Gazetari Klodian Tomorri, ka shpërthyer ndaj komunistëve, e kjo nisur nga replikat mes Drejtorit të Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit Agron Tufa me deputetin e Partisë Socialiste Spartak Braho. -Lexo edhe: Dita e Dëshmorëve/ Ruçi: Lavdi dëshmorëve të vendit Dita e Dëshmorëve/ Ruçi: Lavi dëshmorëve të vendit MAY 5, 2019 Heronjë të vërtetë të veprave të mëdha, Veliaj shpreh mirënjohje për dëshmorët Heronjë të vërtetë të veprave të mëdha, Veliaj shpreh mirënjohje për dëshmorët MAY 5, 2019 Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai i quan komunistët si të “racë të qelbur” ndërsa shprehet se pasi…
Author: tirana
Shkon në 78 nurmi i të helmuarve nga uji i pijshëm në Bulqizë. Personat e helmuar janë të shtruar në spital me të vjella. Sakaq, mësohet se ata kanë shkuar në spital individualisht dhe jo në grup. Fillimisht ditën e djeshme në spital u paraqitën 30 persona, ndërsa numri i tyre erdhi duke u rritur. Shumica e pacientëve të sëmurë janë nga lagjja e vjetër e qytetit të Bulqizës. Ishin mjekët ata që konstatuan se qytetarët janë helmuar nga uji i pijshëm, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Drejtoria e Shëndetit Publik.
Një grua nga Tennessee është akuzuar për sulme të rënda, pasi thuhet se kishte sulmuar një femër me gjilpërë, sepse i kishte marrë klientin. Ashley Garlit, 24 vjeçe, u akuzua se të premten kishte sulmuar një 33-vjeçare, duke i injektuar një gjilpëre në një stacion benzine në Nashville. Substanca që ndodhej brenda gjilpërës, është ende e panjohur dhe gruaja deklaroi në Departamentin e Policisë Metropolitan Nashville se ndjeu një ndjesi të menjëhershme djegieje kur gjymtyra e saj u shpua me gjilpërë. Tashmë ajo po merr mjekim në spital.
Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia gjatë aksioneve kundër lëndëve narkotike në Kurbin. Në pranga kanë rënë shtetasit S.M.,29 vjeç , banues në Krujë dhe A.B., 25 vjeç banues në Kurbin. Arrestimi i tyre u bë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e një lokali në Kurbin, shërbimet e policisë u kanë gjetur doza me kanabis të cilat u sekuestruan më cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi Z.D.,35 vjeç banues në Shkodër.
Nga Ardit Bido* Kur shkon mbi Delvinën time për drejtim të Sopotit, para rrugës së pashtruar kurrë, qendrojnë stoike tre tabelat e fshatrave që mbizotërojnë në malin kryegjerë: Varfaj, Lefterohori dhe Kakodhiq. Prej mëse 30 vitesh, dy nga tre tabelat, që u përkasin fshatrave minoritare janë në shqip dhe greqisht me dakordësinë absolute të çdo delvinjoti!Ngjarja e ditëve të fundit me tabelat në zonën e Bashkisë së Finiqit është një shëmti ballkanike që nuk na duhet. Për inate personale, ai që vendosi tabelat, vuri në rrezik diçka më të madhe se ai vetë, provokimin ndaj çdo shqiptari (etnikisht shqiptar a…
Në Varrezat e Dëshmorëve është zhvilluar ceremonia e përkujtimit të dëshmorëve. Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama zhvilluan homazhe për Ditën e Dëshmorëve. Kreu i Shtetit, Meta tha se klasa politike duhet të bashkëpunojë për të ardhmen e vendit. “Është ditë reflektimi për të vendosur në radhë të parë interesat e vendit përmes dialogut dhe bashkëpunimit në mënyrë që ëndrrat e tyre të realizohen plotësisht dhe të kujtohen siç duhen të gjithë ata që kanë kryer sakrifica sublime për të ardhmen e Shqipërisë”, theksoi Presidenti Meta.
Policia e Vlorës ka vënë në pranga katër persona të cilët akuzohen disa vjedhje të ndryshme. Sipas policisë katër të arrestuarit i përkasin moshave nga 18-31 vjeç dhe kryenin vjedhje kryesisht përgjatë orëve të natës. Në datën 4 Maj ata kanë hyrë në Pikën e Bllokimit dhe Ruajtjes së Mjeteve “Triport-Vlorë” duke marrë 3 motoçikleta. Personat e vënë në pranga janë të dyshuar edhe për kryerjen e 5 vjedhjeve të tjera, të gjitha të ndodhura gjatë orëve të natës, mes tyre vjedhja e një motori, dy targa automjetesh, disa krerë shpezë dhe bagëti të imta. Në pranga kanë rënë: -E.H., 31…
Policia ka hequr gjatë orëve të natës tabelat e shumta në akset rrugore në Finiq të shkruara në gjuhën greke. Gjatë aksionit të policisë, ka pasur edhe konfrontime me banorët. Tabelat në greqisht fillojnë që nga Muzina dhe vazhdojnë deri në çdo fillim rruge në fshatra. Gjatë ditës së djeshme, PDIU denoncoi heqjen e tabelave. Duke reaguar për ngjarjes, ish-deputeti i LSI-së në Qarkun e Vlorës, Shezai Rrokaj, e konsideroi një turp kombëtar vendosjen e tabelave ku gjuha shqipe është në plan të dytë. “Shikoni këto tabela rrugore? Lart greqisht, poshtë shqip. Duhet të ishte e kundërta. Sepse gjuha shqipe…
Seks, pasion dhe shantazh. Kjo ka qenë mënyra që përdori KGB-ja, për të kompromentuar ambasadorin britanik në Moskë, sër Xhefri Harison në vitin 1968. Ambasadori u dashurua pas një gruaje të bukur ruse, e cila punonte si shërbëtore në Ambasadën Britanike e quajtur Galja. Ajo ishte e futur me mision aty nga KGB-ja. Pasi çifti doli nga dhoma e gjumit në një apartament të Leningradit, Harrisonit iu treguan foto të tij me Galjan gjatë kohës që bënin dashuri. Harrisonit iu komunikua se në qoftë se nuk i jepte KGB-së informacionet që ajo kërkonte, fotot dhe lidhja e tij me Galjan…
Megjithëse është një patologji që ngatërrohet, kanceri i penisit është rritur më shumë se 20% gjatë 30 viteve të fundit. Shumica e njerëzve njohin vetëm kancerin e prostatës apo të testikujve por jo të gjithë kanë dijeni për kancerin e penisit. Problemi qëndron tek simptomat të cilat duhet të evidentohen sa më shpejtë të jetë e mundur. Megjithatë, rreth 550 meshkuj janë diagnostikuar me kancer kërcënues për jetën në Britaninë e Madhe dhe kjo shifër konstatohet çdo vit. Ajo zakonisht ndikon tek meshkujt mbi 60 vjeç, por mund të gjendet tek meshkujt e të gjitha moshave. Ekspertët besojnë se burrat…
Katër grabitës janë arrestuar nga policia e Vlorës në kuadër të një operacioni të koduar “Triporti”. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë për vjedhje në bashkëpunim, shtetasit e mëposhtëm: -E.H., 31 vjeç, banues në Vlorë. -V.I., 19 vjeç, banues në Vlorë. -A.N., 29 vjeç, banues në Vlorë. -I.L., 18 vjeç, banues në Vlorë. Policia lokale sqaron se këta shtetas më datë 4 maj, në orët e para të mëngjesit kanë vjedhur Pikën e Bllokimit dhe Ruajtjes së Mjeteve “Triport-Vlorë” duke marrë 3 motoçikleta, mjete të cilat ishin lënë ruajtje nga shërbimet e qarkullimit për veprime të mëtejshme…