Author: tirana

Trajneri italian, Antonio Conte dhe Interi thuhet se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi nga sezoni i ardhshëm 2019/20. Interi raportohet se ishin të pakënaqur me punën e trajnerit Luciano Spalletti dhe rezultatet e tij, kështu që u vunë në kërkim të një trajneri të ri. Ish-trajneri i Juventusit , Chelseat dhe Kombëtares së Italisë, Conte, ka dalë si kandidati kryesor i Nerazzurrëve për të zëvendësuar Spalletti. Tani mediat italiane raportojnë se klubi nga Giuseppe Meazza dhe trajneri italian tashmë kanë arritur marrëveshje. Sipas gazetës Tuttusport, Conte ka rënë dakord të bashkohet me Interin në një kontratë tre-vjeçare. Me këtë marrëveshje trajneri italian…

Read More

Forcat siriane të sigurisë e varën Muhannad Ghabbashin duke e lidhur për duarsh dhe e mbajtën ashtu për disa orë, e rrahën deri në gjakderdhje, e sulmuan me elektroshok dhe ia futën një armë në gojë. Ghabbash, student i drejtësisë nga Aleppo, disa herë u rrëfye për “krimin” e tij: Organizimin e protestave kundër qeverisë. Por tortura vazhdoi për 12 ditë derisa e shkroi një rrëfim të rremë për gjoja planifikimin e bombardimeve. Sidoqoftë, ky ishte vetëm fillimi. Ai u dërgua në një burg të mbipopulluar në bazën ajrore “Mezze” të Damaskut, ku rojet e burgut i kishin varur të…

Read More

Nga Ben Andoni Ka një ndjesi të frikshme në vend para çdo proteste të tanishme dhe të shkuarës. Tek pjesa më e madhe e njerëzve, që po i mbijetojnë situatës së rëndë ekonomike-sociale, ngrihet instinktivisht vetëm një pyetje me dy çështje: A do ketë rrëmujë dhe sa do të zgjasë?! Pjesa e parë lidhet me mungesën e sensit të masës që ka Homo Albanicus para situatës ekstreme, kurse e dyta me prishjen e kësaj status quo-je të tanishme ekonomike-sociale, që edhe kështu është e padurueshme. Mu në këtë argument përballen paradokset e opozitës. Së pari, është krejt fëminore të imagjinosh…

Read More

Janë tetë kryebashkiakë të Partisë Socialiste që nuk do të rikandidojnë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Emrat ‘big’ janë padyshim ato të Vangjush Dakos dhe Qazim Sejdinit që sunduan Durrësin dhe Elbasanin për të paktën 12 vite. Valbona Sako dhe Gledjan Llatja janë përzgjedhur nga Edi Rama si kandidatë për bashkitë e Durrësit dhe Elbasanit. Florjana Koka nuk do të rikandidojë gjithashtu për bashkinë e Sarandës. Ajo u zgjodh në këtë detyrë në vitin 2015-të dhe sipas raportimeve të kohës, ishte ish-deputeti Koço Kokëdhima që e propozoi si kandidate të PS për qytetin bregdetar. As Muharrem Rama nuk do…

Read More

Nëse hani mishin e pulës duhet të tregoni kujdes. Që pula e pagatuar përmban në lëkurën e saj baktere të dëmshme si salmonella dhe listeriam nuk është diçka e panjohur nga ne, por që larja e këtij shpendi përpara gatimit mund të na vrasë, kjo po që është diçka e padëgjuar më parë. Ekspertët e shëndetit na këshillojnë për të mos e bërë më këtë gjë kurrë, në rast se nuk duam të përfundojmë në spital. Sipas një studimi të Universitetit Drexel, kur ju lani pulën, bakteret e lartëpërmendura shpërndahen kudo përreth jush. Ky proces quhet aeroizolim. Nëse listeria apo…

Read More

Qytetarët janë thirrur nga opozitarët të protestojnë sot në 18:30 përpara kryeministrisë. Opozitarët kanë kërkuar leje deri në mesnatë, ndërsa në përgjigje policia e Tiranës, ka dhënë leje për të protestuar deri në orën 20:30. Të paktën 1500 efektivë të policisë pritet të jenë të angazhuar sot në terren për mbarëvajtjen e protestës së opozitës. Përveç forcave të policisë godina e Kryeministrisë, nga ana tjetër është e rrethuar me gardh metalik, një masë e shtuar e policisë për të shuar çdo skenar të mundshëm që mund të kenë protestuesit. Gjithashtu efektivët e policisë do të jenë të pajisur me maska…

Read More

Vladimir Putin nuk heq dorë nga pasioni për sportin. Së fundmi, ai ka luajtur një ndeshje hokej me ekipin e “Legjendave”, ku kishte në krah lojtarët më të suksesshëm rusë si Slava Fetisov apo Pavel Bure. Agjencitë e lajmeve si “AP” dhe “Reuters” raportuan se Putin shënoi tetë gola në këtë ndeshje, ndërsa të dhënat nga Kremlini thonë se ai shënoi 10 gola, në fitoren 14-7. Por në fund të ndeshjes ka ndodhur edhe një incident. Gjatë përshëndetjes tradicionale, Putin është penguar dhe ka rënë në akull. Pavarësisht kësaj, është ngritur me shpejtësi duke vazhduar përshëndetjen. Ndeshja u transmetua në…

Read More

Tanimë edhe një studim i ka konfirmuar hulumtimet e menjëhershme të një studimi suedez. Madhësia e këmbës e parashikon jetëgjatësinë tuaj! Anketimi i fundit që ka përfshirë mijëra meshkuj e gra, e ka konfirmuar punën e ekipit të ortopedëve suedezë në vitin 1987, të cilët e kishin thënë të njëjtën gjë: numri i këmbës tregon sa gjatë jetoni, transmeton Telegrafi. “Sado befasuese që mund t’ju duket, madhësia e këmbës e parashikon jetëgjatësinë”, ka deklaruar Dr. Hans Bjors, epidemiolog nga Stokholmi, i cili e ka raportuar këtë studim. “I kemi përdorur të dhënat e kompjuterizuara për t’i krahasuar njerëzit nga çdo…

Read More

Skena tërësisht të padenja dhe deputetë të plagosur pas përleshjes masive që shpërtheu në Parlamentin e Kinës, ditën e sotme. Mediat e huaja raportojnë se gjithçka degjeneroi në sherr, pas ndryshimeve në ligj, që u jepte të drejtën të dyshuarve të dërgoheshin në Kinë për gjykim. Pamjet e sherrit bënë xhiron e rrjeteve, e në to duken si rrihen deputetët, ndërkohë që njërin, demokratin Gary Fan e kanë nxjerrë jashtë me barrelë. Zyrtarët janë të mendimit se duhet bërë ligjor ndryshimi qe të mund të ekstradojnë një të dyshuar për vrasje në Tajvan.

Read More

Lajmi që një vajzë e mitur është futur me forcë në makinë dhe më pas është abuzuar në një hotel ka shqetësuar mjaft prindërit në Tiranë. Policia arrestoi 25 vjeçarin I.Xhaferi nga Kamza, i cili është personi që mori vajzën e mitur në makinë fillimisht duke e dërguar më pas në hotel ku dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale, por vajza është larguar duke i shpëtuar dhunës. Në deklaratën e tij në polici ai tha se thjesht i kishte pëlqyer vajza si fizik dhe e kishte ftuar në makinë duke mos ditur moshën e saj. “Nuk kam abuzuar…

Read More

Janë javët e fundit të kampionatit dhe Milani rrezikon shumë të mbetet jashtë Championsit. Skuadra kuqezi mban vendin e 5-të, 3 pikë pas Atalantës së vendit të katërt. Duhet të fitojë ndeshjet e mbetura dhe të shpresojë te gabimet e ekipit të Berishës dhe Gjimshitit, që po kalon një formë të shkëlqyer. Mbrojtësi i kuqezinjve, Andrea Konti, ka folur për “DAZN”, duke dhënë edhe një premtim të fortë: do të ecë 50 kilometra në këmbë, nëse Milanin kap vendin e katërt. Konti, i cili ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak dëmtimi, flet për situatën pas rezultateve të fundit:…

Read More

Policia ka arrestuar 13 persona në një operacion antidrogë të emërtuar “Bistrica 2019”. Ja njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit Vijon operacioni antidrogë i koduar “BISTRICA 2019”. Shkon në 13 numri i të arrestuarve gjatë këtij operacioni. Kapet dhe ndalohet shtetasi E.M., 37 vjeç, banues në Patos, si pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike. Dy ditë më parë Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, finalizoi operacionin antidrogë të koduar “BISTRICA 2019”. Në operacion u përfshinë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e…

Read More