Author: tirana

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim 300 studentë të EDS (European Democratic Studentes), e cila është organizata studentore zyrtare e Partisë Popullore Europiane. Basha në fjalën e tij u përqëndrua në temën “Sfidat e studenteve në rrugën europiane të Shqipërisë”. PD njofton se këta studentë do të marrin pjesë të shtunën në protestën tek kryeministria në orën 18.30. Por ajo çfarë u vu re në takim e që u theksua dhe nga Basha ishte dhe prezenca e djalit të madh të të ndjerit Sokol Olldashi. ” Merita e tij është që në ditën e parë…

Read More

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó zhvilloi një vizitë zyrtare në Budapest. Gjatë konferencës së përbashkët ministri i Jashtëm i Hungarisë tha se “Bashkimi Europain duhet t’i hapë negociatat me Shqipërinë në muajin qershor”. Ai theksoi se “do të ishte e papranueshme shtyrja e vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE”. Gjatë takimit ministri Jashtëm hungarez Péter Szijjártó shtoi se “siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm si dhe ndikon drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e Europës…

Read More

Ish-deputetja Grida Duma, me shumë delikatesë e diplomaci ka artikuluar një kritikë për lidershipin e PD. Një ditë para protestës së 13 majit organizuar nga opozita, Duma tha për ‘Top Talk’ se duhet qartësi e plotë me forumet e larta të partisë të cilat duhet të angazhohen në vendimmarrje për të maksimalizuar forcën. Sipas Dumës, duhet një një strategji e qartë dhe jo thjesht pjesëmarrje protestash. ‘PD do vijë në pushtet me votë nuk është lufte për pushtet por për sistem. Unë theksoj që qytetarët duhet të kuptojnë që kemi luftën për rregullat e sistemit jo për pushtet. Ikja e…

Read More

Moderatoja Alketa Vejsiu është shumë aktive në rrjetet sociale ku poston foto nga përditshmëria e saj. Por në fotot e publikuara së fundmi moderatorja është përplasur me një nga komentuesit, i cili i ka kujtuar se me paratë që harxhon për veshje firmë, mund të kishte mobiluar dhomën e Xhejsonit. Moderatorja nuk ka hezituar aspak për t’i kthyer përgjigje përmes së cilës ia ka mbyllur gojën ndjekësit: ‘Shpenzoj aq sa prodhoj. Kur endrra ime dhe e Xhejsonit do mberrihet ne finale do shoh se ç’do keni per te me thene. Une jam ne biznes dhe vesh çfare te dua dhe…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka regjistruan për zgjedhjet e 30 qershorit, koalicionin “Shpresa për Ndryshim”. Koalicioni opozitar “Shpresa për Ndryshim” përbëhet nga 7 parti politike dhe do të garojë për për 61 bashkitë e vendit. Ky koalicion në përbërje ka 7 parti. 1-Partia Aleanca Kuq e Zi; 2-Partia Bashkimi Liberal Demokrat; 3-Partia Demokracia e Re Europiane; 4-Partia Aleanca Popullore; 5-Partia Balli Kombëtar; 6-Partia e Emigracionit Shqiptar; 7-Partia Ora e Shqipërisë. Ndërkohë Partia Socialiste ka nënshkruar marrëveshjen për koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane, në përbërje të së cilit janë 21 parti politike.

Read More

Gjiri i Maya Bay, i cili u bë i famshëm nga filmi “The Beach”, i xhiruar në vitin 2000, me protagonist Leonardo DiCaprio, ka pothuajse një vit që është mbyllur dhe do të qëndrojë i mbyllur edhe për dy vite të tjera. Sipas Songtam Suksawang, drejtori i Departamentit Tailandez të Parqeve Kombëtare, ky gji do të qëndrojë i mbyllur për të rigjeneruar resurset natyrore. Ai tha për CNN Travel se tek këto brigje nuk do të lejohen turistë deri në qershor 2021. “Ne do ta rishikojmë sërish nëse do të jetë gati të hapet për turistët, na duhet më shumë…

Read More

Zbulohet se kush ishte shënjestra e atentatit që trondit mesditën e sotme qytetin bregdetar të Vlorës. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Ines Hajrulla, i njohur në Vlorë si ‘Ini i Çones’. Të riut, djali i biznesmenit të njohur në Vlorë, Robert Hajrulla, i është bërë edhe më parë atentat, më 27. 11. 2017. 27 vjeçarit, atëvit iu vu 300 gram tritol në makinën tip Jeep me targa AA 298 CL, ndërsa mjeti ishte në lëvizje në lagjen ”Hajro Çakërri”, te Bishti i Kalldrëmit në Vlorë. Si pasojë e shpërthimit i riu humbi të dyja këmbët ndërsa i mbuluar nga gjaku kërkonte…

Read More

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka folur për projektin e shkrirjes së Akademisë së Shkencave dhe idesë së hedhur nga ministrja e Arsimit, Besha Shahini për krijimin e një institucioni të përbashkët shkencor me vendet e rajonit. Por Basha e ka quajtur këtë projekt si akt të paprecedent dhe ka thënë se nëse ky vendim do të miratohet, demokratët me ardhjen në pushtet do ta anulojnë dhe do ta shpallin si kriminal. Kreu i opozitës ka shkuar më tej teksa ka thënë se nëse vendi do të kishte një Kryeministër, ai do ta kishte shkarkuar Besa Shahinin. “Ndërkohë që takohesha…

Read More

Parlamenti grek pritet të votojë në orën 20:00 një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së majtë të kryeministrit, Alexis Tsipras. Kërkesa është parashtruar nga vetë kreu i ekzekutivit dhe përbën votëbesimin e pestë që prej ardhjes së tij në pushtet në vitin 2015. Megjithëse partia Syriza e Tsipras numëron më pak se gjysmën e mandateve në parlamentin grek, qeveria pritet t’i rezistojë votimit me mbështetjen e disa deputetëve të pavarur. Tsipras deklaroi të enjten se votëbesimin në parlament e konsideron si referendum për zbatimin e planit katërvjeçar për rimëkëmbjen shoqërore të vendit. Votimi vjen në kohën kur qeveria po nxit votuesit…

Read More

Nesër është 6-mujori i vrasjes së Kacifas. Forcat e Antiterrorit kanë shkuar në Kakavijë. Shërbimet janë përforcuar pasi mendohet se nesër mund të vijnë për Bularat shumë persona dhe mund të agravohet situata. Më datë 12 maj është takimi dhe ceremonia për Vorio Epirin dhe Kacifasin në fshatin Delvinaq të Janinës. Kjo është lajmëruar dhe nëpërmjet posterave nëpër rrugët e Janinës. Në ceremoni do të mbajë fjalim edhe peshkopi i Konicës që njihet si ekstremist dhe antishqiptar. Kujtojmë që Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër, u vra më 28 tetor 2018, në Bularat gjatë një shkëmbimi…

Read More

Socialistët pritet të përcaktojnë sot përfundimisht kandidatët për 61 bashkitë e vendit. Për këtë, Kryeministri Rama do të thërrasë në takime të veçanta, duke filluar nga mesdita e sotme, drejtuesit politik të secilit qark. Në secilin prej këtyre takimeve është bërë me dije se do të jenë prezentë edhe Kryeparlamentari Gramoz Ruçi si dhe sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla. Diskutimet janë parashikuar të mbyllen në mbrëmje e sotme, kur pritet të zbardhen edhe emrat për bashkitë e Qarkut Dibër, si dhe për Bashkinë e Durrësit.

Read More