Author: tirana

Një qytet “perfekt” për të jetuar, puna ka për të gjithë ndërsa rroga mesatare është 1200 euro në muaj. Shumë spanjollë duan të shpërngulen në këtë qytet, sepse tërheq shumë turistë nga bota. Teksa pjesa tjetër e vendit po përballet me probleme të shumta, qytetarët e këtij qyteti treguan se njerëzit mund të jetojnë mirë, nëse çmojnë vlerat e vërteta dhe vetë e organizojnë jetën – harmoninë, bashkimin, ndihmën e ndërsjellë – janë këto që vlerësohen në këtë qytet. Qytetarët iu kundërvunë ashpër dhe i thanë jo vrapimit të çmendur pas fitimit dhe akumulimit të pasurisë. Derisa shkalla e papunësisë…

Read More

Alarmi, azilantët po mbartin në Shqipëri edhe sëmundjen ngjitëse Në kampet e azilantëve në Francë jetojnë qytetarë me kombësi të ndryshme, mes tyre edhe shqiptarë. Bashkëjetesa ka sjellë edhe infektimin me tuberkuloz. Pasi u është refuzuar kërkesa për azil ata janë kthyer së bashku me këtë sëmundje, që është përhapur edhe tek personat me të cilët kanë patur kontakt. Kjo gjë dëshmohet nga të dhënat e programit Kombëtar të Tuberkulozit. Epidemiologia Donika Bardhi, sqaron se viti 2017 shënon numrin më të lartë të të prekurve me këtë sëmundje në 10 vitet e fundit, për shkak të kthimit të azilkërkuesve që…

Read More

Reshjet e shiu kanë përfshirë të gjithë vendin mëngjesin e sotëm. Në qytetin e Vlorës disa nga akset kryesore janë pushtuar nga reshjet duke vështirësuar lëvizjen e banorëve por edhe qarkullimin e automjeteve, raporton Report tv. Rrugët që kanë mbetur të bllokuara janë rrugët në zonën e Skelës dhe ajo e lagjes Pavarësia.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një video ku duket transformimi i fshatit Dukat të Vlorës. Përmes pamjeve krahasuese të gjendjes së mëparshme me atë të tanishme, kreu i qeverisë vë në dukje ndryshimin që ka pësuar kjo zonë duke u kthyer në një atraksion për turistë vendas dhe të huaj. Në sajë të projektit 100 fshatrat, në bashkëpunim me ambasadën zvicerane dhe atë Autriake, bashkia e Vlorës ka investuar për rikualifikimin total urban të kësaj zone. Fshati Dukat ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug…

Read More

Ndoshta nuk janë të gjithë që nuk e duan, por kur tribuna ultras në unanimitet ka vendosur që të paktën për ata, Mauro Ikardi nuk duhet të jetë më pjesë e së ardhmes së Interit, sigurisht që gjërat kanë marrë një rrugë pa kthim. Ky vendim dhe ky reagim me anë të një letre të hapur ka ardhur dje, i shtyrë edhe nga fotot pikante të ditëve të fundit të ish-kapitenit me bashkëshorten e tij, Vanda Nara. “Kemi provuar që ta shpjegojmë në të gjitha mënyrat dhe në të gjitha gjuhët e botës, – shkruhet në faqen zyrtare të “Curva…

Read More

Samiti i Berlinit i dha fund njëherë e mirë projektit të frikshëm të ndarjes së Kosovës. Vendet kryesore të BE, Gjermania dhe Franca, u shprehen kategorikisht kundër duke i dhënë një goditje të fortë ideatorëve të këtij plani, Presidentit serb Vuçiç, Presidentit të Kosovës Thaçi dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Ndërkohë ish-Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili ishte kundërshtari më i fortë i kësaj ideje, që në momentin kur ajo doli, ka publikuar një foto nga Samiti i Berlinit. “Padroni dhe argati duke paraqitur projektin e Serbisë së Madhe dhe copëtimit të Kosovës!, shkruan Berisha Në foto shihet…

Read More

Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, nga i cili kanë mbetur persona të lënduar. Policia Rajonale e Prishtinës ka njoftuar se në orët e mbrëmjes së të shtunës ka ndodhur një aksident mes një makine dhe një furgoni. “Rreth orës 21:30 ka ndodhur një aksident trafiku ne rr. Prishtinë-Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një furgon dhe një veture, ku janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale.

Read More

Bashkia e Tiranës rikthen sot, në 5 Maj, nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë automjetet e tyre, si ndotëset kryesore të ajrit. Për mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta që janë parashikuar gjatë ditës së nesërme, por edhe për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve të qytetit. Sipas planit, kufizohet qarkullimi i automjeteve në segmentet e mëposhtme: Bulevardi “Dëshmorët e…

Read More

Ashtu siç ishte parashikuar ka nisur paqëndrueshmëria në vend e cila do të na shoqërojë gjatë gjithë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme. Dita e Diel parashikohet me mot të vranët, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje me intervale kthjellimesh.Në orët e para të ditës deri në mesditë reshjet e shiut do të jenë të pranishme në të gjithë territorin me intensitet deri mesatar. Në veriperëndim e jugperëndim reshjet në mëngjes në formën e rrebesheve. Përkohësisht nga mëngjesi deri paradite reshjet në bregdet e zonat e ulëta do të shoqërohen me shtrëngatave e rrufe. Prej orëve të pasdites parashikohen ndërprerje të…

Read More

Në Maqedoninë e Veriut zhvillohen sot raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Në raundin e parë të zgjedhjeve, asnjë nga tre kandidatët nuk mori shumicën e votave mbi 50%. Në garë aktualisht janë kandidatët Gordana Siljanovska-Davkova nga VRMO DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSD-më. Në raundin e parë merrte pjesë edhe kandidati shqiptar Blerim Reka, i cili mori vetëm 79921 apo 10.58% të votave. Në raundin e sotëm, vendimtare është vota e shqiptarëve. Shtetasit e Maqedonisë zgjedhin sot presidentin e pestë të vendit. Më herët, ky shtet ka pasur këta presidentë: Gjorg Ivanov me dy mandate (2009-2019), Branko Cërvenkovski (2004-2009),…

Read More

Kancelarja gjermane Merkel dhe sekretari për punët e jashtme britanik Hunt do vizitojnë Afrikën këtë javë, raportohet në mediat ndërkombëtare. Vizitat e pavaruara nga njëra tjetra janë hapi i rradhës të shteteve europiane që po përpiqen të rrisin ndikimin e tyre në kontinent në lidhje me tregtinë, emigrimin dhe sigurinë. Kancelarja Merkel, pasi u takua me presidentin e Burkinës dhe premtoi përshpejtim të nismave europiane në kontinentin afrikan, do vizitojëBurkina Fason, Malin dhe Nigerin. Ajo i ka premtuar këtyre vendeve më shumë se 68 milion euro, ndërsa në Afrikën Perëndimore gjenden më shumë se 1000 trupa gjermane si pjesë e…

Read More

Zv.ministri i Mbrojtjes, njëherësh dhe zv.sekretar socialist për bashkëqeverisjen dhe aleancat, Petro Koçi ka qënë i ashpër kundër të gjithë atyre që sulmojnë Luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare shqiptare. Koçi shprehet i prerë se nuk do të lejohet asnjë përfaqësues i korrupsionit moral dhe ligjor që të hedhë baltë mbi këtë luftë, dhe për më tepëer duke abuzuar me fondet publike. Njëherësh ka kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit që të bëjë kontrollin e duhur mbi institucionet që varen prej tij. “Nuk do te lejojme qe perfaqesues te korrupsionit moral dhe ligjor te hedhin balte mbi LANC duke abuzuar me fondet publike. Kam besim…

Read More