Fundi i ndeshjes mes Tiranës dhe Skënderbeut është shoqëruar me një ngjarje aspak të bukur në tribunën VIP të stadiumit ku edhe ata pak persona që lejoheshin me rregullore të qëndronin aty në ndeshjen që luhej pa tifozë, janë konfrontuar fizikisht. Pamjet e publikuar nga A2CNN tregojnë se si gjithçka fillon me një konfrontim verbal mes një tifozi të Tiranës dhe Gerhard Takajt, djalit të presidentit të korçarëve i cili më pas duket sikur gjuan me diçka. Aty nis edhe përplasja mes palëve që thuajse çon në konfrontimin fizik, me persona të ndryshëm të tribunës VIP që mundohen të ndajnë…
Author: tirana
Mërzitja dhe boshllëku ndikojnë në përdorimin e tepruar të smartphone-it, përfshirë webin e rrjetet sociale. Praktikisht është një mënyrë për të gënjyer momentet e zbrazëta. Ky fenomen është bërë objekt studimi nga kërkuesit e Universitetit të Washington, të cilët kanë identifikuar kështu rastet që detyrojnë përdoruesit të fiksohen pas celularit. Kryesisht verifikohet në ato raste kur janë në pritje të dikujt apo edhe ndonjë SMS, kur janë përballë një detyre rutinore, ose në situata sociale të sikletshme. Pra momente që të gjithë i kalojnë çdo ditë. Sipas këtyre statistikave rezulton se faktorët që ndikojnë në përdorimin obsesiv të smartphone-it janë…
Një punonjëse në administratën e komunës La Plata në Argjentinë ka filmuar e më pas ka shpërnadrë video erotike. Këtë gjë ajo e ka bërë pasi rroga shtetërore nuk i mbulonte të gjitha shpenzimet që ajo kishte. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 28-vjeçarja, Sonia Pellizzari ka thënë se rroga e saj nuk është e lartë dhe për këtë arsye ajo ka shitur në internet foto dhe video personale erotike. 28-vjeçarja ka treguar edhe se fotot dhe videot +18 i kishte bërë gjatë kohës së lirë. Ajo ka thënë se paratë që ka fituar prej tyre e kanë ndihmuar që të përballojë…
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, ditën e sotme ka shpallur “Non-Grata”, homologun e tij serb, Ivica Daçiç, për shkak se ky i fundit mohoi masakrën e Reçakut. Me anë të një statusi në Facebook, Pacolli e ka cilësuar Daçiç si fashist dhe ish-zëdhënës të Millosheviçit.Kujtojmë se në maskarën e Rçaku u vranë nga forcat serbe 30 gra, fëmijë e pleq në janarin e vitit 1999.Postimi i plotë:”I pështirë dhe absolutisht i papranueshëm mohimi i Masakrës së Recak nga ministri aktual i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili shërbeu si zëdhënës i partisë së Millosheviçit në vitet ’90.…
Seria A në orën 15:00 sjell një ndeshje vendimtare për objektivat e Lazio dhe Atalantës, por njëkohësisht edhe një derbi shqiptarësh. Thomas Strakosha ia ka dalë të rikuperohet në kohë për duelin e sotëm, pasi kishte shfaqur probleme në shpinë në dy ditët e fundit. Immobile dhe Caicedo do të formojnë dyshen sulmuese të bardhekaltërve, që nuk do të kenë Milinkovic-Savic të skualifikuar. Në krahun tjetër, Gasperini i ka besuar sërish Gjimshitit duke e hedhur në fushën e lojës nga minuta e parë. Paraqitjet fantastike këtë sezon, kanë bërë që mbrojtësi i kombëtares sonë të mbetet një titullar fiks, duke…
Në orën 3 të mëngjesit në Patos ka rënë pre e grabitjes një subjekt privat. Burime për RTV Ora bënë me dije se subtekti ishte në pronësi të shtetasit me iniciale M.K. Ai ka treguar se autorët kanë vjedhur rreth 2800 euro, 60 000 lekë të reja, si dhe dy automjeteve të tipit “Audi” dhe “Range Rover”. Gjithashtu në subjekt gjatë plaçkitjes autorët kanë shkaktuar dëme të shumta materiale. Menjëherë pas ngjarjes shtetasi në fjalë ka bërë denoncimin në polici duke sqaruar se nuk ka asnjë konflikt të mëparshëm. Mendohet se autorët mund të kenë qenë më shumë se dy,…
Në 26 Maj 1939 ndërsa diplomohej si oficer në Akademinë Ushtarake të Modenas refuzoi betimin fashist. Por të nesermën u gjend i vdekur në shtratin e tij. Patrioti i madh shqiptar Shahin Toçi lindi më 15 prill të vitit 1914 në fshatin Urxallë të Matit në një familje të thjeshtë, bujare dhe të besës, ku brez pas brezi në këtë familje u trashëguan vlera të patriotizmit të vërtetë. Stërgjyshi dhe gjyshi i dëshmorit, Bajram dhe Stafë Toçi ishin ndër prijësit e lëvizjes popullore kundër pushtuesve osmanë dhe atyre serbo malazezë. Shahin Toçi e kaloi moshën e fëmijërisë në vendlindjen e…
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç thotë se shërbimet sekrete të disa vendeve perëndimore kanë bërë presion kundër korrigjimit të kufijve siç e konsideron ai midis Kosovës dhe Serbisë. “Sot e kuptoj mirë se atë që e kam ofruar nuk ka mundur të kalojë për shkak të presioneve të fuqishme të disa vendeve, shërbimeve të tyre sekrete, të cilat i aktivizuan të gjitha agjenturat në vende të ndryshme, edhe ato politike edhe ato mediatike që të punojnë apriori kundër një zgjidhje të tillë” ka thënë Vuçiç. Pas dështimit të kësaj ideje, e cila gjeti përkrahje edhe në Kosovë nga Presidenti Hashim…
Të ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” aktorët kanë rrëfyer dhe momentet e sikletshme që i është dashur të kalojnë gjatë shfaqjes. Një ndër episodet më të vështira që veçoi Gent Zenelaj ishin pjesa ku ai dhe Amosi menduan se Linda Jarani kishte dalë pa mbathje në skenë, por në fakt ajo i kishte të brendshmet në ngjyrën e mishit dhe jepte përshtypjen e gabuar! “Vajzat, ka momente që ndërrohen gjatë skenave. Linda duhet të ndërronte uniformën dhe atë ditë kishte veshur një palë mbathje ngjyrë mishi. Kur e shihje nga brenda skenës dukej sikur ishte pa mbathje. Amosi prapa…
17 vite më pare tifozët e Interit e mbajnë mend mirë. Asokohe në lojë ishte titulli dhe disfata e Interit që solli edhe dështimin e zikaltërve mes lotëve të Fenomenit për fronin e kampionit dhe me Buffon që tallej. Në vitin 2002, golat e Christian Vierit dhe Di Biagios dhanë iluzionet e një suksesi komod, por fatet në “Olimpico” ndryshuan shpejt. Dygolëshi i Karel Poborskýt dhe rrjetat e Simeones dhe Inzaghit përmbysën gjithçka. Nga ajo pasdite, e kthyer në makth për tifozët interistë, mbetën në mendje lotët e brazilianit Ronaldo në pankinë. 75 mijë tifozë ishin në stadiumin “Olimpico”. Historia…
Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi me tone të ashpra ka sulmuar sot kundërshtarët politik që sipas tij tentuan të bëjnë pis këtë forcë të re të sapo krijuar. Patozi në reagim e tij shkruan se ndjen neveri ndaj atye që tentojnë të bëjnë gjueti shtrigash, madje akuzuan se falsifikime të firmave të Bindjes Demokratike. “Përçmim dhe neveri për te gjithë ata, që u përpoqën pa sukses për të bërë pis vullnetin tuaj, duke shpikur një gjueti të pashembullt shtrigash me akuza të fabrikuara dhe me falsifikime në çdo cep të Shqipërisë. Edhe vrasësit apo trafikantët e drogës nuk…
Pas përfundimit të sezonit televiziv me programin “Shiko kush luan”, prezantuesja Luana Vjollca tani po shijon luksin e udhëtimeve në destinacionet më të shtrenjta të botës, nisur nga postimet që bën në “Instagram”. Miqtë e afërt konfirmojnë se ajo ia ka dalë, pasi angazhimet e saj larg televizionit janë mjaftueshëm fitimprurëse, me fustanet e shitura nga biznesi, ndërkohë që po përgatitet për klipin e radhës, që do të jetë një bashkëpunim. Një ditë më parë, Luana nëpërmjet disa postimeve në profilin e saj në “Instagram” zbuloi se është duke punuar për një projekt të ri muzikor. Madje, ajo i ka…