Author: tirana

Parimi i dietës është të hani ushqimin me të cilin do të humbni më shumë kalori se sa do të merrni. Gjatë tri ditëve të para humbet më shum kilogramë, sepse ato tri ditë janë më të rreptat, ndërkaq gjatë tërë regjimit shtatëditor duhet të merrni nga 1.000 deri në 1.200 kalori në ditë. Qoftë nëse dëshironi të keni trup të përsosur për shkak se do të shkoni në plazh së shpejti apo thjesht keni nevojë të humbni peshë për arsyeje shëndetësore, ju mund të provoni planin e dietës General Motors. Kjo kompani gjigante e ka themeluar këtë dietë për…

Read More

Historiania e njohur, Ana Lalaj, pranon se gjatë luftës kundër pushtuesve nazifashistë janë kryer dhe krime lufte, pos, sipas saj, këto krime nuk e minimizojnë lavdinë e saj. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, zonja Lalaj mbështet punën dhe botimet e Institutit kundër Krimeve të Komunizmit, i cili ditët e fundit është vënë nën akuza të forta, duke shtuar se faktet e publikuara prej tij kanë sjellë një dimension të padëshiruar të asaj lufte që nuk është mirëpritur nga shumë njerëz. Zonja Lalaj, debatet për luftën po hapen e rihapen në mënyrë ciklike. Këtë herë, shkas u bë një rezolutë…

Read More

Pas heqjes së tabelave dygjuhëshe, shqip dhe greqisht, të vendosur në Finiq, ka reaguar PBDNJ dhe OMONIA duke e cilësuar këtë akt si një provokim të fortë nga qeveria “Rama”. Në një komunikatë për mediat PBDNJ dhe OMONIA shprehen se tabelat ishin vendosur kohët e fundit nga shërbimet e Bashkisë Finiq dhe se ishte një akt plotësisht legal dhe i argumentuar me praktikat ligjore që i referohen Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, dhe që përbën pas ratifikimit respektiv nga Parlamenti i Shqipërisë, pjesë të legjislacionit të brendshëm. “Minoriteti Etnik Grek e ka sot më…

Read More

Përbërësit: 500 gr patate 1 qepë e kuqe 100 ml lëng perimesh 3 lgj uthull 1 majë luge sheqer 1 kastravec 4 rrepa të kuq 1 lgj kopër e grirë 3 lgj vaj ulliri Kripë Përgatitja: Lajmë mirë patatet, i ziejmë ato për 25 minuta në ujë të vluar. Derdhim ujin dhe i qërojmë ato sa janë të ngrohta dhe i lëmë të ftohen. Më pas i presim patatet në feta dhe i spërkasim me pak kripë. Qepën e presim në shirita dhe e vendosim të ziejë në lëng perimesh, uthull, një majë luge sheqer dhe pasi të ziejë për…

Read More

Gjyqtarja Saida Dollani, gjithashtu kryetare e gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda është marrë në mbrojtje dhe në ruajtje nga Policia e Shtetit së bashku me anëtarë të familjes së saj. Dyshohet se gjyqtarja Dollani është kërcënuar nga anëtarë të bandës së Emiliano Shullazit, gjyqi për të cilin që prej muajit janar nuk po zhvillohet, edhe pse në muajin nëntor gjykata e shkallës se parë i shpalli fajtorë dhe i dënoi me 55 vite burgim në total. Megjithëse në apelin për Krimet e Rënda që prej 21 janarit kanë dështuar tetë procese ndaj Emiliano Shullazit dhe katër bashkë-akuzuarve me…

Read More

Për Ditën e Dëshmorëve ka reaguar në një postim në Facebook edhe Rudina Hajdari. Ajo e quan 5 majin si një nga ditët më të rëndësishme e të shenjta për kombin shqiptar. Hajdari, gjithashtu nuk ka ngurruar të thumbojë edhe një herë tjetër politikanët shqiptarë duke cituar një thënie të Konicës. Sipas Hajdarit rinia e sotme ka sdën e rëndë përpara për të mbajtur gjallë ëndrrën evropiane të Shqipërisë. Postimi i Hajdarit 5 maj është një datë e shenjtë për kombin shqiptar. Në gjithë historinë, kjo është datë unike dhe e padiskutueshme sepse ka të bëjë me kontributin e dëshmorëve…

Read More

Duke filluar nga 7 maji 2019, shpallet fituesit e Lotarisë Amerikane për vitin 2020. Sipas njoftimit zyrtar, për të parë nëse jeni përzgjedhur, të regjistruarit në DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë…

Read More

E majta ka vendosur sot kurora me lule te Dëshmorët e Kombit, për nder të 5 Majit. Koha e keqe ka detyruar ministra e deputetë të mbajnë vetë çadrat teksa vendosnin kurorat. Nga kjo duket se ka përfituar edhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, për të cilin duket se ka menduar vetë zv.kryeministri Erion Braçe.

Read More

Bujar Spahiu, Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar ka uruar sot besimtarët myslimanë shqiptarë për Muajin e Bekuar të Ramazanit, siç e cilëson, i cili nis nesër, më 6 maj 2019. “Bismilahi Rrahmani Rrahim. Me emrin e Zotit, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë, në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kam kënaqësinë dhe nderin t’ju uroj gëzuar muajin e begatë të Ramazanit. Nesër me datë 6 maj është dita e parë e Muajit të Bekuar të Ramazanit. Agjërimi në Islam është niveli më i lartë i përmirësimit të karakterit moral e shpirtëror, duke i afruar besimtarët me vlerat e…

Read More

Nga Çim Peka Ca “Batonër” me shumë!!!! Të protestojmë në Tiranë kundër Vuçiç se kërkon të krijojë “Serbinë e Madhe”, thonë këta të celulës së re të “VV” në Tiranë. E keni seriozisht!? Po protestoni një herë kundër Ramës që po e ndjek nga pas në idenë e “Kosovës se vogël”, se Serbia e madhe krijohet duke ndarë Kosovën. Çfarë prisni ju, që Presidenti serb të kerkoje “Shqipërinë e madhe”!!?? Po ta keni seriozisht këtë idenë e protestës, protestoni në Kosovë kundër Thaçit që është për copëtimin e Kosovës e rrjedhimisht për “Serbinë e Madhe”. Pastaj protestoni në Tiranë kundër…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë bërë së bashku homazhe në varrezët Dëshmorët e Kombit. Pas përfundimit të homazheve të dy ata kanë shtrënguar duart me njëri tjetrin. Sic shihet edhe në këtë foto të fotografit Agim Rama, dy krerët e shtetit shfaqen të buzëqeshur, megjithëse klima politike dhe akuzat e ndërsjellta nuk kanë munguar kohët e fundit.

Read More

Dashi Java do të nisë në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të keni një vullnet të admirueshëm, duke e parë jetën ndryshe nga gjithë negativitetet e së kaluarës. Në vendin e punës keni patur mundësi edhe më të shumta, por kjo e hënë do të bëjë që të kapërceni veten dhe të mos lini që t’iu ikë asgjë. Kjo është një periudhë mjaft e favorshme edhe sa i takon jetës sentimentale. Demi Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj, duke bërë që të lini pas disa probleme që ju kanë munduar. Java që po nis do të jetë…

Read More