Author: tirana

Roland Hysi ishte i ftuari special në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora ku u bë pjesë e një pyetësori. Ai duhet të hamendësonte se cili nga politikanët ngre më shumë shtangë i shtrirë. Në zgjedhjen që duhet të bënte ishte Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama. Rolandi i befasoi të gjithë me përgjigjen duke thënë: “Ilir Meta. Mos i shih gunën, shihi punën.”

Read More

Olta Sheta e ka kthyer pasionin e fotove artistike në hobi me vete. Por duket se me një foto të fundit ka guxuar më shumë se ç’duhet, pasi duket se ka dalë pa të brendshme e mjaftuar me një xhaketë të zezë sipër. “Nuk më intereson ç’mendon për mua, bitch”, shkruan ajo në statusin poshtë fotos, ku fokusi vihet te të pasmet e rrumbullakosura. Kur hyri në shtëpinë e “Big Brother 3” si një nga lojtaret më simpatike, Olta Sheta ishte ende një studente brune.

Read More

Pas një aksioni të ndërmarrë sot pasdite në bashkëpunim nga FNSH-ja, RENEA, Policia e Tiranës dhe ajo e Shkodrës, u bë e mundur arrestimi i dy personave te Komuna e Parisit në kryeqytet, të cilët ishin shpallur në kërkim dhe konsideroheshin si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ndërkohë është publikuar edhe momenti i arrestimit të tyre.

Read More

Inter nuk ka arritur të vendosë në kasafortë pjesëmarrjen në UEFA Champions League e sezonit të ardhshëm. Zikaltërit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në transfertë ndaj Udinese, duke numëruar 63 pikë  në vendin e tretë. Kur kanë mbetur edhe 3 takime për t’u zhvilluar, distanca me vendin e 5-të që mbahet aktualisht nga Roma është vetëm 5 pikë. Verdhekuqtë janë vendi i parë që shkon në Europa League sezonin e ardhshëm dhe duke pasur parasysh se nuk e ka zhvilluar ende takimin e javës së 35-të vendos në dyshim fatet e Interit. Edhe bardhezinjtë rrezikojnë shumë…

Read More

Çelniku ishte personazhi i radhës i takimit të kësaj të shtune në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Ai kishte zgjedhur programin si një urë komunikimi midis tij dhe bashkëshortes, Klodjanës. Çelniku ishte njohur me Klodjanën vite më parë dhe kishin vendosur që të martoheshin. Nga kjo martesë, në jetë kishin ardhur dy fëmijë, me të cilët sipas Çelnikut nuk i kishte marrëdhëniet e mira. Midis çiftit, sipas asaj që rrëfeu në studio Çelniku, kishte pasur gjithmonë debate dhe konflikte të vazhdueshme. Një ndër këto konflikte ishte dhe martesa e vajzës së tyre në moshë të re, pasi ai…

Read More

Lojtari i Manchester United, Wayne Rooney, shkakton alarm në aeroportin Dulles. Shihet tek mundohet të kalojë në një derë sigurie, pak momente para se ai të arrestohej. Ai shihet tek tenton të kalojë në derën e sigurisë, duke menduar se ishte një ashensor. Wayne shfaqet me një kapele basebolli në dorë dhe në gjendje të dehur. Ish kapiteni i Anglisë u arrestua vetëm pak çaste më vonë, pasi sipas policisë ai kishte bashkuar alkool dhe pilula gjumi pas një fluturimi nga Arabia Saudite.

Read More

Nga Shpëtim Nazarko Vërvitja poshtë e lartë Shqipërisë, e opozitës sot, apo asaj të djeshme që sot është në qeveri, nuk është ndonjë gjë e re. Shkruar e stërshkruar, kjo shaka e ka origjinën te Lindja e Lashtë. Filozofët e gjejnë burimin te ajo që quhet mungesë e pronës private. Atëherë zbriste një turmë nga mali dhe në emër të luftës kundër shtypësve merrte fuqinë. Kohë më vonë zbriste prapë një turmë nga mali. Priteshin tre-katër koka dhe loja rifillonte nga e para por pa ndryshuar asgjë në themel. Nuk është ndonjë zbulim i madh që këtë skenë ta shohësh…

Read More

Historia e një djali që dëshironte të bënte të lumtur babain e tij dhe t’i jepte atij një mesazh për jetën çeli mbrëmjen e kësaj të shtune të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo ishte historia e Florianit, i cili në studio rrëfeu historinë e jetës së babait të tij, Zefit. Gjatë të gjithë jetës së tij, Zefi ishte munduar që fëmijët e tij të ishin të lumtur dhe të mos u mungonte asgjë, por para disa viteve ai kishte pësuar një trompozë. Fatkeqësisht, kjo trompozë i kishte shkaktuar atij edhe probleme të tjera shëndetësore, duke bërë që…

Read More

Dashi Dashuria: Dita do të vazhdojë me qetësi dhe mund të kaloni momente të paharrueshme bashkë me të dashurin/ën tuaj. Për ata që kanë pasur zhgënjim do të vijnë dashuri të reja dhe madje edhe ata që janë vetëm do të kenë shumë mundësi për të gjetur personin e duhur. Puna: Sot yjet janë të favorshëm dhe në punë trendi është pozitiv. Kohë e mirë për të paraqitur projekte të reja. Demi Dashuria: Disa keqkuptime mes çifteve sot do të jenë të pashmangshme, kështu që do të jetë mirë të përqendroheni në historinë tuaj dhe të kuptoni se çfarë duhet…

Read More

Luana Vjollca ka publikuar sot bashkëpunimin e shumëpritur me këngëtarin nga Kosova, Ramadan Krasniqin i njohur si Dani. Kënga mban titullin “Sonte” dhe është shumë ritmiike. Për melodinë dhe tekstin është kujdesur Fifi ndërsa Luana në klip shfaqet si gjithnjë shumë tërheqëse. Kënga brenda pak minutave ka arritur mijëra shikime në Youtube dhe është pëlqyer shumë nga publiku.”Une vdes per kenge qe te percjellin shume energji pozitive dhe lumturi. Shijojeni”, shkruan Luana për këngën e re.

Read More

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kërkoi sërish këtë të shtunë që fitorja në zgjedhjet lokale e opozitës në Stamboll të deklarohet e pavlefshme dhe të riorganizohen zgjedhje të reja, duke shtuar kështu presionin ndaj autoriteteve zgjedhore të vendit. “Ka pasur manipulime, ka pasur raste korrupsioni. E gjitha kjo është e qartë dhe e pakundërshtueshme. Ejani të shkojmë sërish te populli dhe ju siguroj se ne do të pranojmë atë që do të vendosë populli. Kaq e thjeshtë është”, tha Erdogan. “Qartësisht ka pasur parregullsi dhe raste korrupsioni”, tha Erdogan në një fjalim të mbajtur në një takim të krerëve të…

Read More