Kryesisë e Partisë Socialiste gjatë ditës së sotme ka zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet lokale të parashikuara për t’u mbajtur më 30 qershor. Për këtë ka reaguar kryetari i PS në Sarandë Ardian Kola, i cili me mbështetjen e qytetarëve sarandiotë ishte një nga kandidatët në PS për të garuar për bashkinë e Sarandës. Mirëpo kryesia e PS sot ka vendosur që kandidati zyrtar të jetë Ardian Gurma. Kola me anë të një statusi në ‘Facebook’ falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe shprehet se tek e fundit rëndësi ka procesi. Statusi i plotë: Dua tju Falenderoj te gjithe…
Author: tirana
Elise Greer, 21 vjeç, ka një vit tashmë që kalon një nga traumat më të mëdha të jetës së vetë. Para një viti ajo u dashurua me një djalë, por pa e ditur që do ishte ai që do i shkaktonte dëmin më të madh. Prindërit e saj nuk janë të pasur (babai i saj është menaxher i faqes për një firmë ndërtimi, mamaja e saj punon me të rinjtë e pambrojtur), por megjithatë ata arritën t’i blinin një makinë, megjithëse ishin në merak për sigurinë e saj. Si për ironi të fatit, ishte makina ajo që në fund e…
Mijëra qytetarë, simpatizantë të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë nisur nga rrethe të ndryshme të vendit për t’iu bashkuar protestës së opozitës para godinës së Kryeministrisë, që pritet të nisë në orën 18:30. Informacionet e para bëjnë me dije se katër protetsues të PD-së nga Berati janë shoqëruar në polici për motive ende të panjohura. Protestuesit e ndaluar janë shtetasit me iniciale R.S., K.S, M.B. dhe Xh.Xh. Ndërkohë kujtojmë se me dhjetra autobuzë dhe automjete po vijnë drejt Tiranës nga qyteti i Beratit, i Vlorës, i Lëzhës, i Kukësit, i Shkodrës,etj
Disa orë para protestës së opozitës, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamjet e automjeteve që sipas tij po i drejtohen kryeqytetit. Në faqen e tij të Facebook, Berisha ka hedhur një video ku makina të shumta me flamujt e Partisë Demokratike udhëtojnë në autostradë. Për Berishën këto automjete janë vetëm nga qytetarët e Kavajës. “Kavaja marshon drejt Tiranës!”, thekson Berisha. Ndërkohë që në një postim të dytë, ai shkruan se ka një vërshim të paparë të qytetareve nga e gjithë Shqipëria drejt Tiranës. “Vërshim i papare i dhjetra mijra qytetareve nga mbare Shqipëria ne Tirane! Tmerrohet kakistokracia! “Rama ik”, Fitore!”,…
Pak pasi Kryesia e PS-së zyrtarizoi emrin e aktorit Erion Isai, si kandidatin e saj për kryebashkiak te Kolonjës, Ardit Gjebrea ka reaguar me nje mesazh për Isain. “Ukrainasit zgjodhën një aktor, komedian e regjisor si President të vendit, ndërsa Erion Isai po e nis nga vendi i origjinës. I mbarë qoftë rrugëtimi yt i sapo nisur!”- ka shkruar ai ne nje postim ne rrjetet sociale. Nga ana e tij, Isai, nuk e ka lene pa pergjigje kete urim dhe krahasim te bere nga ana e prezantuesit dhe producentit te njohur, duke reaguar me kete shenim: “Kur vlerësimi dhe mbështetja…
Pak ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një video ku shfaqej momenti teksa Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër lyhej me bojë të zezë në kokë dhe trup. Ngjarja mori komente të ndryshme në mbështetje të protestës së studentëve, por edhe kundër këtij veprimi. Gjatë ditës së sotme ka reaguar studentja që i hodhi bojën Rektorit duke marrë përsipër gjithçka, ndërkohë që shpjegon edhe shkakun. Ajo quhet Pranvera Paci, studente e Fakultetit të Drejtësisë në këtë universitet dhe si më poshtë shpjegon shkaqet që e çuan në këtë veprim: “Dje unë Pranvera Paci, studente e Fakultetit Juridik, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, kam…
Ky është momenti tronditës kur një burrë është rrëzuar në tokë pa vetëdije pasi u godit në fytyrë nga një burrë, me të cilin pati një mosmarrëveshje në stacionin e trenit në Londër. Në videon amatore shfaqen një grup burrash duke u konfliktuar dhe në një moment fillojnë të shajnë njëri-tjetrin, e pas disa sekondave personi godet dhe hedh në tokë një burrë. Personi që u rrëzua pavetëdije me fytyrë në tokë ka pësuar lëndime serioze.
Nga uji që mbulon pjesën më të madhe të Tokës tek hëna, këtu janë disa gjëra të çuditshme rreth planetit tonë, që shkenca ende nuk i kupton plotësisht.
Banorët e fshatit Rripë, pjesë e njësisë administrative Gurrë të Bashkisë së Klosit ankohen për probleme të furnizimit me ujin e pijshëm. Sipas banorëve rrjeti i furnizimit të ujit të pijshëm është pothuajse jashtë funksionit. Ata thonë se rrjeti është i amortizuar dhe shkakton ndotjen e ujit që shkon në çezmat e tyre. Por për banorët e Rripës as uji i puseve apo i burimeve natyrale, nuk ka asnjë garanci për t’u konsumuar. Për furnizimin me ujë të banorëve të fshatit Rripë në 2006 janë investuar 18 milionë lekë për ndërtimin e ujësjellësit të ri. Ish-kryetari i fshatit Liman Baku…
Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forëard Presence”, major Klodian Tanushi ndërroi dje jetë në spital ku po i nënshtohej trajtimit intensiv mjekësor. Por një ditë pas këtij lajmi të kobshëm, pikërisht sot ka ditëlindjen djali i Majorit shqiptar, i cili në vend të qirinjve për ditëlindje, vajton humbjen e babait. Një miku i ushtarakut shqiptar ka ndarë edhe një moment tepër emocionues teksa ka takuar djalin e majorit. “U ndave përgjithmonë nga ne Klodi, sa keq që nuk arrite të urosh as Serxhon sot në ditën e lindjes së tij. Me habi e dëgjova kur më…
Negociatat dypalëshe që Kosova dhe Serbia nisën në mars të vitit 2011 në Bruksel parashikonin mes të tjerash njohjen e dyanshme të sovranitetit territorial të vendeve. Por në fundjavë, kryediplomati serb Ivica Daçiç, përsëriti kërkesën për rivendikime tokësore ndaj fqinjit jugor, duke e cilësuar territorin hapësirë serbe. Shkak u bë një deklaratë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili një ditë më parë sugjeroi që kufijtë e padrejtë me Shqipërinë të hiqen sa më parë, duke nisur me pikën kufitare të Morinës. Daçiç tha për mediat vendase se ideja ishte në vazhdën e provokimeve për të ashtuquajturën “Shqipëria e…
Qëkurse është bërë pjesë e industrisë muzikore shqiptare, Big Mama është shndërruar në një prej këngëtareve më të dashura për publikun shqiptar. Dy vitet e fundit këngëtarja e famshme ka pësuar një transformim rrënjësor pas kryerjes së një operacioni për ngushtimin e stomakut dhe tashmë miqtë e quajnë me shaka Sexy Mama dhe ajo duket disa vite më e re në moshë.