Author: tirana

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë sot 22 vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Në vendimin e saj të tetë të mbledhjes së sotme, qeveria shqiptare me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, vendosi përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë të studimeve në institucionet e arsimit të lartë (IAL) për vitin akademik 2019-2020. Në pikën dy të këtij vendimi të Këshillit të Ministrave, parashikohet një minimum mesatareje për pranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe të dytë të…

Read More

Të paktën 70 migrantë janë mbytur dhe 16 të tjerë kanë shpëtuar pasi një anije është fundosur në ujërat ndërkombëtarë në bregun e Tunizisë, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve, Afrique Presse. Anija është thënë të jetë nisur nga Libia në Evropë. Anijet për shpëtim kanë tentuar që të shpëtojnë trupat nga qyteti bregdetar, Sfaks, ka njoftuar kjo agjenci. Të 16 personat tjerë janë shpëtuar nga një peshkatar afër zonës ku ka ndodhur aksidenti. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migrim ka thënë se të paktën 50 persona kanë vdekur, mirëpo ka përmendur edhe 16 personat e mbijetuar.

Read More

Konferenca, negociata, në fund luftë. Diplomati i njohur gjerman Geert-Hinrich Ahrens negociatori kryesor për Kosovën në Konferencat e Jugosllavisë në vitet 90-të rrëfen për DW kujtimet personale për një kohë të trazuar. Deutsche Welle: Zoti Ahrens, ju ishit nga shtatori 1991 deri në mars 1996 negociatori kryesor për çështjen e Kosovës në Konferencat e Jugosllavisë së atëhershme, në kohën e luftës në Kosovë ju ishit në Shkup për problemet e refugjatëve – 20 vite kanë kaluar ndërkohë, çfarë ju bie ndër mend kur e kujtoni këtë kohë? Geert-Hinrich Ahrens: Së pari Bashkësia Ndërkombëtare dhe ajo që quhej më parë Bashkësia Europiane…

Read More

Pak muaj më parë Renato Mekolli mbylli me sukses edicionin e parë të spektaklit të gatimit “Hell’s Kitchen”. Ky program shkaktoi reagime të shumta në publik, prandaj arriti të thyente edhe rekorde shikueshmërie. Siç duket ky spektakël dhe sukseset e Renato Mekollit kanë tërhequr vëmendjen edhe të një televizioni izraelit. Shefi i njohur i kuzhinës është bërë pjesë e edicionit qëndror të lajmeve të televizionit në fjalë dhe aty flitet për “Hell’s Kitchen”, Renaton dhe restorantin e tij, “Umami”. Mekolli nuk ka ngurruar ta ndajë këtë gjë me të gjjthë ndjekësit e tjerë në “Instagram”, duke treguar se fama arrihet…

Read More

Ndryshe nga herët e tjera, emisioni “Provokacija” nuk u hap me monolog, por me një test. I përgatitur nga vetë moderatori Mustafa Nano, testi mat koeficientin e inteligjencës. Megjithatë siç sqaron vetë ai, kur t’i përgjigjeni pyetjeve nuk është e thënë t’u përgjigjeni të gjithave sepse disa gjëra nuk i dimë. “Ky është një test që unë e quaj një test për të matur IQ. Nuk është e thënë që t’u përgjigjeni të gjithave sepse ka gjëra që nuk i dimë. Ka gjëra që secili prej nesh nuk i di. Siç kanë thënë edhe grekët e lashtë, ‘dimë një gjë…

Read More

Një nga gatimet më të preferuara të amvisave shqiptare është gjella me spinaq dhe oriz, siç njihet edhe si burani. Në shumicën e rasteve, spinaqi zjehet për minuta të tëra, duke humbur kështu pjesën më të madhe të vlerave. Spinaqi rekomandohej të zihej për të paktën 25 minuta, por tani ekspertët thonë se një gjë e tillë i zhvesh gjethet e spinaqit nga çdo vlerë. Në pak sekonda, spinaqi çliron 55 përqind më shumë hekur të tretshëm se sa kur hahet i freskët. Një filxhan çaji me spinaq të pagatuar përmban 0.8 miligram hekur. Gjysëm filxhan çaji me spinaq të…

Read More

Gjykata e Vlorës ka ndryshuar masën e sigurisë për biznesmenin Pëllumb Petritaj, 54-vjeç. Petritaj, i arrestuar 7 muaj më parë është liruar nga burgu në 7 maj, në këmbim të garancisë pasurore 2.5 milion lek. Petritaj akuzohej për tjetërsim tokash në Karaburun dhe Zvërnec. Ndalimi i Petritajt u bë nga Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës, pasi dyshohej të kishte falsifikuar dokumentet e një toke rreth 100 Ha tokë në zonën e Zvërnecit.

Read More

Genta Gjalpi, ish-banorja e Big Brother 5 është një personazh që shpesh krijon polemika në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo i ka dërguar moderatores Aulona Mustës një mesazh ku ka treguar makthin e kaluar nga ish i dashuri. ‘Mua më kërcënonte ish-i im, dhe m’i bëri publike, doli e vetja. Gjithë atë dhunë psikologjike, edhe fizike e ktheva në forcë. Unë jam si një aicberg. Njerëzit shohin shumë pak… Jam e shkatërruar nga meshkujt, kam një frikë të madhe, sa nuk mendoj se do të krijoj lidhje ndonjëherë, frika më e madhe se do të jem e papranuar. Pas kaq…

Read More

Milani po kërkon që sezonin ta mbyllë në vendin e 4 të cilin aktualisht e mban Atalanta. Një ndryshim orari për ndeshjen Juventus-Atalanta ka tërbuar jo pak tifozët e Milanit. Ndeshja me Juventusit dhe Atalantës, e vlefshme për javën e 37-të të kampionatit italian, do të luhet të dielën e ardhshme në orën 20:30 dhe jo në 15:00, siç ishte programuar. Ky ndryshim i orës erdhi pas kërkesës së klubit bardhezi, kjo pasi klubi do të festojë bashkë me tifozët titullin e tetë radhezi. Ky vendim ka sjëllë një indinjatë të madhe të tifozëve të Milanit, të cilët në rrjetet…

Read More

Dashi Dashuria. Lini më shumë hapësirë ​​ndaj ndjenjave dhe tregoni dashurinë tuaj me një gjest të butë dhe të dashur. Një shenjë është e mjaftueshme për ta bërë të dashurin tuaj të kuptojë se jeni atje. Beqarët tani mund të kenë një lidhje me një të njohur të vjetër. Puna. Në këtë ditë lindin perspektiva të reja, me Jupiterin në anën tuaj ju do të kapërceni çdo pengesë. Demi Dashuria. Do të keni shumë mundësi për të hyrë në zemrën e partnerit dhe për të ringjallur marrëdhënien. Punoni më shumë në mënyrë që mos të neglizhoni të dashurit tuaj dhe…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se mbrëmjen e djeshme në Tiranë eskorta që shoqëronte Ivica Daçiçin dhe Milorad Dodik ka aksidentuar një qytetar. Në mesazhin e qytetarit shkruhet se eskorta ka aksidentuar shtetasin Shkelzen Tota pranë Sanatoriumit në Tiranë. Në fakt Ivica Daçiç nuk ka qenë fare dje në Tiranë, por ka qenë Presidenti serb Vuçiç. Postimi i plotë i Sali Berishës: Narkopolicia aksidenton qytetarin dhe e braktis ne rruge ne gjendje kritike dhe si kriminele fshehin krimin! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb Përshëndetje zoti Berisha, Dje rreth ores 2:30, afër Sanitariumit, eskorta e policis duke shoqëruar Daçiçin e Dodikin…

Read More