5 maji, dita Dëshmorëve të Atdheut është përkujtuar në të gjitha qytetet e Shqipërisë, qytete të cilat dhanë kontribun e vyer të tyre në largimin e okupatorit nazifashist nga Shqipëria. Festime ka patur edhe në Durrës, Mat, Fier, Elbasan dhe Korçë, ku qytetarët, pushteti lokal dhe të afërm janë përulur para veprës mijëra dëshmorëve. Zv/ ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ishte në Mat ku pasi kreu nderimet në ceremoninë zyrtare, vizitoi disa nga familjet e dëshmorëve. Tirananews.al sjell disa foto nga ceremonitë përkujtimore që janë mbajtur në qytete të ndryshme:
Author: tirana
Me siguri gjatë ditës tuaj përdorni herë pas here batuta e shprehje nga filmat e vjetër shqiptarë që i kanë shkrirë të gjithë së qeshuri dhe i rezistojnë ende kohës, duke qenë akoma ‘në modë’. Disa prej batutave perla të filmave të vjetër shqiptarë. Pallati 176 “Çe ke në terezi ti, i fut një tralala edhe…” “Po kjo tona, kjo tona thuaj, që nuk hahet as me vaj e as me uthull.” “Krushqi me Jovan Bregun? Pu pu pu…” “Irenkë pse të djeg miza moj xhan?” “Po kur u bë dhe Sandër Mafishja, i biri i tetos të bëjë dashuriçka…
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi në ditën e Dëshmorëve të Atdheut, homazhet tek busti i Qemal Stafës. Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Luan Rama nuk hezitoi të sulmojë edhe kryeministrin. Në ceremoni nuk ishte e pranishme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. “Sot është edhe një ditë mesazh pasi amaneti i gjakut është më i shenjtë për një popull aq më tepër në kotekstin e zhvillimeve ku gjendet Shqipëria sot përkundër hipokrizisë së një pushteit dhe të një kryeministri që jargavitet pas kufomave të luftës antifashiste dhe pas tyre që për turpin e tyre zgjodhën të bëhen me humbësit.…
Aktori i humorit Olsi Bylyku është i dashuruar kokë e këmbë dhe këtë nuk ndalon së dëshmuari gjatë gjithë kohës. Ai është prej disa kohësh në lidhjen me vajzën simpatike që e quajnë Egli, por ai kishte vendosur që ta mbante private lidhjen e tij, derisa disa foto i kishin nxjerrë ‘zbuluar’. Pas këtyre fotove, Olsi ka postuar vetë foto me të dashurën duke pranuar në këtë mënyrë lidhjen e tyre. I ftuar në emisionin ’Thumb’ Olsi ka folur edhe për romancën e tij me vajzën simpatike që studion kanto dhe se pse vendosi që ta postonte foton me të. Ai…
Xhelal Mziu nuk tradhton as këtë herë ngjyrën blu. I pranishëm në ceremoninë e nderimit të të rënëve në luftën e dytë botërore, në Varrezat e Dëshmorëve, Mziu duket se ka thyer protokollin. Teksa vendote një kurorë më lule në varreza, ajo që binte në sy ishte fjongoja blu. Askush përveç tij nuk kishte kurorë me fjongo blu, por me ngjyrë të kuqe. Dhe këtë herë kryetari i Bashkisë së Kamzës nuk ka humbur rastin që të tregojë dashurinë e tij për ngjyrën blu, por duke thyer protokollin.
Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bërë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, për të përkujtuar dëshmorët e LANÇ. I pari që ka bërë homazhet ishte kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e pas tij ish-kryeministri Sali Berisha. Shiu as këtë herë nuk ka qenë në favor të demokratëve, ku u deshën çadrat për të vijuar ceremoninë. Pikërisht çadra është bërë objekt për një “përplasje” mes Bashës dhe shoqëruesit të Berishës. Ky i fundit i ka dhënë kryetarit të PD për ta mbajtur në momentin që Berisha mbaroi homazhet dhe qëndroi prandë Bashës. Ka qenë Basha që për pak minuta ka…
Në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e ditës së 5 Majit, krahas ceremonive zyrtare janë zhvilluar nderime edhe për Partinë Komuniste dhe diktatorin Enver Hoxha. Disa veteranë kanë shpalosur pankarta për diktatorin që drejtoi Shqipërinë përreth 40 vite.
Kryeministri Edi Rama thotë se ka forca të brendshme politike në Shqipëri që përpiqen të pengojnë hapjen e negociatave. Gjatë një takimi me veteranë, kreu i qeverisë tha se rekomandimi për hapjen e negociatave është bërë vitin e shkuar pa kushte. “Një forcë e brendshme është përpjekur dhe përpiqet çdo ditë të pengojë hapjen e negociatave duke e kthyer këtë objektiv kombëtar në një argument të retorikës së ditës. Ne vjet morën rekomandimin pa kushte dhe po vjen, Këshilli Evropian vendosi që për arsye të brendshme në disa prej vendeve të BE-së, kjo temë të adresohet qershorin që vjen. Po…
Një mjet është përfshirë nga flakët ditën e djeshme në lagjen “Nënë Tereza”, në Lezhë. Policia bën me dije se makina tip “Toyota” ishte në pronësi të shtetasit N.P.59 vjeç. Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi,se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit te sistemit elektrik Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për vlerësim,si ngjarje aksidentale.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qënë i pranishëm tek Varrezat e Dëshmorëve ku në një prononcim për mediat ka dekalruar se sot është dita që të gjithë duhet të ndjejnë peshën e sakrificës që populli ka bërë për lirinë. “Sot është dita kur kombi nderon të rënët për lirinë kombëtare dhe demokraci. Është një ditë nderimi respekti dhe mirënjohje ndaj qindra dhe mijërave burrave dhe grave. Është dhe një ditë reflketimi për t’u bashkuar sërish dhe për të mbrojtur velrat e saj të vetëdijshëm se në betejë shkohet për liri. Përkulem sot në varrezët e dëshmorëve që luftuan…
Pas kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta në varrezat ‘Dëshmorët e Kombit’ zhvilloi homazhe edhe Partia Demokratike. Kreu i PD, Lulzim Basha ishte i pari që vendosi kurora me lule në monumentin ‘Nëna Shqipëri’. Basha po ashtu ka vendosur një buqetë me lule edhe në memorialin e viktimave të komunizimit. I pranishëm ka qenë edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili bashkë me Bashën kanë vendosur lule mbi varrin e Azem Hajdarit. “Sot është dita kur kombi shqiptar kujton të rënët, për liri. Është një ditë nderimi, mirënjohje e thellë kombëtare ndaj qindra mijërave burrave dhe grave, të rinjve…
Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin Rinas –Tiranë. Një automjet ka humbur kontrollin në ecje dhe ka përfunduar në kanal. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo viktima. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.