të një dënimi që ka atje me 5.6 vite burg, ndërsa italianët kanë marrë një përgjigje zyrtare më 4 mars të këtij viti. Pas kërkesës së Italisë për ekstradimin e Ilir Bajrit ndaj këtij të fundit, në 24 prill, në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër u zhvillua një seancë për njohje nga Gjykata të kërkesës dhe lejimin për ekstradim drejt Italisë. Organi i akuzës i kërkoi “Arrest me burg” Gjykatës për…
Pas marrjes së besimit edhe zyrtarisht nga Kryesia e PS, Gentjan Llatja sot ka marrë biçikletën dhe iu bashkua nismës së Këshillit Rinor të Elbasanit për një shëtitje ku destinacion ishte pika turistike e Byshekut, në Njësinë Administrative Shushicë. “Vetëm 4 km larg qendrës së qytetit, mes gjelbërimit dhe ujit të ftohtë, Bysheku është një nga pikat më të preferuara për elbasanasit. Një iniciativë për t’u përgëzuar në lënien e makinave dhe zëvendësimit të tyre me biçikletë”, shkruan Llatja në Facebook. / tirananews.al